LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident fatal/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në unazën e qytetit

18 Prill 2018, 15:33, Aktualitet CNA
Aksident fatal/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Pogradec, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Burime nga policia e Pogradecit, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më herët në unazën e qytetit, ku një automjet tip “Volkswagen Polo”, ka përplasur një 75-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

“Më datë 18.04.2018, rreth orës 16:40, jemi njoftuar se në unazën e qytetit të Pogradecit një mjet tip “Volkswagen Polo” ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetas rreth 75 vjeç, kalimtar në rrugë dhe më pas drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, – njofton policia. /CNA.al

Lajmet e fundit nga