Connect with us

Kryesore

Zbardhet raporti/ Universitetet publike më shumë para për zyrat se për shkencën

Publikuar

-

Qëndresa Qytetare ka realizuar një monitorim të financave në tre universitete publike. Nga gjetjet e raportit rezultoi se këto universitete janë më larg shkencës dhe më pranë luksit të zyrave, pasi nuk kanë shpenzuar asnjë vlerë për nënkategorinë studime dhe kërkime përgjatë periudhës shtator 2017 – Prill 2018.

15.000.000 lekë ka shpenzuar Universiteti “Aleksandër Mosiu” për pajisje zyrash për titullarët dhe 39.268.777 lekë ka shpenzuar Universiteti i Tiranës për likuidime të punonjësve të hequr padrejtësisht nga puna për faj të titullarëve.

0 lek për bursa për studentët e UT, 0 lek studime dhe kërkime per të tre universitetet e monitoruara u shpreh përfaqësuesja e Qëndresës, Amina Sinaj.  “Ne i paguajmë tarifat tona deri në 1500 euro për të shtuar shërbimet në auditore, jo për të shtuar shërbëtorët dhe pasuruar klientët e drejtuesve të universiteteve”- theksoi ajo.

Ky fakt tregon se kemi universitete të pasura, por administratorë që nuk e duan arsimin.

Qëndresa denoncoi sot, një abuzim tjetër që vjen nga Universiteti i Elbasanit ku janë kryer një mori transaksionesh me vlerë 152,707,601 lekë për pagën bazë kundrejt një individi me inicialet  F. Q, pra rreth 90% të vlerës totale të shpenzimeve për paga bazë.

Po nga i njëjti universitet vjen absurdi tjetër, ndërkohë që studentët presin t’ju ofrohet internet falas nga super tarifat që paguajnë, nëpërmjet një transferte 3.2 milion lekë të vjetra U. “A.Xhuvani” paguan abonimin për kartë TV. Kjo vlerë nuk përkon me vlerat reale të tregut të operatorëve dixhitalë dhe ky transaksion është kategorizuar në një kategori jopërfshirëse sic është ajo e pulikimeve.

Nga monitorimi rezulton se Universiteti i Elbasanit dhe ai i Durësit kanë paguar për 7 muaj nga 100 deri në 140 milion lekë të vjetra për sigurinë e godinave të universiteve. Edhe prej ari të ishin godinat tona, do të paguhej më pak, jo më që kemi të bëjmë me disa ndërtesa të vjetëruara dhe pa shumë kushte, por ama këto kushte sigurohen shtrenjtë u shprehën përfaqësuesit e Qëndresës Qytetare.

Të gjitha këto për kanë një arsye, ose ka paaftësi, ose ka papërgjegjshmëri ose ka korrupsion tek drejtuesit dhe administratorët e universiteteve. Të treja arsyet i dënon ligji, prandaj i bëjmë thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit të vihet ne lëvizje për të zbardhur këto anomali dhe absurditete që shfaqin institucionet e arsimit të lartë nëpërmjet veprimeve të tyre financiare.

Ky monitorim u realizua nëpërmjet analizimit të të dhënave të publikuara nga Thesari i Shtetit, të marra nga 20 kërkesat për informacion drejtuar universiteteve dhe vëzhgimit të faqeve zyrtare të universiteteve publike.

Bashkelidhur raporti i plote dhe deklarata e perfaqesueses te Qendreses:

Raport i Monitorimit & Transparences Financiare te universiteteve

Aktualitet

FOTO/ Kryetari i Lulit rikthen “Republikën e re” në Durrës

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në PD-në e Durrësit pas dorëheqjes së Oerd Bylykbashit, zgjodhi që të emëronte vetë Ferdinand Xhaferrin në këtë post, “çudibërësin” që premtoi përmirësimin e cilësisë së diellit dhe rërës.

Pas komandimit të tij në Durrës, Xhaferri ka zhvilluar mbledhjen e parë me një pjesëmarrje tejet të ulët, rreth 20 anëtarë.

Burime i thanë CNA.al, se mbledhja në Durrës është bërë për të çelur siparin e aksionit të mosbindjes civile, por ky aksion duket tejet i vakët. “Dielli i mirë duket që në mëngjes”, do të thoshte kryetari i ri i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri, por me një pjesëmarrje të tillë nuk dimë si do të quhej ky fillim.

Të njëjtat burime i thanë CNA.al, se PD Durrës, ka vendosur të ruajë për ripërdorim edhe banerin e “Republikës së re” të Lulit, që shënoi një “fitore” historike në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017.

Kjo është partia e Lulzim Bashës, që me 20 anëtarë në një degë aq të rëndësishme si ajo e Durrësit, kërkon rrëzimin e qeverisë Rama.

Për të vërtetuar këto që u thanë më lart, CNA.al, sjell për ju edhe një foto ekskluzive nga kjo mbledhje, foto e cila flet më shumë sesa 1000 fjalë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

VIDEO – Merkel dhe Rama në konferencë të përbashkët për shtyp/ Ja qëndrimi i Kancelares

Publikuar

-

By

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Kancelarja Angela Merkel është shprehur optimiste për integrimin e Shqipërisë, ndërsa ka thënë se javët në vijim do të shërbejnë për të marrë vendimin për progresin e bërë nga Shqipëria.

Takimi mes dy udhëheqësve ka zgjatur rreth 1 orë e 30 min.

Krerët e dy qeverive kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, nga ku Merkel ka vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria.

Sipas Kancelares gjermane prespektiva e Ballkanit Perëndimor është integrimi Europian.

Merkel ka thënë se Shqipëria ka punuar fort në disa fusha, ndërsa ka theksuar se midis dy vendeve ka një marrëdhënie të ngushtë bilaterale dhe do vijojë të mbështesë reformat që është duke bërë vendi ynë.

Më tej ajo është shprehur se ka disa parakushte për çeljen e negociatave, pavarësisht reformave të ndërmarra.

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij është shprehur se “ka shumë reforma e sfida që na presin përpara”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U shoqëruan në polici pas protestës në Shkodër/ Ja çfarë ndodhi me aktivistët e FRPD

Publikuar

-

By

Policia e Shkodrës shoqëroi sot në komisariat tre të rinj të FRPD, të cilët protestuan rreth 1 javë më parë para gjykatës së Apelit në Shkodër.

Mësohet se tre aktivistët Besjan Zaja, Ergys Ivziku dhe Arvit Bushati, ky i fundit kryetar i FRPD në Shkodër qëndruan për rreth dy orë në ambientet e komisariatit dhe më pas janë liruar.

Në komisariat shkuan edhe dy deputetët e PD, Bardh Spahia dhe Izmira Ulqinaku si dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, dhe kërkuan lirimin e aktivistëve.

Ata protestuan para gjykatës, ku bashkë me dhjetëra përfaqësues dhe qytetarë, kërkuan lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas tubimit të dhunshëm në Rrugën e Kombit në 31 mars, kundër taksës.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet19:58 - 25 April, 2018

FOTO/ Kryetari i Lulit rikthen “Republikën e re” në Durrës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në PD-në e Durrësit pas dorëheqjes së Oerd Bylykbashit, zgjodhi që të emëronte vetë...

Aktualitet19:52 - 25 April, 2018

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një 18-vjeçar

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një...

Aktualitet19:42 - 25 April, 2018

Quiz politik/ Deputeti i Lulit që është më katolik se Fahriu dhe Papa

Një tjetër deputet i Bashës, Aurelës, kunatit dhe të dashurit vjehrrit Xhafe, ka shfaqur padurim për tu bërë pjesë e...

Aktualitet19:35 - 25 April, 2018

Ligji i ri grek/ 300 euro për leje 3 vjeçare

Greqia ka miratuar një projektligj të ri, për shtetasit të cilët vendosin të qëndrojnë atje, projektligj i cili, përjashton një...

Aktualitet19:30 - 25 April, 2018

Shqipëri-Kosovë-raporti i organizatës presticioze/ Urrejtja ndaj gazetarisë kërcënon demokracitë

Organizata “Gazetarët pa kufij”, me seli në Paris vlerëson në raportin e saj për lirinë e medies se po rritet...

Aktualitet19:18 - 25 April, 2018

VIDEO – Merkel dhe Rama në konferencë të përbashkët për shtyp/ Ja qëndrimi i Kancelares

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin. Në një konferencë të përbashkët për...

Aktualitet19:11 - 25 April, 2018

Përfundon takimi i partive të opozitës/ Anashkalohet kërkesa për zgjedhje të parakohëshme

Para pak minutash ka përfunduar takimi i partive politike opozitare të Kosovës, i thirrur nga LDK, e vila është edhe...

Aktualitet19:06 - 25 April, 2018

FSHF kërkon ndëshkimin e Erjon Braçes

Pas incidentit të ndodhur në sfidën Skënderbeu-Partizani, ku u raportua se deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka goditur me...

Sport18:58 - 25 April, 2018

Icardi: Interi është e tashmja ime, të ardhmes nuk i dihet

“Prej shumë kohësh Interi është skuadra ime. Ky është motivi se përse kisha nevojën për të vazhduar të qëndroja këtu...

Aktualitet18:53 - 25 April, 2018

Iu kap 613 kg kokainë, kompania “Arbri Garden” fshin asetet/ Prokuroria nuk i bllokon

Kompania e frutave ekzotike “Arbri Garden” në kontenierin e të cilës u sekuestruan 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia...

Sport18:48 - 25 April, 2018

Wenger: Kohët e largimit nuk i zgjodha unë, Luis Enrique më pëlqen

Arsene Wenger flet për largimin e tij nga Arsenali në fund të këtij sezoni me trajnerin francez që pak ditë...

