Cilat femra kanë më shumë shanse për të lindur binjakë? – CNA
Connect with us

Life Style

Cilat femra kanë më shumë shanse për të lindur binjakë?

Publikuar

-

Kur një femër shtatzënë pret jo një, por dy fëmijë, gjëja e parë që e pyet mjeku është nëse ka historik binjakësh në familje. Sipas ekspertëve, edhe trashëgimia është deri në një farë mase përgjegjëse nëse nja mami shtatzënë do të lindë binjakë.
Shanset për të lindur një femër binjakë

Nëse vezoret e një gruaje në të njëjtën kohë lirojnë dy vezë gjatë periudhës së ovulacionit, atëherë binjakët janë vëllazërore. Ata nuk do të jenë “si dy pika uji”, por si çdo vëlla e motër.

Në të kundërt monozigotë/binjakët identikë vijnë nga një vezë e cila është e ndarë në dy dhe ngjashmëria e tyre është e pabesueshme!

Në raste shumë të rralla, formohen binjakët gjysmë-identikë, trinjakët apo pesënjakët, të cilët krijohen nga e njëjta vezë, por nga sperma të ndryshme.

Për më tepër, është vërejtur se gratë në moshë të madhe dhe gratë që i nënshtrohen një lloj trajtimi të fertilitetit kanë më shumë gjasa për të lindur binjakë.

Cilat gjene janë përgjegjëse për sjelljen në jetë të binjakëve?

Në një studim të kohëve të fundit në Spitalin Universitar të Amsterdamit, u përfshinë 1.980 gra që kishin binjakë dhe 12.953 gra që kishin një fëmijë. Shkencëtarët vendosën të krahasonin gjenet e tyre.

Rezultatet treguan se ka dy variante të veçanta gjenesh që gjenden në nivele më të larta tek gratë që kanë lindur binjakë.

E para është hormoni stimulues (FSH), që ndihmon vezoret të piqen (gjatë ovulimit një vezë shkarkohet, pasi është pjekur plotësisht). Prandaj, shkencëtarët spekulojnë se, në qoftë se nivelet e hormonit stimulues të një gruaje janë më të larta, shanset për të liruar dy vezë gjatë ovulimit, janë po ashtu të larta.

Varianti i dytë është gjeni i quajtur (SMAD3) dhe sipas rezultateve, ai tregon se sa të ndjeshme janë vezoret. Kështu, gratë mund të prodhojnë nivelet e zakonshme të FSH, por vezoret e tyre preken më lehtë nga hormoni, me rezultat që lirojnë dy vezë në muaj.//CNA

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Dieta erotike, menuja më e mirë për të kaluar një natë magjike

Publikuar

-

A ka një dietë të aftë për të kombinuar të ngrënin mirë dhe shëndetshëm me erotizmin dhe dëshirën për dashuri? Përgjigjja është “po” dhe do të bëjë shumë çifte të lumtur. Dieta e erosit, në fakt, garanton një darkë të hollë që shërben si një prelud për një natë magjike, të paharrueshme.

 

Në krye të ushqimeve përforcuese është çokollata: ky ushqim, i pasur me flavanolë dhe antioksidantë, nxit qarkullimin e gjakut në trup dhe tonifikimin e trupit. Përveç kësaj, kafeina, serotonina dhe endorfina që përmbajnë çokollatat, përveç dhënies së energjisë, stimulojnë koncentrimin dhe dëshirën seksuale.

Pasues i saj është padyshim piper i kuq, stimuluesi më klasik: është një nxitës natyral që përmirëson qarkullimin, mbron sistemin imunitar dhe në sajë të kapsicinës, stimulohen organet gjenitale, në të cilat ka një qarkullim më të madh të gjakut.

Në dietën erotike duhet të merren në konsideratë edhe dy fruta: banane dhe luleshtrydhe. Banania është e pasur me vitaminë B, kalium, magnez dhe substanca të tjera që japin shumë energji, por kjo nuk është e gjitha: në këtë ushqim ekziston një enzimë Bromeliaceae që lufton pafuqinë. Luleshtrydhet, nga ana e tyre, janë në këtë kuptim një nga ushqimet e preferuara nga njerëzit, veçanërisht nëse janë të lyera me çokollatë ose nëse hahen të shoqëruara me krem, për një përzierje të kënaqësisë, shijes dhe eksitimit seksual.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, mjalti: sheqernat e pranishme brenda tij stimulojnë prodhimin e lëngjeve seminalë, ndërsa vitamina B dhe kripërat minerale e mbushin trupin me energji. Përveç kësaj, bori, një element që përmban mjalti, ndihmon në rritjen e niveleve të estrogjenit (hormonet kryesore seksuale femërore) dhe rrit nivelin e testosteronit. Për një natë me emocione të forta!

Ushqimet që duhet të shmangen në dietën erotike janë djathërat, mishi i kuq, të skuqurat dhe bishtajoret (sidomos fasulet).

LEXO TE PLOTE

Life Style

E pabesueshme/Një grua gjen një breshkë të ngordhur në vaginë

Publikuar

-

Në Spanjë, një grua gjeti një breshkë… të ngordhur… në vaginë. Dhe më e bukura, s’ia ka idenë si përfundoi aty.

Britanikja, që me të drejtë kërkoi të mbetej anonime, jeton në ishullin e Terenifes, në Spanjë. Kur filloi të ndjente dhimbje në gjenitale, iu drejtua menjëherë spitalit El Mojon. Sipas gazetës vendase El Día, pasi e ekzaminuan, doktorët zbuluan një breshkë të ngordhur në vaginën e saj, që rezultoi në një infeksion serioz.

Mjekët njoftuan policinë, të shqetësuar për mënyrën si kafsha përfundoi në vaginën e gruas dhe për të qartësuar në kishte qenë viktimë e një sulmi seksual. Gruaja vendosi të mos e hetojë incidentin.

Ajo u tha mjekëve se filloi të ndihej çuditshëm pas një feste me disa miq, dy ditë më herët.

Është ende e paqartë sa e madhe ishte breshka, apo ç’lloj specieje.

Një oficer i policisë lokale e konfirmoi incidentin për TheLocal: “Incidenti ndodhi dhe raportimet janë të vërteta. Gruaja nuk e di se si reptili përfundoi aty ku përfundoi dhe as ne po ashtu.”

LEXO TE PLOTE

Life Style

8 gjëra që ndoshta s’i keni dëgjuar kurrë rreth ëndrrave

Publikuar

-

Sot, më 25 shtator është dita ndërkombëtare e ëndrrave. Interesi për të zbuluar më shumë rreth tyre nuk është shuar dhe me shumë gjasa nuk do të shuhet kurrë. Më poshtë, janë listuar disa fakte të cilat shumë prej nesh nuk  i kanë dëgjuar ndonëherë për ëndrrat.

1. Mesatarisht ne shohim 5 deri në 7 ëndrra gjatë një nate të cilat në total zgjasin 2 orë.

2. Ne i mbajmë mend ëndrrat vetëm nëse zgjohemi 5 minuta pasi i kemi parë. Më pas, 90% të tyre e kemi harruar.

 

3. Emocioni më shpesh i përjetuar në ëndrra është ankthi. Rezultati janë makthet.

4. Sipas studimeve të kryera së fundmi, 12% e njerëzve shohin ëndrra në bardh e zi.

5. Pas këtij rezultati u aludua se njerëzit të cilët janë rritur duke parë TV bardh e zi shohin ëndrra pa ngjyra.

6. Henry VI është e vetmja vepër në të cilën Shakespeare-i nuk përfshn fjalën ëndrrë.

7. Zakonisht shohim ëndrra gjatë (lëvizjes së shpejtë të syve), proçes i dallueshëm nga pjesa tjetër e gjumit.

8. Zogjtë dhe gjitarët gjithashtu, prandaj nuk është më një supozim që edhe ata ëndërrojnë.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet22:30 - 25 Shtator, 2018

“Mos më bëj lojëra mua këtu”/ Fevziu debaton ashpër me ish-ministrin

Ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka debatuar ashpër me moderatorin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziun. Fevziu i është drejtuar Bardhit...

