Connect with us

Aktualitet

Inkriminimi i Policisë/ Xhafaj “godet” Sajmir Tahirin

Publikuar

-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për Vetingun në Polici, duke thënë se do t’i shkojnë deri në fund këtij procesi, me çfarëdo lloj sakrifice.

Xhafaj ka pranuar, se ka gjetur  në polici, të inkriminuar, të korruptuar dhe të paaftë, por që sipas tij Vetingu do t’i eliminojë.

Në mënyrë indirekte Xhafaj ka “goditur” Sajmir Tahirin, ndërsa ka thënë se kanë prioritet që në krye të policisë të vendosin njerëz të përkushtuar dhe figura të pastra.

Kujtojmë se disa drejtues policie që kanë punuar në kohën  kur Ministër i Brendshëm ishte Sajmir Tahiri, janë nën kërkim për trafikim të lëndëve narkotike dhe abuzim me detyrën.

“Këtu ne jemi në një betejë pa kompromis dhe do ti shkojmë deri në fund me çfarëdo lloj sakrifice. Polici modern është ai që zbaton ligjin dhe vetëm ligjin dhe që e zbaton si për politikanin, si për atë qytetarin e thjeshtë. Unë e di që ka probleme edhe në radhët e policisë dhe nuk mund të jetë e imunizuar nga problemet e shoqërisë. Ka policë që nuk i përgjigjen standardit dhe jam i vetëdijshëm dhe kjo është arsyeja se pse ndërmorëm procesin e vettingut në polici që po jep virtytet e para.

Qëllimi ynë nuk është të ndëshkojmë policinë, por duke larguar një pjesë të vogël që janë të inkriminuar dhe janë të paaftë për të kryer këtë detyrë ne i japim guxim pjesës tjetër të policisë. Qëllimi i vetingut është që ta shëndoshë më shumë organizatën e policisë. Në duam të vëmë në krye punonjës të policisë të përkushtuar dhe me figurë të pastër”, ka  thënë ministri Xhafaj.

Ky i fundit ka hequr paralele me procesin e Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, duke lënë të kuptohet se zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit do t’iu priten “kokat” nga Vetingu, njëjtë siç po ndodh aktualisht me gjyqtarët e shkarkuar./CNA.al

 

Aktualitet

FOTO/ Kryetari i Lulit rikthen “Republikën e re” në Durrës

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në PD-në e Durrësit pas dorëheqjes së Oerd Bylykbashit, zgjodhi që të emëronte vetë Ferdinand Xhaferrin në këtë post, “çudibërësin” që premtoi përmirësimin e cilësisë së diellit dhe rërës.

Pas komandimit të tij në Durrës, Xhaferri ka zhvilluar mbledhjen e parë me një pjesëmarrje tejet të ulët, rreth 20 anëtarë.

Burime i thanë CNA.al, se mbledhja në Durrës është bërë për të çelur siparin e aksionit të mosbindjes civile, por ky aksion duket tejet i vakët. “Dielli i mirë duket që në mëngjes”, do të thoshte kryetari i ri i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri, por me një pjesëmarrje të tillë nuk dimë si do të quhej ky fillim.

Të njëjtat burime i thanë CNA.al, se PD Durrës, ka vendosur të ruajë për ripërdorim edhe banerin e “Republikës së re” të Lulit, që shënoi një “fitore” historike në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017.

Kjo është partia e Lulzim Bashës, që me 20 anëtarë në një degë aq të rëndësishme si ajo e Durrësit, kërkon rrëzimin e qeverisë Rama.

Për të vërtetuar këto që u thanë më lart, CNA.al, sjell për ju edhe një foto ekskluzive nga kjo mbledhje, foto e cila flet më shumë sesa 1000 fjalë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një 18-vjeçar

Publikuar

-

By

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se viktima është shtetasi me inicialet A.Ç. 18 vjeç. 18-vjeçari është përplasur teksa ecte në anë të rrugës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa dyshimet ngrihen se shkak mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara e makinës. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Quiz politik/ Deputeti i Lulit që është më katolik se Fahriu dhe Papa

Publikuar

-

By

Një tjetër deputet i Bashës, Aurelës, kunatit dhe të dashurit vjehrrit Xhafe, ka shfaqur padurim për tu bërë pjesë e rubrikës sonë. Ky quiz ndërton profile sipas karakteristikave publike, duke thirrur në kauzë vëmendjen dhe kujtesën e lexuesve. Deputeti në fjalë është shfaqur herët publikisht.

Në vitin e largët 1967, me shall propagande në qafë dhe një kazmë në duar, u turr kundër kishave dhe xhamiave dhe pa u ankuar për djersën, hoqi boll gurë e tjergulla prej tyre.

Ai tani punon pranë një universiteti katolik, merr rrogë të majme, hiqet më katolik se Fariu dhe se Papa. Me konkurset e vjeshtës ka marrëdhënie edhe më të mirë. Ato i sjellin bereqet.

