LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta i akordon Titullin “Për merita të veçanta civile”, ish-senatorit francez, Michel Berson

17 Prill 2018, 12:31, Politikë CNA
Meta i akordon Titullin “Për merita të veçanta

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, i akordoi në një ceremoni të veçantë, ish-Senatorit dhe ish-deputetit francez, zotit Michel Berson, Titullin e lartë ?Për merita të veçanta civile?.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Christina Vasak, deputetë dhe personalitete nga politika dhe diplomacia.

Presidenti Meta vlerësoi rolin e madh të zotit Berson për rikrijimin e Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri, në vitin 1986, në Asamblenë Kombëtare të Francës.

Duke iu referuar kontributit mbi 30 vjeçar të Senatorit Berson, në krye të Grupeve të Miqësisë Francë-Shqipëri në Asamblenë Kombëtare dhe Senatin francez, Presidenti Meta, vlerësoi rolin që ai ka luajtur për forcimin e miqësisë midis dy vendeve.

?Franca dhe në veçanti Senatori Berson kanë dhënë një ndihmesë të madhe dhe një mbështetje shumë të vyer në këtë drejtim. Falë kësaj ndihme dhe mbështetje sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe pret, me padurim legjitim, çeljen e negociatave. Marrëdhëniet tona me Francën janë të shkëlqyera dhe të një natyre shumë të veçantë?, – theksoi Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta theksoi në fjalën e tij se Senatori Berson ka qenë një kontribuues aktiv i ndryshimeve të mëdha epokale që kanë ndodhur në Shqipëri në këto 30 vjet dhe jo thjesht një dëshmitar i tyre.

Zotit Michel Berson iu akordua titulli ?për merita të veçanta civile? me motivacionin: ?Në vlerësim të mbështetjes së vyer në procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe institucioneve të saj, integrimit të vendit tonë në NATO dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Me mirënjohje të veçantë për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e marrëdhënieve ndërmjet parlamenteve të të dy vendeve; konsolidimit e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore mes Shqipërisë dhe Francës dhe mes popujve tanë.?/CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga