Video/ Policia dhe prokuroria falsifikojnë dokumentet zyrtare – CNA
Connect with us

Kryesore

Video/ Policia dhe prokuroria falsifikojnë dokumentet zyrtare

Publikuar

-

Pas reagimit të deputetit të PD, Edi Paloka në lidhje me publikimin e videos për arrestimin e protestuesve në Kukës, ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Në një deklaratë për mediat, Basha shprehet se “Pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës, dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe më pas policia dhe prokuroria kanë falsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare.”

Sipas kryedemokratit Basha, ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë!

“Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës.Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet.”- deklaroi Basha.

Ndër të tjera ai theksoi se kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë.

“Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracinë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë.”- përfundoi deklaratën kreu i PD.

Aktualitet

“Ka diçka që nuk shkon”/ Gazetari tregon sa paguante për studime para 10 viteve

Publikuar

-

By

Për protestën e studentëve prej disa ditësh para Ministrisë së Arsimit ka reaguar edhe gazetari Bledian Koka.

Në një postim në rrjetet sociale, Koka ka deklaruar hapur mbështetjen e tij për studentët, por ka ngritur dyshime pse ata zgjedhin që kryeministrin, Edi Rama dhe ministren, Lindita Nikolla ti amnistojnë nga kërkesa për dorëheqje.

“Dy fjale per protesten e studenteve…

Jo Arlind Qori e Jani Marka, por edhe Enver Hoxha te dale aty mes protestes, une prap jam me studentet. Ama, nje proteste qe evidenton shkaktaret e problemit Kryeministrin dhe Ministren e Arsimit, dhe po ne te njejten kohe i amniston ato nga kerkesa per doreheqje ka dicka qe nuk shkon. Ose akoma me keq, ata qe e frenojne artikulimin e ketij qendrimi jane nen akuzen reale per percarjen e protestes. Nje proteste mese e drejte studentore qe evidenton deshtimin real te nje sistemi arsimor klientelist te miratuar me vote nga mazhoranca aktuale dhe e trumbetuar fort si shpetim nga kioskat e djeshme universitare, sot ka nxjerre kryet e montres qe eshte ne vertete dhe po i trajton realisht studente si bankomate”.

Më tej Koka shkruan se thirrjet e studentëve për arsim publik falas janë mëse të drejta, ndërsa ka treguar rastin e tij gjatë kohës së studimeve 10 vite më parë.

“Arsimi publik falas? Absolutisht po. 10 vjet me pare une paguaja 70-80 mije lek te vjetra per tu regjistruar cdo vit si student, dhe shteti me jepte 80 mije lek burse ne muaj po si i tille. Pagesat per provime as behej fjale. Konviktet, pedagoget dhe ryshfetxhinjte duket qartazi se nuk kane ndryshuar. Pra?! Praktikisht ishim me mire kur ishim me keq?! Protesta eshte legjitime, instrumentalizimi i saj eshte nen akuze”.

Në përfundim të reagimit të tij, gazetari ka theksuar se shpreson që qëndresa e tyre mos kufizohet me plotësimin e disa kërkesave , por të kërkojnë deri në fund të drejtat e tyre.

“Azem Hajdari i ndergjegjesoi studentet ne vitin 1990 se qendresa e tyre nuk duhej te limitohej per nje pjate supe me shume e per pak caj me teper dhe ata e kuptuan. Shpresoj qe kjo te ndodhe edhe neser e ne vazhdim, ose takohemi serish pas 20 vjetesh…

p.s…Deri atehere, une jam gjithe diten me studentet”,- shkruan Koka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama replikon me studentët/ A nuk mban protesta erë jo fort të mirë?

Publikuar

-

By

Pas ftesës për dialog dhe reagimit negativ të studentëve, të cilët janë shprehur se nuk pranojnë negociata lidhur me kërkesat që ata i kanë adresuar Ministrisë së Arsimit, kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat, në rrjetet sociale.

Një studenteje, e cila i ka bërë me dije në reagimin e saj se nuk pranojnë dialogje dhe negociata, Rama i është kundërpërgjigjur duke thënë se nëse studentët nuk flasin, atëherë nuk mund të marrin një zgjidhje.

“Ju degjuat, degjojme edhe ne, ju keni te drejte te na thoni boll neve, po kemi edhe ne te drejte t’u themi boll atyre qe bejne telefonin e prishur me urdher nga partite, kunder Dialogut”,- shkruan kryeministri ndër të tjera.

Por në replikën e tij Rama nuk ka nguruar të hedhë dyshime se protesta mund të jetë politizuar, pasi sipas tij ky është i pari tubim ku studentëve u thuhet që ditën e parë “eja të flasim”, por ata refuzojnë duke bllokuar megafonët.

“Nje gje duhet ta dini ju, ne historine e protestave studentore ne bote, kjo eshte e para ku studenteve u thuhet qe diten e pare hajdeni te flasim dhe studentet rrine kater dite ne rruge duke bertitur s’duam te flasim/ A nuk vjen pak ere jo fort te mire ky refuzim per te folur?! Studente qe s’duan te flasin per ate qe kerkojne?! Studente qe s’duan te perballen me argumenta e te debatojne per qellimet e protestes se tyre dhe mekanizmat e realizimit te qellimeve?! Boh! Kjo eshte e padegjuar dhe me falni, po jo vetem Erion Braçja (qe eshte edhe nje majtist i paepur pervec te tjerash, e qe ma ha shpirtin ne nje ore per interesat tuaja, me shume se sa ju te gjithe ne kater dite) ka te drejte ne ato qe thote, po une besoj se gjithnje e me shume njerez te arsyeshem, po i’a bejne vetes pyetjen:

Ku e kane hallin keta qe s’duan Dialog? Çudi eee? E pra jo, mua s’me vjen çudi, sepse Erioni ka te drejte ne ato qe thote dhe ka thene shume me pak nga ato qe ai, une e shume te tjere dime tanime, per xhagajduret qe e kane marre ne kontroll protesten, duke bllokuar me megafon komunikimin”,– shkruan Rama./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Deklarta e fortë/ Raporte ndërkombëtare akuzojnë Ramën për vjedhjen e 200 milion eurove

Publikuar

-

By

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej ditësh protestojnë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se studentët i kanë dhënë përgjigjen e merituar Ramës që është një skllav i blerë i universiteteve të klientelës, pasi sipas tij me antireformën e bërë, këto të fundit u favorizuan.

“Rama studenteve:

ejani te luftojme se bashku korrupsionin e Thanasit!

Mashtrimet dhe cinizmi i Edvinit merr pergjigjen e merituar nga studentet greviste!

Te dashur miq, studentet jane sot ne diten e peste te protestes se tyre masive kunder gjobave dhe rrjepjes me tarifa 4-15 here me te larta se ne vendet e BE dhe 7 here me te larta se sa ne vendet e rajonit. Kjo gjendje e rende u krijua sepse me antireformen e diktuar nga universitetet e klienteles, u dha ketyre universiteteve statusin e unversiteteve publike ne shperndarjen e studenteve dhe per me teper, per te ndihmuar ato, rrit tarifat dhe orienton drejt tyre masterat dhe doktoratat.

Tani ai eshte nje skllav i blere i universiteteve te klienteles, nuk kthehet dot mbrapa. Pas fyerjeve te fillimit, cilesimit te studenteve me mendesi totalitare si ‘ngeles’ dhe reagimit burreror dhe civil te studenteve ndaj ketij qendrimi arrogant, Rama i tmerruar dhe ne panik te plote perpiqet ti mashtroje ata dhe, ne nje hark kohor te shkurter, ai, ne vend se te shpalle plotesimin e menjehershem pa kushte te kerkesave te tyre, me cinizem i fton ata per dialog ne zyren apo facebookun e tij pavaresisht se ata e kane thene me qindra here se nuk ka dhe nuk do kete negociata por vetem plotesim te kerkesave”.

Më tej ish-kryeministri shkruan se cinizmi i Ramës arrin kulmin kur i fton studentët për dialog dhe i kërkon të luftojnë sëbashku korrupsionin.

Sipas Berishës, Rama ka futur në disa afera të denoncuara publikisht ish-burrin e Linda Bashës, Thanas Xhillarin, ndërsa ka shkruar se vet Kryeministri është i akuzuar nga raporte ndërkombëtare që në vitin 2014 për vjedhjen e 200 milion eurove

“Kulmin hipokrizia, cinizmi dhe pafytyresia e Edvinit arrin kur ai, duke shfrytezuar denoncimin e drejte nga studentet te pedagogeve te korruptuar te universiteteve me ne krye te listes Thanas Xhillarin, ish bashkeshortin e Linda Bashes, te cilin vete Rama e ka futur ne disa borde dhe afera te denoncuara publikisht dhe ne parlament, ai ju ben ftesen studenteve hajdeni me ndihmoni te luftojme bashke korrupsionin e Thanasit nderkohe qe vete Rama eshte i akuzuar nga raporte nderkombetarr qe ne vitin 2014 per vjedhjen 200 milione euro dhe nuk ka kundershtuar asnje fjale.

Kurse keto 5 vite te qeverisjes mbi te rendojne akuza per dhjetra mega afera korrupsioni duke filluar nga ÇEZ, PPP ne vlere vjedhje prej 1,2 miliard euro. Autostrada Ibe -Tirane, by passi i Fierit dhe dhjetra afera te tjera. Vjet DASH ne raportin e tij per Shqiperine deklaron per here te pare se ne kete vend eshte instaluar sistemi i korrupsionit te papermbajtur dhe vetekuptohet qe ne krye te tij eshte Edvin Rama”.

Në përfundim të reagimit të tij, Berisha ka dënuar ashpër qëndrimin e Ramës dhe kërkon plotësimin e menjëhershëm të kërkesave të studentëve.

“Duke perfunduar, denoj me ashpersi cinizmin dhe mashtrimet e tij dhe kerkoj plotesimin e menjehershem te kerkesave te drejta te studenteve si dhe iu bej thirrje te gjithe te rinjve dhe qytetareve shqiptare te bashkohen me studentet dhe kauzen e tyre te drejte! sb”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet22:38 - 9 Dhjetor, 2018

Zëri i Amerikës/ Trajtimi i rasteve të korrupsionit në Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë thonë se edhe gjatë vitit 2018, me gjithë përmirësimet...

Aktualitet19:51 - 9 Dhjetor, 2018

Protestat/ Franca-Trump: Mos ndërhy në çështjet tona të brendshme

Ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump të dielën, që të mos ndërhyjë në politikën...

Aktualitet18:27 - 9 Dhjetor, 2018

“Merkeli mbetet kancelare”

E vogël përparësia, me të cilën u zgjodh Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare e re e CDU-së. E besuara e Merkelit duhet...

Aktualitet18:01 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta e Astirit/ Basha: Policia po ushtron dhunë ndaj banorëve

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë për të mos lejuar shembjen e banesave...

Aktualitet17:31 - 9 Dhjetor, 2018

Përfundon protesta e studentëve/ Nesër sërish para Ministrisë së Arsimit

Sapo është mbyllur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Pas refuzimit që i bënë ftesës për dialog nga kryeministri...

Aktualitet15:16 - 9 Dhjetor, 2018

Studentët shkresë Ramës e Ruçit/ Kërkesat të panegociueshme

Këshillat studentorë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Gramoz Ruci, Ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve...

Aktualitet14:55 - 9 Dhjetor, 2018

Robert Aliaj kërkesë studentëve/ Qëndroni të pastër, jo si ata të 90-ës

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme i është bashkuar, edhe artisti Robert Aliaj. Duke folur para...

Aktualitet14:37 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta në Bruksel/ Arrestohen 400 persona

Pas Parisit protesta të dhunshme kanë nisur edhe në Bruksel. Mësohet se më shumë se 400 njerëz janë arrestuar pas...

Aktualitet08:45 - 9 Dhjetor, 2018

Video-Kaos nga protestat në Paris/ Kulla Eifel dhe muzetë qëndrojnë të mbyllura

Protesta  e  ‘jelekëve të verdhë’ në Paris është përshkallëzuar. Mësohets e Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë vijojnë të qëndrojnë...

Aktualitet17:39 - 8 Dhjetor, 2018

Media e huaj tregon skandalin/ Shqipëria publikon të dhëna të agjentëve sekretë

“The Independent” ka bërë publike një skandal të Shqipërisë që rrezikon sigurinë e vendit dhe atë ndërkombëtare. Në raportimin e...

Aktualitet16:56 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta te Bregu i Lumit/ Banori: Shtëpitë tona nuk i lëmë pa gjak

Banorët e “Bregut të Lumit” kanë nisur sërish sot protestën e tyre për mbrojtjen e banesave nga shembja për ndërtimin...

Aktualitet15:46 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studenti: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan

Një student i Fakultetit të Ekonomisë ka folur në studion e Report Tv për protestën dhe kërkesate tyre ndaj Ministrisë...