Gati i ka mbushur të 70-at, por si 27 vite më parë kur u shfaq në PD, si tani kur u rishfaq i peshkuar nga Luli si krimbi i Pollos, askush nuk e ka marrë seriozisht. Di të serviloset, di të zvarritet, di të vetposhtërohet, di të tradhtojë kur je në ditë të zezë.

Ai ishte vartës, imitues, qesharak dhe zëvendësues i Berishës në krye të PD, por edhe vartës i Kuqos në partinë që pat vjedhur siglën e PD-së. Fjalimet e tij janë mbresëlënëse…gërrr gërrr…tërr tërrr… tërr… bërrrr… bauuu bauuu pauuu…. bum!

Tund gishtin dhe kokën, jo nga mendimet se sosh s’ka, por nga urdhrat dhe interesat. Bashës i siguron takime me ca pleq bashkëmoshatarë të tij në Itali.

Me ato zuri vend në listën e turpit.

Zarzavatet i do shumë.

Preshin e ha nga goja dhe nga ndonjë vend tjetër. Sade e ka konsumuar në vitin 1997 në stadiumin e Lushnjës. Qysh asokohe zbuloi fërgëllimë në trup nga ledhatimet e preshit.

Ndonëse i moshuar, i del gjuha pas shpine duke rendur pas Bashës “Kalif”, për ta kapur e fokusuar kamerat. Vjehrrit Xhafe i bën derman për prostatën dhe herë pas here i rri gati me klimaks. Kur shfaqet në Tv ngjall shpresë.

Heshtja bie nga Mali i Dajtit deri në Myzeqe. Gozhdohen para ekrani gra, pleq, fëmijë, duke psherëtirë prej admirimit.

Të djathtët e kujtojnë si në partinë e kuqos shante Berishën dhe i shërbente Nanos.

Tani Luli ja ka vënë Doktorit në krah për t’ia kujtuar herë pas here, se ai mund të jetë gati për t’iu vërsulur po qe nevoja. Shqiponjën e ka simbol të dashur edhe kur mbante këtë emër firma e partisë që ai drejtonte dikur me zell të dëlirtë po edhe tani kur vërsulet si kreshnik kundër qeverisë.

Të dashur lexues presim përgjigjet tuaja jo pa kërshëri.

Mos u nxitoni ta konsideroni si më idiotin e grupit të Lulit. Jo jo, aty ka më keq do ta shihni vetë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet19:58 - 25 April, 2018

FOTO/ Kryetari i Lulit rikthen “Republikën e re” në Durrës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në PD-në e Durrësit pas dorëheqjes së Oerd Bylykbashit, zgjodhi që të emëronte vetë...

Aktualitet19:52 - 25 April, 2018

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një 18-vjeçar

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një...

Aktualitet19:42 - 25 April, 2018

Quiz politik/ Deputeti i Lulit që është më katolik se Fahriu dhe Papa

Një tjetër deputet i Bashës, Aurelës, kunatit dhe të dashurit vjehrrit Xhafe, ka shfaqur padurim për tu bërë pjesë e...

Aktualitet19:35 - 25 April, 2018

Ligji i ri grek/ 300 euro për leje 3 vjeçare

Greqia ka miratuar një projektligj të ri, për shtetasit të cilët vendosin të qëndrojnë atje, projektligj i cili, përjashton një...

Aktualitet19:30 - 25 April, 2018

Shqipëri-Kosovë-raporti i organizatës presticioze/ Urrejtja ndaj gazetarisë kërcënon demokracitë

Organizata “Gazetarët pa kufij”, me seli në Paris vlerëson në raportin e saj për lirinë e medies se po rritet...

Aktualitet19:18 - 25 April, 2018

VIDEO – Merkel dhe Rama në konferencë të përbashkët për shtyp/ Ja qëndrimi i Kancelares

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin. Në një konferencë të përbashkët për...

Aktualitet19:11 - 25 April, 2018

Përfundon takimi i partive të opozitës/ Anashkalohet kërkesa për zgjedhje të parakohëshme

Para pak minutash ka përfunduar takimi i partive politike opozitare të Kosovës, i thirrur nga LDK, e vila është edhe...

Aktualitet19:06 - 25 April, 2018

FSHF kërkon ndëshkimin e Erjon Braçes

Pas incidentit të ndodhur në sfidën Skënderbeu-Partizani, ku u raportua se deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka goditur me...

Sport18:58 - 25 April, 2018

Icardi: Interi është e tashmja ime, të ardhmes nuk i dihet

“Prej shumë kohësh Interi është skuadra ime. Ky është motivi se përse kisha nevojën për të vazhduar të qëndroja këtu...

Aktualitet18:53 - 25 April, 2018

Iu kap 613 kg kokainë, kompania “Arbri Garden” fshin asetet/ Prokuroria nuk i bllokon

Kompania e frutave ekzotike “Arbri Garden” në kontenierin e të cilës u sekuestruan 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia...

