LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal në prokurori/ Oficeri, 500 mijë lekë ryshfet për të mbyllur dosjen e “Eskobarit të Beratit”

16 Prill 2018, 19:52, Aktualitet CNA
Skandal në prokurori/ Oficeri, 500 mijë lekë ryshfet për

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një oficer të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Beratit duke marrë ryshfet. Nëpërmjet intervistave dhe kamerave të fshehta, Fiksi dokumentoi se oficeri, Gertmond Koroveshi mori një ryshfet prej 500 mijë lekësh nga një qytetar, për t?i mbyllur dosjen. Nga i akuzuar, qytetari kthehet në dëshmitar të çështjes. Investigimi i Fiks Fare zbuloi skemën e ngritjes së një akuze për financim dhe kultivim të bimëve narkotike vetëm mbi bazën e një dëshmie. I akuzuari, i cilësuar si ?Eskobari? i dytë i Shqipërisë, rifiton pafajësinë pasi paguan oficerin e policisë gjyqësore. Dhe, për t?i dhënë atë që i takon qytetarit, oficeri i kërkon disa herë takim, e kontakton në telefon dhe më pas, në takime në lokale dhe në makinën e tij, merr ryshfetin.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një denoncim nga një qytetar me banim në qarkun e Beratit. ?Unë jam 33 vjeç dhe i jam drejtuar emisionit Fiks Fare se kam një problem në Prokurorinë e Beratit. Më akuzojnë se kam kultivuar bimë narkotike. Nuk është e vërtetë. Nuk e di kush ka shkuar aty dhe ka thënë për mua që kam kultivuar bimë narkotike. S?jam as përdorues dhe as dua ta përdor? thotë ai, ndërsa shton se procedimi është regjistruar vetëm mbi bazën e kësaj dëshmie. ?Më quajnë edhe Eskobar. Nuk kam lidhje fare me këtë punë. Hetimet e i ka ndjekur oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Beratit, Gerti (Gertmond) Koroveshi. Oficeri më ka thirrur dhe më ka marrë në pyetje. Kam deklaruar që s?kam dijeni se kush ka mbjellë. Pavarësisht gjithçkaje, oficeri ka vijuar hetimet? thotë denoncuesi, ndërsa saktëson se ka dëshmuar në muajin dhjetor 2017.

?U paraqita te i njëjti OPGJ, Gerti Koroveshi. Pasi mbarova dëshminë, ishte dhe një person tjetër atje në zyrë. Ai (OPGJ-ja) i kërkoi të largohej, me arsyetimin se kishte një muhabet me mua. Personi tjetër u largua dhe OPGJ-ja më tha se ?unë nuk ta vë lakun në fyt, po ti e di vetë, se kjo punë mbyllet?. Më bëri shenjën e lekëve me dorë. Nuk përmendi shumën e lekëve, më tha sa të shkëputet dhe ta vlerësoja. Lekët i donte për të mbyllur procedimin penal, për ta pushuar si çështje? thotë qytetari para gazetarëve të Fiks Fare. Sipas tij, para Vitit të Ri, OPGJ-ja e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që të shkojë në prokurori. ?Më ka thënë që dil këtej se kemi punë. I kam thënë do vij, bisedën e kam regjistruar? thotë ai, ndërsa në bisedë faktohet telefonata.

Pas denoncimit, qytetari shkoi të takojë oficerin e Policisë Gjyqësore, Gertmond Koroveshi. Ai e kërkon në prokurori. OPGJ-ja zbret poshtë dhe të dy shkojnë në një lokal. Në bisedë, OPGJ-ja i thotë qytetarit se hetimi është hapur vetëm mbi bazën e një dëshmie, ku ai (qytetari) është cilësuar edhe si ?Eskobari? i Qarkut të Beratit. Më pas, bisedojnë për disa minuta rreth çështjes dhe më pas dalin nga lokali dhe OPGJ-ja futet në makinën e tij, bashkë me qytetarin. ?Tani, më thuaj, çfarë halli ke, i thotë qytetarit, ndërsa ky i fundit i kërkon si mund ta mbyllin çështjen. ?Të kam thënë, sa të shkëputet ty nga zemra. Mos e vra mendjen, më e mira do të bëhet. Për këtë të siguroj? vijon më pas biseda. Në fund, qytetari i kërkon kohë dhe të dy dalin nga makina, duke lënë një takim të dytë.

Disa orë më pas, qytetari siguron lekët, dhe shkon sërish për të takuar oficerin Gertmond Koroveshi. ?Unë tërhoqa rrogën, të them të drejtën. Nuk e di se sa është, nëse duhen më shumë më thuaj o vëlla? i thotë qytetari, ndërsa OPGJ-ja i përgjigjet se ?i ndamë njëherë këto muhabete, çështja nuk është mbyllur?. Më pas, oficeri i thotë se do e marrë në telefon nëse ka problem. ?Unë një 500 (mijë lekë) kam. Dakort?? i thotë qytetari, ndërsa OPGj-ja i kërkon që t?i fusë në kroskotin e makinës. Pas dhënies së ryshfetit, qytetari shkon pas disa ditësh në Prokurorinë e Beratit, për t?u interesuar për çështjen. ?Kanë ikur dy prokurorë nga puna. Dhe e di si jemi bërë, kemi nga 100 dosje në tavolinë. Më merr në telefon. Jemi shumë mirë. Në momentin që do dalim me një vendim përfundimtar, të cilin nuk duam ta nxjerrim për momentin? i thotë ai. Një javë më pas, qytetari flet në telefon me OPGJ-në, i cili i përgjigjet se ?te unë je në rregull dhe je në ndihmë të hetimit. Ky është edhe konkluzioni që do dal unë?.
***
TAKIMI I PARË MES QYTETARIT DHE OPGJ-së, GERTMOND KOROVESHI
Qytetari: Me Gert Koroveshin.
Roja: Me Gert Koroveshin?
Qytetari: Po.
Roja: Kush të ka thërritur?
Qytetari: Gert Koroveshi.
Roja: Si e ke emrin?
Qytetari: M? Sh?
Roja: (Telefonon oficerin e policisë) M? Sh?, e ke thërritur. Do të zbresësh vetë, ok. Do zbresë vetë.
Qytetari: E mirë, dakord.
Oficeri i policisë: Si je?
Qytetari: Me shëndet, a je mirë?
Oficeri i policisë: Ata si janë, Fatmirat, Edmondët, si e kanë emrin?
Qytetari: S?e di, ata s?rrinë aty.
Oficeri i policisë: Ku rrinë?
Qytetari: Ata në behar vinë aty.
Oficeri i policisë: I. M. si e kam, ti q? r??
Qytetari: Po s?kam lidhje fare.
Oficeri i policisë: Nga ai e ke të tërë.
Qytetari: Nga ai e kam ëëë?
Oficeri i policisë: Eheheeee, do më.
Qytetari: Pse more çfarë i kam bërë unë atij?
Oficeri i policisë: Nga toka, nga delet.
Qytetari: Ça toke?!
Oficeri i policisë: Opo ai, s?ia jepni ju me qira, çfarë i bëni.
Qytetari: Po s?ka bërë ndonjë kërkesë për t?i marrë me qira.
Oficeri i policisë: I ka të vetat ai, e kupton. Ia ka lënë Zoti.
Qytetari: Jo mo vëlla, se s?ia ka lënë Zoti.
Oficeri i policisë: Po I? ka qenë atje, i ka në punë. I? i mësoj. Di ai fshatari numrin e policisë, SHKB-së.
Qytetari: Po mirë, për ça duhet ta bëjë I? këtë punë.
Oficeri i policisë: Ka tokat e veta, s?do të paguajë asnjë lekë për delet, për kullotat. Ça ka ai, ku di gjë unë. Në shtator ka qenë muhabet i I?.
Qytetari: Po ajo vazhdon, ajo e shtatorit?
Oficeri i policisë: Ajo e shtatorit, se ka akuze kanë dhe policët, që kanë qëlluar në ajër. Si kanë punët mirë.
Qytetari: Po unë çfarë akuze kam, kam këto veprime arbitrare?
Oficeri i policisë: Oooo.
Qytetari: Grabitje, ça është kjo?
Oficeri i policisë: Kultivim.
Qytetari: Kështu kanë ngritur ata.
Oficeri i policisë: Financim, ti je Eskobari i G?, a më kupton?!
Qytetari: Sipas atyre?
Oficeri i policisë: Po, edhe ne atë mendim kemi ëhëhëhëhëëëëë. Ça do bëjmë o burri i dheut. Kur kanë ikur që aty ata?
Qytetari: S?u kam bërë gjë fare. Ku di unë, nga nëntori do kenë ikur. S?kam asnjë lidhje me ata, as me I?, s?e di pse duhet të vijnë të këpusin lloj-lloj gjërash.
Oficeri i policisë: (Telefonon dikë) Ore, ajo toka që vinte për pushtim toke, për ça vinte ai avokati nga Durrësi, I?, në çfarë fshati ishte? G?? Pse akoma është dosja atyre re? Pa shikoje njëherë, ishte me muhabet çobanësh ai? S?i lënë kullotat, duan qira, toka është e imja, ma ka lënë vetë Zoti. Ëëë Qafa e Gjarprit, a të keqen.
Qytetari: Hë?
Oficeri i policisë: Qafa e Gjarprit.
Qytetari: Mos të kesh bërë asgjë, mos të vijë një i çmendur, dhe thotë ka bërë këtë dhe atë, të sorollatemi o burrë.
Oficeri i policisë: Po ai vjen nga Fieri dhe çoban atje. Ça pret nga ai?
Qytetari: E kuptoj, ai mund të thojë shumë gjëra, jo ka vrarë njerëz, jo ka bërë këtë, kur s?kam bërë gjë si?!
Oficeri i policisë: Kush e dinte muhabetin e mbjelljes së hashashit.
Qytetari: Se ça ka thënë ai, ato. Unë s?kam dijeni fare, nuk di gjë. Dhe s?kam bërë asnjë gjë. Tani, erdha të takova, më thuaj ça do bëjmë?
Oficeri i policisë: Ça të them unë?!
Qytetari: Si ça t?më thuash.
Oficeri i policisë: Ça të them unë ty vëlla.
Qytetari: Si ça do më thuash.
Oficeri i policisë: Kam parë një andej, në Lavdari, nuk e di ku është Lavdari, po nga Çepani, në kufi me Përmetin.
Qytetari: Ajo, zonë.
Oficeri i policisë: Kam parë një parcelë, po q? m?
Qytetari: Këtë vit?
Oficeri i policisë: Parvjet, në 2016, ishte afër lumit, se më poshtë ishte ranishte. Kur e pash në tabelë fotografike, edhe mua që punoj aty, m?u dhimbsën ata që kishin atë parcelë për Zotin. Kubikë, kubikë, zorra, zorra. Ore, lulishte po them ore. Ajo një, ka qenë dhe një tjetër, atë e kam në dorë, ajo duhet të jetë në Potom, aty kam dhe çunat me foto, kanë lënë celularët aty, kanë ikur me vrap. S?e marr vesh. U more me këtë punë (mbjellje hashashi), ore mbaje celularin 20 mijë lekësh, ata bënin selfie me kallash atje. Po e ruajmë thoshte ai. Gjynah. Po rrogën sa e ke?
Qytetari: Po ç?rrogë, 500 mijë lekë.
Oficeri i policisë: Ça re.
Qytetari: 500 mijë. Po, këto s?të dalin për të vajtur deri në Ç? Po ça e dije, se kisha ndonjë rrogë të madhe.
Oficeri i policisë: Qysh 500 mijë. Bereqavës.
Qytetari: Po ça bereqavës, me gjithë këto probleme, çfarë?! Ku të dalin.
Oficeri i policisë: Ereee Noku. Jeta është bërë t?i q? m? A do dalim?
Qytetari: Dalim, si do e zgjidhim këtë hall.
Oficeri i policisë: Kë hall mo? Ku kemi halle ne (ngrihen nga lokali), ku kemi halle ne, i q? n? Se 1 dhe 1 bëjnë 2.
Qytetari: Po.
Oficeri i policisë: Ohooooo. Hajde, hajde, hip lartë (në makinë). O Zoti madh. Ça halli ke tani, më thuaj? Ça ke?
Qytetari: Si do ta zgjidhim problemin?
Oficeri i policisë: E zgjidhur është vëlla, të thash hajde kur të duash, më the do të vij pas Vitit të Ri, ça do nga unë tashti.
Qytetari: Më thuaj?
Oficeri i policisë: (Ngre zërin e kasetofonit të makinës) Sa të shkëputet ty nga zemra, nuk ka asnjë lloj kushti, asnjë lloj gjëje.
Qytetari: Më thuaj ore?
Oficeri i policisë: Ça të të shkëputet ty nga zemra, nuk të vë njeri lakun në fyt, me sinqeritet po të them ore.
Qytetari: Hë more burrë fol, s?ka problem, fol vetë.
Oficeri i policisë: Sa të të shkëputet ty nga zemra.
Qytetari: Më thuaj të thashë.
Oficeri i policisë: Se jam sëmurë, me ethe, se nuk jemi as kalamaj, as ordiner, as po shesim speca, as po shesim domate.
Qytetari: Po mirë, o mirë.
Oficeri i policisë: Ça të shkëputet nga zemra.
Qytetari: Më thuaj që dhe unë të? Po s?di unë, s?kam bërë ndonjë gjë kështu të të them.
Oficeri i policisë: Ooooo.
Qytetari: Po s?ka gjë orë.
Oficeri i policisë: Ta di dhe unë, dhe të vij. Për çfarë erdhe ti?
Qytetari: Të bisedojmë?
Oficeri i policisë: Fare.
Qytetari: Si është puna.
Oficeri i policisë: S?kemi çfarë të bisedojmë ne fare. Sa mund ta vlerësosh ti, na, aq. Faleminderit, ik, mirupafshim, as po të vë lakun në fyt, asnjë gjë. U bë ça u bë, do bëhet më e mira, më e mirë do të bëhet. Këtë e ke 100 % të sigurt, ça të shkëputet ty nga zemra, s?ka asnjë lloj debati, asnjë?
Qytetari: Po, mirë, sa do jesh këtu.
Oficeri i policisë: Unë këtu ooo?
Qytetari: Eee. Apo këtu je?
Oficeri i policisë: Unë këtu jam, deri në 4, deri në 3, deri në 1.
Qytetari: Ok, po dal dhe vij prapë. Dakord?
Oficeri i policisë: E mirë, hajde. E e ke numrin, më bëj zile.