Aktualitet15:14 - 8 Dhjetor, 2018

Foto-Përleshje gjatë protestave në Paris/ Policia hedh gaz lotsjellës

Policia franceze hodhi gaz lotsjellës të shtunën mbi protestuesit me “jelekë të verdhë” në Champs Elysees. Demonstruesit po protestojnë kundër...

Aktualitet15:00 - 8 Dhjetor, 2018

Foto/ Përurohet në Vjenë romani në gjuhën gjermane “1803” i autorit Besim Xhelili

Shkrimtari nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë Besim Xheli, të premten në mbrëmje, më 7 dhjetor 2018,  në...

Aktualitet14:02 - 8 Dhjetor, 2018

Vlerësimi i ARRSH/ Ulet numri i objekteve që preken nga Unaza e Madhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ALUIZNI, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, IKMT dhe Bashkia Tiranë kanë përmbyllur fazën finale të...

Aktualitet12:45 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Policia kordon për ndarjen e banorëve të Astirit nga studentët

Protestës së studentëve për uljen e tarifave të studimit para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar edhe banorët e zonës...

Aktualitet00:01 - 8 Dhjetor, 2018

Zvicra injoron ultimatumin e BE-së, për firmosjen e traktatit të bashkëpunimit

Qeveria zvicerane do të konsultojë me agjentët e brendshëm të energjisë, një projekt-traktat që përcakton lidhjet me Bashkimin Evropian, duke...

Aktualitet23:58 - 7 Dhjetor, 2018

Kriza e Makron në Francë, një rrezik për mbarë Evropën

Nga Natalie Nougayrède Për hir të Evropës, Emanuel Makron ka nevojë për ndihmën, dhe jo neverinë apo urrejtjen tonë. Një...

Aktualitet22:42 - 7 Dhjetor, 2018

I ftohti ekstrem ‘pushton’ Kinën/ Jep alarmi i kuq

Në Kinë është dhënë alarmi i kuq se dimri i këtij viti, do të jetë më i ftoht se kurrë...

Aktualitet22:23 - 7 Dhjetor, 2018

Mes lotëve, Merkel mesazh politikës/ Koha për një kapitull të ri

Delegatët e partisë kristiandemokrate CDU janë mbledhur në Hamburg, ku do të zgjidhet pasardhësja/pasardhësi i kryetares së partisë, Angela Merkel,...

Aktualitet11:53 - 7 Dhjetor, 2018

“Luftove fort me atë sëmundje të mallkuar!”/Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës pas sëmundjes së rëndë

Sot është një ditë e trishtë për median shqiptare, pasi raportohet për ndarjen nga jeta të gazetares së kronikës, Sonila...

Aktualitet19:38 - 6 Dhjetor, 2018

“Digjen” Athina e Selaniku/ Protesta të dhunshme antiqeveritare

Dhunë e bomba zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 10-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos. Në mediat vendase...

Aktualitet14:16 - 6 Dhjetor, 2018

Zhduket gruaja në Fier/ Familja apel për ndihmë

Një grua 56 vjeçe nga qyteti i  Fierit rezulton e zhdukur prej 24 orësh. Shtetësja Liljana Tafa nga fshati Zhupan...

Aktualitet13:52 - 6 Dhjetor, 2018

Tentuan të kalojnë kufirin/ Kapen dhjetëra refugjatë në Kapshticë

Rreth 18 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Mësohet se emigrantët...

Aktualitet13:39 - 6 Dhjetor, 2018

Kapsolla të rrezikshme/ Policia kontrollon 34 subjekte

Policia ka vijuar me kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin...

Aktualitet23:41 - 5 Dhjetor, 2018

Video-Bush përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës/ Im atë na dha besim

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, u përlot teksa mbante fjalimin e lamtumirës për të atin,...

Aktualitet19:34 - 5 Dhjetor, 2018

NATO paralajmëron Kosovën/ Do përballet me pasoja serioze nëse e krijon ushtrinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar Kosovën se  do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me...

Aktualitet18:23 - 5 Dhjetor, 2018

BE nxjerr zbuluar Rusinë/ Shpenzon 1,1 miliardë euro në vit për fake news

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Andrus Ansip ka deklaruar se Rusia investon një buxhet  prej 1,1 miliardë eurosh në vit për...

Trending

Read previous post:
Fotoja historike e nënës nga Kosova me foshnjën në krah, si duken pas 19 vitesh (Video)

Ishte marsi i vitit 1999, periudhë kjo e cila për popullin e Kosovës ishte tejet e rëndë. Kolona të gjata...

Close