Sport18:48 - 25 April, 2018

Wenger: Kohët e largimit nuk i zgjodha unë, Luis Enrique më pëlqen

Arsene Wenger flet për largimin e tij nga Arsenali në fund të këtij sezoni me trajnerin francez që pak ditë...

Aktualitet18:34 - 25 April, 2018

Qëlloi me armë zjarri drejt policisë/ Në pranga 32-vjeçari

Policia greke ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar, pasi kishte qëlluar me armë zjarri drejt policisë në Kallithea të...

Sport18:27 - 25 April, 2018

Tifozët kundër Juves/ Protesta të ashpra para derbit të Italisë

Situatë aspak e qetë te Juventusi vetëm 3 ditë përpara sfidës shumë delikate ndaj Interit në Serinë A, përballje që...

Aktualitet18:21 - 25 April, 2018

“Toleranca fetare në Shqipëri”/ Meta: Të luftojmë me forcë antivlerat sociale

Të luftojmë me forcë antivlerat sociale, ka deklaruar sot Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili ka marrë pjesë në...

Sport18:04 - 25 April, 2018

Kukësi relaksohet në plazh/ Pacult: T’i shtyjmë festën Skënderbeut

Futbolli është një sport që kërkon maksimumin në aspektin fizik. Pjesa aerobike është determinante thuajse sa pjesa teknike, megjithatë ekziston...

Aktualitet17:43 - 25 April, 2018

Video-denoncimi/ Ja si vidhen biznesmenët nga inspektorët e “Rilindjes”

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të...

Aktualitet17:26 - 25 April, 2018

Përfundon takimi Merkel-Rama/ Zbardhet qëndrimi i Kancelares gjermane

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin. Burime nga takimi, bëjnë me dije...

Aktualitet17:26 - 25 April, 2018

Ish-deputeti socialist: “Gulf”, piramidë e qeverisë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetar i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, ka reaguar lidhur me falimentimin e kompanisë së tregtimit...

Aktualitet17:21 - 25 April, 2018

Hapja e negociatave/ Mustafaj: Ndikimi i Gjermanisë, zero!

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur për dhënien e rekomandimit të KE-së,...

Aktualitet17:13 - 25 April, 2018

Publikohen fotot e rralla të Kryeministrit të Kosovës/ Sherr dhe grushta me ushtarët rus

Një fotografi e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e vitit 2000 është shpërndarë nëpër portalet serbe gjatë ditës së sotme....

Life Style17:00 - 25 April, 2018

A e dinit se fillimisht Toka nuk ka pasur njerëz me sy blu ?

Kërkime shkencore nga Universiteti i Kopenhagenit, Danimarkë, kanë zbuluar se njerëzit me sy blu kanë ardhur si pasojë e një...

Aktualitet16:56 - 25 April, 2018

“Skifterët” e Brukselit/ Ja çfarë ndodhi me Pëllumb Xhufin në Belgjikë

Brenda një kohe të shkurtër dhe thuajse për të njëjtën tematikë po bëj këtë intervistë të dytë me historianin e...

Aktualitet16:51 - 25 April, 2018

“Finalja e parakohshme” Bayern-Real/ Ja kush është favorit sipas kompanive të basteve

Bayern Munich, do të presë këtë mbrëmje në një super duel në “Allianz Arena”, galaktikët e Real Madrid. Në këtë...

Aktualitet16:46 - 25 April, 2018

“Më goditi me çakmak”/ Braçe akuzon arbitrin, përplaset me “Panorama Sport”

Arbitri i ndeshjes Partizani-Skënderbeu, Andi Koçi, pretendon se është qëlluar me një çakmak nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe,...

Life Style16:45 - 25 April, 2018

Lopët e së ardhmes do të jenë të lidhura në internet

Përdorimi i teknologjisë së zgjuar nuk ka kufij dhe mund të përdoret veçanërisht në bujqësi. Një kompani holandeze ka sjellë...

Aktualitet16:44 - 25 April, 2018

Nuk bëhesh shtetas i Maqedonisë pa njohur gjuhën maqedone

Rreth 2000 qytetarë kanë marrë përgjigje pozitive për shtetësinë e Maqedonisë gjatë tre viteve të fundit, ndërsa rreth 300 qytetarëve...

Aktualitet16:36 - 25 April, 2018

Bayern me mungesa të rëndësishme/ Real zgjedh sulmin si “armë” në “Allianz Arena”

Mbrëmja e sotme rezervon gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, mes Bayern Munich dhe Real Madrid, të quajtur ndryshe...

Life Style16:35 - 25 April, 2018

Më thuaj ç’ngjyrë e ke portofolin, të të them sa mbarë do të ecë me paratë!

Keni dëgjuar ndonjëherë për Feng Shui-n? Nëse jo, është koha të mësoni tani, në të kundërt hidhuni në paragrafin tjetër....

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Kështu do të jetë fundi i jetës tuaj, sipas shenjës së HOROSKOPIT

Askush nuk mendon sa duhet për fundin. Edhe kur e kujtojmë, e largojmë mendjen menjëherë, duke menduar për gjëra më...

Close