LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

500 mijë lekë ryshfet për të mbyllur dosjen e “Eskobarit”/ Procedohet penalisht oficeri i policisë gjyqësore

18 Prill 2018, 06:31, Kronika CNA
500 mijë lekë ryshfet për të mbyllur dosjen e

Prokuroria për Krimet e Rënda filloi procedim penal ndaj Oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, Gertmond Koroveshi.

Ndaj z.Koroveshi filloi gjithashtu procedimi disiplinor nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat pas denoncimit për përfitim të paligjshëm të shumave monetare nga një qytetar.

Procedimi ka filluar pasi emisioni ?Fiks Fare? denoncoi me zë dhe figure, Gertmond Koroveshin duke marrë ryshfet.

Denoncimi u transmetua në emisionin “Fiks Fare” në televizionin “Top Channel” në datën 16 prill 2018.

Nëpërmjet intervistave dhe kamerave të fshehta, Fiksi dokumentoi se oficeri, Gertmond Koroveshi mori një ryshfet prej 500 mijë lekësh nga një qytetar, për t?i mbyllur dosjen. Nga i akuzuar, qytetari kthehet në dëshmitar të çështjes.

Lajmet e fundit nga