Ç’po ndodh kështu? Pas 6 vitesh lidhje, ndahet çifti i famshëm – CNA
Connect with us

Kryesore Show Biz

Ç’po ndodh kështu? Pas 6 vitesh lidhje, ndahet çifti i famshëm

Publikuar

-

Pas 6 vitesh lidhje keçisti i famshëm John Cena dhe partnerja e tij Nikki Bella i kanë dhënë fund historisë së tyre!

“Ky vendim ishte një ndër më të vështirët, por gjithsesi ne vazhdojmë ta duam dhe respektojmë njëri-tjetrin. Kërkojmë vetëm të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj periudhe.”- deklaroi çifti për  UsWeekly.

40-vjeçari Cena një vit më parë i propozoi papritur martesë pas përfundimit të ndeshjes.  Në mes të ringut, ai iu ul në gjunjë duke i bërë dekaratën më të ëmbël të dashurisë, të cilën ju mund ta lexoni këtu.

Që prej 2012-it, dyshen mund t’i shihje kudo bashkë dhe përherë e më të dashuruar.

“Lidhjet janë të vështira. Mos mendoni se dashuria është e thjeshtë. Ajo është shumë e bukur, por kemi arritur në një pikë që mendojmë se pas 6 vitesh bashkë, dashuria nuk është dhe aq e thjeshtë. Si çdo njeri, edhe ne kemi problemet tona. Disa prej tyre i kemi bërë publike, disa të tjera jo.”-është shprehur sportisti i famshëm muajin e kaluar.

Për herë të fundit, çifti është parë në shoqërinë e njëri tjetrit të dielën e 8 prillit./CNA

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

Victoria Beckham na rrëfeu sekretin e make up-it që duhet ta dijë çdo vajzë!

Publikuar

-

Victoria Beckham ka zgjidhjen për gjithçka! Tanimë, nuk do të torturohemi duke fshirë pjesën poshtë syve pasi të realizojnë make up-in sepse në profilin e saj në “Instagram”, Victoria rrëfeu zbulimin e saj.

Mirë, pra le ta sqarojmë! E keni parasysh kur e realizoni vetë tualetin e pjesës së syve, në fund duhen minuta të tëra për të fshirë pluhurin që ka rënë poshtë syve përpara se të aplikosh kremin.

Mirëpo, duket se kësaj torture i erdhi fundi! Nëna e katër fëmijëve tregoi se gjatë kohës që lyhej, mbante ngjitëse për pjesën poshtë syve, të cilat kanë efekt qetësues si dhe ndihmojnë në eleminimin e rrudhave. Nga ana tjetër, i gjithë pluhuri do ketë rënë tek ngjitësja dhe kështu, nuk do të lodheni duke e pastruar.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Constance Wu, gruaja e parë aziatike e nominuar për Golden Globe

Publikuar

-

Constance Wu është e para grua aziatike në 44 vite, që nominohet për një çmim “Golden Globe” në kategorinë e “aktores më të mirë kryesore”.

Ajo e fitoi nominimin për rolin në “Crazy Rich Asians”, e sipas saj, kjo ishte e jashtëzakonshme dhe tronditëse. Filmi i “Hollywood”-it, i pari në 25 vite me një kast të gjithin aziatik, ka fituar po ashtu nominimin për “filmin më të mirë muzikal apo komedi”.

“Crazy Rich Asians” ka mbledhur 238 milionë dollarë nëpër kinematë e botës, që nga premiera e tij në muajin gusht. Ai tregon historinë e një gruaje amerikano-aziatike, që përballet me një shok kulturor, pasi takon familjen ultra të pasur të të dashurit në Singapor.

Por, edhe performanca e Lady Gaga në “A Star is Born” i ka dhënë asaj një nominim për “aktoren më të mirë”.

Bradley Cooper është nominuar po ashtu për regjisurën dhe performancën e tij në muzikalin e rikthyer. Të tjerë emra të njohur, të nominuar në kategori të ndryshme, janë Nicole Kidman, Rosamund Pike, Robert Redford, Emily Blunt, Olivia Colman, Charlize Theron etj.

Çmimet “Golden Globe” janë veçanërisht të rëndësishëm, pasi janë vlerësimet e para të filmit dhe televizionit të çdo viti, e konsiderohen një tregues i besueshëm se cilët filma dhe performanca do të korrin sukses në “Oscars”.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Spanja nuk toleron as Shakirën, gati padia për evazion fiskal

Publikuar

-

Këngëtarja e famshme kolumbiane, Shakira, pritet të akuzohet brenda disa ditësh për 13 milionë paund evazion fiskal.

Ylli kolumbian, 41 vjeç, që ka dy fëmijë me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique, e kalon pjesën më të madhe të kohës së saj në Spanjë.

Ligji spanjoll thotë se, njerëzit që kalojnë më shumë se 183 ditë të vitit në Spanjë duhet t’i paguajnë shtetit spanjoll taksë mbi të ardhurat e tyre, edhe kur i fitojnë ato jashtë shtetit.

Zyrtarë, të cilët janë marrë me hetimin e të ardhurave të Shakirës, kanë ngritur akuzën se, këngëtarja pretendon se jeton në Bahamas pikërisht për të shmangur detyrimet financiare ndaj shtetit spanjoll.

Por, Shakira këmbëngul se nuk i ka shkelur rregullat, duke thënë se ka ndjekur me rigorozitet udhëzimet e këshilltarëve të saj financiarë.

Avokatët e saj ndërkohë janë duke u marrë me përpilimin e mbrojtjes, kur Shakira të paraqitet së shpejti në sallën e gjyqit.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet22:38 - 9 Dhjetor, 2018

Zëri i Amerikës/ Trajtimi i rasteve të korrupsionit në Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë thonë se edhe gjatë vitit 2018, me gjithë përmirësimet...

Aktualitet19:51 - 9 Dhjetor, 2018

Protestat/ Franca-Trump: Mos ndërhy në çështjet tona të brendshme

Ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump të dielën, që të mos ndërhyjë në politikën...

Aktualitet18:27 - 9 Dhjetor, 2018

“Merkeli mbetet kancelare”

E vogël përparësia, me të cilën u zgjodh Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare e re e CDU-së. E besuara e Merkelit duhet...

Aktualitet18:01 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta e Astirit/ Basha: Policia po ushtron dhunë ndaj banorëve

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë për të mos lejuar shembjen e banesave...

Aktualitet17:31 - 9 Dhjetor, 2018

Përfundon protesta e studentëve/ Nesër sërish para Ministrisë së Arsimit

Sapo është mbyllur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Pas refuzimit që i bënë ftesës për dialog nga kryeministri...

Aktualitet15:16 - 9 Dhjetor, 2018

Studentët shkresë Ramës e Ruçit/ Kërkesat të panegociueshme

Këshillat studentorë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Gramoz Ruci, Ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve...

Aktualitet14:55 - 9 Dhjetor, 2018

Robert Aliaj kërkesë studentëve/ Qëndroni të pastër, jo si ata të 90-ës

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme i është bashkuar, edhe artisti Robert Aliaj. Duke folur para...

Aktualitet14:37 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta në Bruksel/ Arrestohen 400 persona

Pas Parisit protesta të dhunshme kanë nisur edhe në Bruksel. Mësohet se më shumë se 400 njerëz janë arrestuar pas...

Aktualitet08:45 - 9 Dhjetor, 2018

Video-Kaos nga protestat në Paris/ Kulla Eifel dhe muzetë qëndrojnë të mbyllura

Protesta  e  ‘jelekëve të verdhë’ në Paris është përshkallëzuar. Mësohets e Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë vijojnë të qëndrojnë...

Aktualitet17:39 - 8 Dhjetor, 2018

Media e huaj tregon skandalin/ Shqipëria publikon të dhëna të agjentëve sekretë

“The Independent” ka bërë publike një skandal të Shqipërisë që rrezikon sigurinë e vendit dhe atë ndërkombëtare. Në raportimin e...

Aktualitet16:56 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta te Bregu i Lumit/ Banori: Shtëpitë tona nuk i lëmë pa gjak

Banorët e “Bregut të Lumit” kanë nisur sërish sot protestën e tyre për mbrojtjen e banesave nga shembja për ndërtimin...

Aktualitet15:46 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studenti: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan

Një student i Fakultetit të Ekonomisë ka folur në studion e Report Tv për protestën dhe kërkesate tyre ndaj Ministrisë...

Aktualitet15:14 - 8 Dhjetor, 2018

Foto-Përleshje gjatë protestave në Paris/ Policia hedh gaz lotsjellës

Policia franceze hodhi gaz lotsjellës të shtunën mbi protestuesit me “jelekë të verdhë” në Champs Elysees. Demonstruesit po protestojnë kundër...

Aktualitet15:00 - 8 Dhjetor, 2018

Foto/ Përurohet në Vjenë romani në gjuhën gjermane “1803” i autorit Besim Xhelili

Shkrimtari nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë Besim Xheli, të premten në mbrëmje, më 7 dhjetor 2018,  në...

Aktualitet14:02 - 8 Dhjetor, 2018

Vlerësimi i ARRSH/ Ulet numri i objekteve që preken nga Unaza e Madhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ALUIZNI, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, IKMT dhe Bashkia Tiranë kanë përmbyllur fazën finale të...

Aktualitet12:45 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Policia kordon për ndarjen e banorëve të Astirit nga studentët

Protestës së studentëve për uljen e tarifave të studimit para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar edhe banorët e zonës...

Aktualitet00:01 - 8 Dhjetor, 2018

Zvicra injoron ultimatumin e BE-së, për firmosjen e traktatit të bashkëpunimit

Qeveria zvicerane do të konsultojë me agjentët e brendshëm të energjisë, një projekt-traktat që përcakton lidhjet me Bashkimin Evropian, duke...

Aktualitet23:58 - 7 Dhjetor, 2018

Kriza e Makron në Francë, një rrezik për mbarë Evropën

Nga Natalie Nougayrède Për hir të Evropës, Emanuel Makron ka nevojë për ndihmën, dhe jo neverinë apo urrejtjen tonë. Një...

Aktualitet22:42 - 7 Dhjetor, 2018

I ftohti ekstrem ‘pushton’ Kinën/ Jep alarmi i kuq

Në Kinë është dhënë alarmi i kuq se dimri i këtij viti, do të jetë më i ftoht se kurrë...

Aktualitet22:23 - 7 Dhjetor, 2018

Mes lotëve, Merkel mesazh politikës/ Koha për një kapitull të ri

Delegatët e partisë kristiandemokrate CDU janë mbledhur në Hamburg, ku do të zgjidhet pasardhësja/pasardhësi i kryetares së partisë, Angela Merkel,...

Aktualitet11:53 - 7 Dhjetor, 2018

“Luftove fort me atë sëmundje të mallkuar!”/Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës pas sëmundjes së rëndë

Sot është një ditë e trishtë për median shqiptare, pasi raportohet për ndarjen nga jeta të gazetares së kronikës, Sonila...

Aktualitet19:38 - 6 Dhjetor, 2018

“Digjen” Athina e Selaniku/ Protesta të dhunshme antiqeveritare

Dhunë e bomba zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 10-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos. Në mediat vendase...

Aktualitet14:16 - 6 Dhjetor, 2018

Zhduket gruaja në Fier/ Familja apel për ndihmë

Një grua 56 vjeçe nga qyteti i  Fierit rezulton e zhdukur prej 24 orësh. Shtetësja Liljana Tafa nga fshati Zhupan...

Aktualitet13:52 - 6 Dhjetor, 2018

Tentuan të kalojnë kufirin/ Kapen dhjetëra refugjatë në Kapshticë

Rreth 18 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Mësohet se emigrantët...

Aktualitet13:39 - 6 Dhjetor, 2018

Kapsolla të rrezikshme/ Policia kontrollon 34 subjekte

Policia ka vijuar me kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin...

Aktualitet23:41 - 5 Dhjetor, 2018

Video-Bush përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës/ Im atë na dha besim

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, u përlot teksa mbante fjalimin e lamtumirës për të atin,...

Aktualitet19:34 - 5 Dhjetor, 2018

NATO paralajmëron Kosovën/ Do përballet me pasoja serioze nëse e krijon ushtrinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar Kosovën se  do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me...

Aktualitet18:23 - 5 Dhjetor, 2018

BE nxjerr zbuluar Rusinë/ Shpenzon 1,1 miliardë euro në vit për fake news

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Andrus Ansip ka deklaruar se Rusia investon një buxhet  prej 1,1 miliardë eurosh në vit për...

Trending

Read previous post:
Fotoja historike e nënës nga Kosova me foshnjën në krah, si duken pas 19 vitesh (Video)

Ishte marsi i vitit 1999, periudhë kjo e cila për popullin e Kosovës ishte tejet e rëndë. Kolona të gjata...

Close