LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita, në kërkim të formulës për zgjedhje të parakohshme

17 Prill 2018, 16:18, Aktualitet CNA
Opozita, në kërkim të formulës për zgjedhje të

 Opozita në Kuvend vazhdon të kontestojë legjitimitetin e qeverisë aktuale, por, zyrtarisht, nuk ka ndërmarrë ndonjë nismë drejt ngritjes së ndonjë mocioni të mosbesimit, sado që kjo çështje përmendet si mundësi reale.

Në Kuvendin e Kosovës, opozita po tregohet mjaft aktive. Vetëm për seancën e kësaj jave, opozita ka ftuar në katër interpelanca kryeministrin Ramush Haradinaj.

Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike e Kosovës, përkatësisht partisë më të madhe opozitare, kanë përsëritur edhe në seancën e së hënës se qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj e ka humbur legjitimitetin për të qeverisur me vendin.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, deri sa ka folur në seancë, tha se është e pakuptimtë se si qeveria aktuale ka në kabinetin e vet ministra të cilëve u janë ngritur aktakuza.

Deputetët e LDK-së, kanë kërkuar që kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, pjesë e koalicionit qeverisës që lirojë nga detyra ministrat që u janë ngritur aktakuza nga Prokuroria Speciale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se deputetët e LDK-së me disa çështje janë duke ekzagjeruar në ketë rrafsh.

Në anën tjetër, deputeti Avdullah Hoti, tha se sa më parë duhet të caktohet data e zgjedhjeve duke u mbështetur nisëm e tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Por shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VetëVendosjes, Glauk Konjufca, tha se qeveria Haradinaj është krijuar vetëm për të kaluar demarkacionin dhe formuar asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, qeveria aktuale duhet të largohet sa më parë.

Koalicioni aktual po ballafaqohet me faktin e humbjes së shumicës në Kuvend, pasi Lista Serbe ka vendosur të kalojë në opozitë.

Ndërkohë, mbi qeverinë rëndojnë edhe disa aktakuza të ngritura së fundi nga Prokuroria e Shtetit ndaj tre ministrave të saj. /REL-Vjen i redaktuar nga CNA.al /

Lajmet e fundit nga