Aktualitet18:34 - 25 April, 2018

Qëlloi me armë zjarri drejt policisë/ Në pranga 32-vjeçari

Policia greke ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar, pasi kishte qëlluar me armë zjarri drejt policisë në Kallithea të...

Sport18:27 - 25 April, 2018

Tifozët kundër Juves/ Protesta të ashpra para derbit të Italisë

Situatë aspak e qetë te Juventusi vetëm 3 ditë përpara sfidës shumë delikate ndaj Interit në Serinë A, përballje që...

Aktualitet18:21 - 25 April, 2018

“Toleranca fetare në Shqipëri”/ Meta: Të luftojmë me forcë antivlerat sociale

Të luftojmë me forcë antivlerat sociale, ka deklaruar sot Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili ka marrë pjesë në...

Sport18:04 - 25 April, 2018

Kukësi relaksohet në plazh/ Pacult: T’i shtyjmë festën Skënderbeut

Futbolli është një sport që kërkon maksimumin në aspektin fizik. Pjesa aerobike është determinante thuajse sa pjesa teknike, megjithatë ekziston...

Aktualitet17:43 - 25 April, 2018

Video-denoncimi/ Ja si vidhen biznesmenët nga inspektorët e “Rilindjes”

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të...

Aktualitet17:26 - 25 April, 2018

Përfundon takimi Merkel-Rama/ Zbardhet qëndrimi i Kancelares gjermane

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin. Burime nga takimi, bëjnë me dije...

Aktualitet17:26 - 25 April, 2018

Ish-deputeti socialist: “Gulf”, piramidë e qeverisë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetar i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, ka reaguar lidhur me falimentimin e kompanisë së tregtimit...

Aktualitet17:21 - 25 April, 2018

Hapja e negociatave/ Mustafaj: Ndikimi i Gjermanisë, zero!

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur për dhënien e rekomandimit të KE-së,...

Aktualitet17:13 - 25 April, 2018

Publikohen fotot e rralla të Kryeministrit të Kosovës/ Sherr dhe grushta me ushtarët rus

Një fotografi e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e vitit 2000 është shpërndarë nëpër portalet serbe gjatë ditës së sotme....

Life Style17:00 - 25 April, 2018

A e dinit se fillimisht Toka nuk ka pasur njerëz me sy blu ?

Kërkime shkencore nga Universiteti i Kopenhagenit, Danimarkë, kanë zbuluar se njerëzit me sy blu kanë ardhur si pasojë e një...

Aktualitet16:56 - 25 April, 2018

“Skifterët” e Brukselit/ Ja çfarë ndodhi me Pëllumb Xhufin në Belgjikë

Brenda një kohe të shkurtër dhe thuajse për të njëjtën tematikë po bëj këtë intervistë të dytë me historianin e...

Aktualitet16:51 - 25 April, 2018

“Finalja e parakohshme” Bayern-Real/ Ja kush është favorit sipas kompanive të basteve

Bayern Munich, do të presë këtë mbrëmje në një super duel në “Allianz Arena”, galaktikët e Real Madrid. Në këtë...

Aktualitet16:46 - 25 April, 2018

“Më goditi me çakmak”/ Braçe akuzon arbitrin, përplaset me “Panorama Sport”

Arbitri i ndeshjes Partizani-Skënderbeu, Andi Koçi, pretendon se është qëlluar me një çakmak nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe,...

Life Style16:45 - 25 April, 2018

Lopët e së ardhmes do të jenë të lidhura në internet

Përdorimi i teknologjisë së zgjuar nuk ka kufij dhe mund të përdoret veçanërisht në bujqësi. Një kompani holandeze ka sjellë...

Aktualitet16:44 - 25 April, 2018

Nuk bëhesh shtetas i Maqedonisë pa njohur gjuhën maqedone

Rreth 2000 qytetarë kanë marrë përgjigje pozitive për shtetësinë e Maqedonisë gjatë tre viteve të fundit, ndërsa rreth 300 qytetarëve...

Aktualitet16:36 - 25 April, 2018

Bayern me mungesa të rëndësishme/ Real zgjedh sulmin si “armë” në “Allianz Arena”

Mbrëmja e sotme rezervon gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, mes Bayern Munich dhe Real Madrid, të quajtur ndryshe...

Life Style16:35 - 25 April, 2018

Më thuaj ç’ngjyrë e ke portofolin, të të them sa mbarë do të ecë me paratë!

Keni dëgjuar ndonjëherë për Feng Shui-n? Nëse jo, është koha të mësoni tani, në të kundërt hidhuni në paragrafin tjetër....

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Horoskopi javor, nga 16 prill deri 22 prill 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Jupiteri do jetë planeti që do ndikojë më shumë nga të gjithë në jetën tuaj...

Close