LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ky produkt bukurie që përdorni çdo ditë mund t'i çojë në djall sytë tuaj

16 Prill 2018, 14:30, Lifestyle CNA
Ky produkt bukurie që përdorni çdo ditë mund t'i

E dashuroni ose jo, uji micelar të tërheq. Është si një larës fytyre, thjesht të ha më pak kohë, të mundon më pak dhe s?kërkon asgjë veçse ca pambuk. Pastrimi i grimit me ujë micelar njihet si një nga sekretet e bukurisë franceze.

Koncepti është i thjeshtë. Njom pak pambuk me ujë micelar dhe pastaj e vë në veprim e sheh teksa shpërbën rimelin, fondatinën dhe çdo molekulë të imët që ka ngecur në pore. Më e bukura është që s?ta than lëkurën e as ta irriton. Ç?problem mund të ketë këtu?

Disa probleme në fakt. E para, uji micelar nuk mund t?i largojë gjithë papastërtitë nga lëkura dhe pa ndihmën e një larësi të mirëfilltë, hidratuesit dhe trajtimet e tjera që përdorni nuk do të jenë efektive.

Së dyti, rreziku më alarmant i kanoset syve. Pastrimi thjesht me ujë micelar mund të shkaktojë bllokimin e gjendrave të vajit në qepalla, gjë që mund të shkaktojë infeksion, që mund të sjellë kruarje, enjtje, tharje dhe gjithëfarësoj problemesh të tjera me sytë. Kush ka kohë të merret me to? Askush.

Në fakt, fajin nuk e ka vetëm uji micelar, por çdo pastrues grimi me bazë vaji. Këto pastrues nxisin shtimin e baktereve në sy dhe mund të shkaktojnë Mosfunksionim Meibomian të Gjendrave, që është një gjende serioze e cila shkakton inflamim dhe/ose atrofi të gjendrave vajore në qepalla.

Oftalmologët rekomandojnë shmangien e produkteve të grimit që janë kundër ujit dhe pastrimin e fytyrës me produkte larëse të testuar nga oftalmologët. T?i marrësh mend mjekut për produktet që do të përdorësh nuk ngjan seksi dhe as qejf, por është për të mirën tonë./CNA

Lajmet e fundit nga