TAKIMI I DYTË MES QYTETARIT DHE OPGJ-së
Oficeri i policisë: Hë re vëlla?
Qytetari: Ça bëre? Se u vonova aty.
Oficeri i policisë: Ëëë, paske çuar mesazh ti ëëë.
Qytetari: Tani sa ta çova.
Oficeri i policisë: Ça bërë?
Qytetari: Vajta aty te banka.
Oficeri i policisë: Hë ça ke? Më thuaj ore.
Qytetari: Hajde të ashtu (flasim).
Oficeri i policisë: Aman, ç?e vret mendjen (futen në makinën e OPGJ).
Qytetari: Nuk e di sa ashtu.
Oficeri i policisë: Hë më thuaj.
Qytetari: Unë tërhoqa rrogën, të them të drejtën.
Oficeri i policisë: E re mirë, mo e vri mendjen. Kush po të thotë gjë ty.
Qytetari: S?e di sesa është, nëse duhen më shumë më thuaj o vëlla.
Oficeri i policisë: Tashti, dëgjo Gertin. E ndamë njëherë këto muhabete.
Qytetari: Dakord.
Oficeri i policisë: Çështja nuk është mbyllur.
Qytetari: Nuk është mbyllur?
Oficeri i policisë: Jo. Pa merak fare. Unë po të them pa merak fare.
Qytetari: Mos të ashtu unë?
Oficeri i policisë: U çmenda me ty, për Zotin.
Qytetari: Mirë o mirë, do gjë tjetër më fol hapur.
Oficeri i policisë: Do të marrë vëllai në telefon nëse ka problem, se unë një nga ata duhet ta pyes patjetër, një nga ata. O Mondin, se atë tjetrin, Fatmirin si e ka ai. Në rregull?
Qytetari: E mirë, se nuk pata as shumë, se kam për të blerë dhe ca ushqime.
Oficeri i policisë: As të vura gjobë, as.
Qytetari: Një 500 (mijë lekë). Dakord.
Oficeri i policisë: Lëri këtu.
Qytetari: Dale se mos kam më shumë (i numëron) .
Oficeri i policisë: Ik tashti fare (del nga makina).
Qytetari: Na, hajde këtu. (I lë lekët në makinë). Më merr në telefon, a dëgjove?
Oficeri i policisë: Ëëëë.
Qytetari: Më mer në telefon, mirupafshim.

TAKIMI I TRETË MES QYTETARIT DHE OPGJ-së
Qytetari: Me Gertin kisha punë.
Roja: Me Gert Koroveshin?
Qytetari: Eeee.
Roja: Ja. (Flet në telefon) M. Sh?
Qytetari: Si kalove? Me Shëndet?
Oficeri i policisë: Ça ke ëëë?
Qytetari: S?kam gjë jooo.
Oficeri i policisë: Kanë ikur dy prokurorë nga puna.
Qytetari: Ëëëëë.
Oficeri i policisë: Dhe e di si jemi bërë, nga 100 dosje në tavolinë.
Qytetari: Obobo. S?dini kë të kapni më para.
Oficeri i policisë: Kështu që pa ardhur ai i kompjuterit, që e shikon në sistem, nuk e gjejmë dot.
Qytetari: Po, ça do bëjmë?
Oficeri i policisë: Më merr (në telefon) sot java. Jemi shumë mirë.
Qytetari: Ëëë?
Oficeri i policisë: Jemi shumë mirë. Në momentin që do dalim me një vendim përfundimtar, të cilin nuk duam ta nxjerrim për momentin.
Qytetari: Ëhë?
Oficeri i policisë: Për shkak të situatës.
Qytetari: Po, do më vësh në dijeni?
Oficeri i policisë: Do marrësh kopjo vëlla, do të nis kopje.
Qytetari: Do pimë një kafe?
Oficeri i policisë: Ik, hajt.
Qytetari: Mirë, pafshim.
Oficeri i policisë: Më merr sot java, e ke numrin tim?
Qytetari: E kam, e kam.
Oficeri i policisë: Më ço mesazh të hënën.
Qytetari: Mirë dakord, rrofsh.

