LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

TVSH-ja për biznesin e vogël/ Duka: Vendimi është i parakohshëm, por ...

16 Prill 2018, 15:26, Aktualitet CNA
TVSH-ja për biznesin e vogël/ Duka: Vendimi është i

Kreu i PAA-së, Agron Duka, i ftuar pasditen e sotme në rubrikën “Opinion” në News24, teksa ka komentuar protestat e biznesit të vogël, kundër vendosjes së TVSH nga qeveria dhe deklaratat e qeverisë se kjo nuk ndikon tek biznesi i vogël, është shprehur se  vendosja e TVSH-së është një vendim i nxituar, i cili  ndikon direkt mbi çmim.

Duka është shprehur se në çdo vendim që qeveria merr vihet re një farë arrogance, pasi nuk jep sqarime për vendimet që merr dhe krijohen situata të ndryshme.

“Ka një farë arrogance të qeverisë në marrjen e vendimeve, pasi në të gjitha këto raste më parë mund të ishte bërë një sqarim. Qeveria duke rrit TVSH-në  do të rëndojë direkt mbi çmim.

Mendoj se vendimi për vendosjen e TVSH-së është i parakohshëm.

Ndoshta në një të ardhme jo të afërt mund të vihet, por kur të kemi një standard tjetër”- u shpreh Duka. /CNA.al

Lajmet e fundit nga