LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Topalli ironizon mosbindjen civile

17 Prill 2018, 16:25, Aktualitet CNA
Topalli ironizon mosbindjen civile

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh ish-nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka ironizuar aksionin e mosbindjes civile, lëvizje kjo e bërë publike nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, pas protestës për “Rrugën e Kombit”.

Në një intervistë të thënë për televizionin Klan, Topalli shprehet se pjesëmarrja në Parlament dhe mosbindja civile janë dy gjëra që nuk mund të rrinë bashkë, e kësisoj ajo shprehet se kjo që është prezantuar si mosbindje civile nuk është e tillë.

?Pjesëmarrja në Parlament dhe mosbindja civile të dyja bashkë nuk rrinë, prandaj duhet tu shpjegohet shqiptarëve është për mosbindje civile apo mos njohje të institucioneve.?, është shprehur Topalli ndërsa ka shtuar se, ?Parlamenti është kthyer në degradim të madh?.

Ashtu si edhe Astrit Patozi, Topalli është shprehur se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. /CNA.al

Lajmet e fundit nga