LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pollo: Rekomandimi i KE-së lajm i mirë, opozita po punon që të bindë vendet anëtare

17 Prill 2018, 20:01, Aktualitet CNA
Pollo: Rekomandimi i KE-së lajm i mirë, opozita po punon që

Rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë ka sjellë një valë reagimesh nga maxhoranca dhe opozita.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, i cili prej ditësh ka zhvilluar së bashku me kryetarin e PD-së dhe deputetë të tjerë një vizitë zyrtare në Gjermani.

Pollo shprehet: Lajm i mirë sot nga Komisioni Europian për Shqipërinë por edhe për Maqedoninë. Brukseli konfirmon me fjalë e veprime se Ballkani e ka vendin në Evropë e jo gjetiu. Negociatat kur të hapen do të ofrojnë për BE shumë instrumenta të reja të cilat shpresoj të ndihmojnë më mirë Shqipërinë të dalë nga bataku i paligjshmërisë, kriminalitetit dhe emigracionit”.

Sipas tij, “Për këto shtetet antare të BE-së janë të ndjeshme. Opozita po punon që t’i bindë se negociatat janë më e mira gjë për të tera palët”.

Në përfundim të reagimit të tij, ai shprehet se, “duhen edhe vepra e jo fjalë nga qeveria që vendimi në qershor me siguri të jetë pozitiv”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga