LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Progres- Raporti/ “Plasin” akuzat PS-PD

16 Prill 2018, 11:05, Aktualitet CNA
Progres- Raporti/ “Plasin” akuzat PS-PD

Një ditë para se KE, të prezantojë raport-progresin i cili do të shërbejë për marrjen e rekomandimit që çon në hapjen e negociatave, akuzat dhe kundërakuzat mes kampeve politike në Shqipëri nuk kanë të ndalur.

Kryetari  i grupit të PS, Taulant Balla ka akuzuar kreun e PD ?së Lulzim Basha me pretendimin se po tenton të bllokojë procesin.

Balla, i ka bërë thirrje Bashës, i cili ndodhet në Gjermani, që të mos lobojë kundër hapjes së negociatave.

?Sjellja e patolerueshme e PD ka të bëjë me kundërvënien kundër Reformës në Drejtësi dhe hapjes së negociatave. Shpresoj që Basha të mos investohet me nje lobim kundër hapjes së negociatave edhe me prezencën e fundit në Berlin. Si çdo shqiptar që e do vendin e vet, Basha duhet të lobojë pro hapjes së negociatave, pasi nuk është fitore e PS, por një kulmim i një procesi historik ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë. Prej nesër fillon një proces i ri për lobingun pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë në vendet anëtare, pasi kalon në vendet anëtare dhe janë ata që vendosin, ka thënë, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla.

Ndërkaq,kreu i PD ?së, Lulzim Basha nga Gjermania ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama me pretendimin se ka kapur institucionet e drejtësisë.

?Krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet.

Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lire?, ka shkruar Basha në rrjetet sociale./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga