LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doshi "non grata" në SHBA/ Artan Hoxha tregon çfarë "fshihet" pas këtij rasti

17 Prill 2018, 20:34, Aktualitet CNA
Doshi "non grata" në SHBA/ Artan Hoxha tregon çfarë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është i ftuar në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ku po diskutohet rreth temës: “Përse Amerika ndaloi Tom Doshin?”.

Ai u shpreh se lidhur me këtë rast kishte kontaktuar me kolegë të tij në SHBA, të cilët i kanë shpjeguar se rasti i shpalljes “non grata” të zyrtarëve të ndryshëm, ka të bëjë me rastet kur ata bëhen pengesë apo dalin kundër qendrimeve të SHBA-ve.

“Në rast se shtetet e Bashkuara, po mbështesin një reformë në një shtet demokratik, dhe në rast se një zyrtar i kundërvihet, nuk është rast i korrupsionit, por pengesë. E për këtë edhe Lu e ka shpjeguar se Llalla është bërë barreierë”, – tha Hoxha.

Por në rastin Doshi, gazetari Artan Hoxha tha se nuk ka të bëjë me këtë problem, për shkak se ai është ndër deputetët e paktë që ka dalë hapur pro qëndrimit të SHBA-ve dhe linjës së saj edhe në rastin e armëve kimike. Ai tha se Doshi është ndëshkuar për shkak të korrupsionit dhe është një shenjë për të gjithë politikanët e tjerë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga