LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri i Bullgarisë takim "kokë më kokë" me presidentin Thaçi

16 Prill 2018, 16:12, Aktualitet CNA
Kryeministri i Bullgarisë takim "kokë më kokë" me

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim sot kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, u ndwr tw tjera kanw folur edhe për dialogun me Serbinë dhe stabilitetin rajonal.

“E falënderoj kryeministrin e Bullgarisë për vizitën dhe vëmendjen e vazhdueshme për vendin tonë. Me kryeministrin Borissov patëm një takim të shkëlqyer. Diskutuam për rrugën evropiane të Kosovës dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Biseduam që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së”, theksoi Thaçi pas takimit, raporton ?Zeri.info?.

Sipas Thaçit në takim ishte një  konstatim i dyanshëm që BE do të jetë e plotë vetëm kur Kosova të jetë pjesë e BE-së.

Ndërsa kryeministri i Bullgarisë, Borissov gjatë fjalës së tij bëri të qartë se duhet të vazhdoj dialogun me Serbinë.

?Kaluan shumë vite, që kur kam ardhur në Kosovë për një vizitë sikur sekretar i përgjithshëm, ndërsa ne tani e pamë përparimin e Kosovës përgjatë këtyre 10 viteve, dhe ju keni zgjedhur rrugën e drejtë, prandaj duhet të vazhdoj dialogu i Kosovës me Serbinë sepse me BE-në ndërmjet do të punojnë shtetet pa problem?, tha kryeministri bullgar.

Duke thënë që dialogu është i pa alternativë, Burissov tha se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre raporton tutje zeri.info.

Lajmet e fundit nga