TELEFONATA 1
Oficeri i Policisë: Alo?
Qytetari: Urdhëro Gerti.
Oficeri i Policisë: Si kalove?
Qytetari: Mirë si je.
Oficeri i Policisë: Si dukesh?
Qytetari: Mirë o mirë hajt.
Oficeri i Policisë: Dëgjo një çikë. Te unë je në rregull.
Qytetari: Po.
Oficeri i Policisë: Te unë je në rregull, po për çështjen tjetër nuk e di.
Qytetari: Po mirë për te ty, ndonjë vendim të marr unë?
Oficeri i Policisë: Jo, jo, jo, s?ke lidhje fare.
Qytetari: Nuk ka?
Oficeri i Policisë: S?ke lidhje fare.
Qytetari: Po.
Oficeri i Policisë: Ti je në ndihmë të hetimit.
Qytetari: A jam në ndihmë të hetimit?
Oficeri i Policisë: Po. Ky është edhe konkluzioni që do dal unë.
Qytetari: Po.
Oficeri i Policisë: Merr vesh apo jo?
Qytetari: Po, po, po.
Oficeri i Policisë: Ëë.
Qytetari: Po marr vesh.
Oficeri i Policisë: Si e do më shkoqur.
Qytetari: Po a ka nevojë për ndonjë vendim të pushimit.
Oficeri i Policisë: Jo, mo vëlla se ti je?
Qytetari: Më duhet ndonjë dokument.
Oficeri i Policisë: Jo, jo. Në rregull?
Qytetari: Mirë.
Oficeri i Policisë: Më merr pasnesër, të flas me prokurorin (për një çështje tjetër) të kthej unë një përgjigje.
Qytetari: Mirë.
Oficeri i Policisë: Hajt.
Qytetari: Mirë në rregull.
TELEFONATA 2
Oficeri i Policisë: Gerti jam.
Qytetari: Po Gerti.
Oficeri i Policisë: Ëëë tani sa e verifikova unë.
Qytetari: Po.
Oficeri i Policisë: Je person nën hetim për veprime arbitrare.
Qytetari: Ëhëhëë.
Oficeri i Policisë: Fatkeqësia jote është se, ai prokurori do lërë punën këtë muaj dhe nuk e përfundon dosjen, më kupton?
Qytetari: Po mirë, s?ka problem.
Oficeri i Policisë: Hajt pa merak.
Qytetari: Mirë vëlla në rregull.
Oficeri i Policisë: Do bëhet avash-avash. Hajt se flasim.
Qytetari: Shëndet
Oficeri i Policisë: Shëndet./tch

Lajmet e fundit nga