LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama kriminalizoi procesin e integrimit/ Pse po humbasin terren për negociatat me BE

16 Prill 2018, 10:18, Politikë CNA
Rama kriminalizoi procesin e integrimit/ Pse po humbasin terren për

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë fajtor kryeministrin Rama për ngadalësimin e integrimit europian.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Shqipëria po humbet terren në procesin e integrimit për shkak të keqqeverisjes.

Sipas tij, ?kryeministri eshte pergjegjesi i vetem qe Shqiperia qe pas rekomandimit historik te 9 nentorit 2016 vetem humbet terren ne procesin e integrimit dhe qe i shtohen kushte te reja?.

Statusi i plotë:

Kryeministri pergjegjesi i vetem per ngadalesimin e integrimit europian.

Rekomandimi i sivjetem per hapjen e negociatave me BE eshte per mire apo per keq nje Deja Vu.

Kryeministri ne 9 nentor te 2016 kur BE dha per here te pare rekomandimin pozitiv deklaroi si me poshte:

?Vjen lajmi i shumëpritur nga Komisioni EU: Rekomandim pozitiv per hapjen e negociatave Fruti me i bukur i 3-vjeteve, beteja per Reformat ?.

Mire eshte se riperseritet rekomandimi historik i 9 nentorit te 2016.

Me negative se kurre eshte qe kemi ne rekomandimin e sivjetem pranine e shqetesimit madhor e te jashtezakonshem te BE per krimin e organizuar dhe trafikun e droges,kjo eshte ajo e keqe e madhe, qe i solli kryeministri procesit te integrimit duke e veshtirsuar e kriminalizuar ate.

Kryeministri eshte pergjegjesi i vetem qe Shqiperia qe pas rekomandimit historik te 9 nentorit 2016 vetem humbet terren ne procesin e integrimit dhe qe i shtohen kushte te reja.

Lajmet e fundit nga