Aktualitet22:25 - 25 Shtator, 2018

Shokohet Bayern Munich/ Vëllai i Mario Gotzes u bën gjëmën

Bayern Munich ka barazuar 1-1 ndaj Augsburg, në derbin e Bavarisë, duke lënë pikë, për herë të parë në këtë...

Aktualitet22:24 - 25 Shtator, 2018

Akuzat për lidhje me bandat/ Balla i përgjigjet “flakë për flakë” Bashës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin”Top Show” ka folur për akuzat që kreydemokrati,...

Aktualitet22:20 - 25 Shtator, 2018

Thjesht e jashtëzakonshme/ Tifozët më të mirë në botë dhurojnë spektakël

Tifozeria është shpirti i një ekipi. Një pamje e pazakontë tifozerie futbolli vjen nga Maroku. Raja Casablanca arriti të sigurojë...

Aktualitet22:15 - 25 Shtator, 2018

“Shushunja politike”/ Deputeti demokrat i kundërpërgjigjet Bushkës

Ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është përplasur në distancë me deputeten e Partisë Socialisite, Klotilda Bushka,...

Aktualitet22:08 - 25 Shtator, 2018

“Shihemi në gjyq”/ Deputetja e PS-së sfidon opozitën pas akuzave për pasurinë

Pas deklaratës të deputetit të video-skandalit erotik, Ervin Salianji, në të cilën tha se bashkëshorti i deputetes së PS, Klotilda...

Aktualitet22:00 - 25 Shtator, 2018

Deklarata bombë e yllit të Milanit/ Atje luaja dy ndeshje në ditë

Frenk Kesie ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Milan TV”. Afrikani ka folur për fillimet e karrierës, por edhe për...

Aktualitet21:51 - 25 Shtator, 2018

Dhoma Amerikane kundër Bashës/ Mos trembni investitorët

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford në një intervistë në televizionin “Ora News”, ka kërkuar që politika shqiptare,...

Aktualitet21:50 - 25 Shtator, 2018

Gjimanzet e Tiranës “pushtohen” nga lëndët narkotike

Emisioni investigativ “Stop” mbrëmjen e sotme ka sjellë në vëmendje  problemin e shitjes së drogëravce pranë gjimnazeve në Tiranë. Në...

Aktualitet21:40 - 25 Shtator, 2018

“Masakër” në Korçë/ Ja si arbitrat njollosën ndeshjen

Gjyqtarët e bëjnë “baltë” në javën e pestë. Skënderbeu-Tirana 1-1, edhe pse një ndeshje pa tifozë dhe jo me ndonjë...

Aktualitet21:32 - 25 Shtator, 2018

“Deri tani i kemi toleruar”/ Biletë urbani edhe për të miturit

Shoqata e Transportit Urban ka dhënë vendimin se edhe fëmijë do të paguajnë biletën e udhëtimit, në autobus, me të...

Aktualitet21:26 - 25 Shtator, 2018

CNA.al publikoi faktet/ “Stop” vë me shpatulla pas muri Bashën

Edhe mbrëmjen e sotme emisioni “Stop” referuar denoncimit të para disa ditëve të CNA.al ka prekur çështjen e kompanisë së...

Aktualitet21:20 - 25 Shtator, 2018

Garon për skuadrën e Shumakerit/ Piloti shqiptar rekord në Formula 4

Sezoni në Formula 4 përfundoi në mënyrën më të mirë për pilotin shqiptar nga Maqedonia, Lirim Zendeli. Djaloshi 18-vjeçar, edhe...

Aktualitet21:10 - 25 Shtator, 2018

Skandali me tatimorët në “Fiks Fare”/ “Duam 500 mijë lekë, ta mbyllim këtë çështje”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Fiks Fare” është denoncuar një skandal me inspektorët tatimorë në Tiranë. Një video e publikuar...

Aktualitet20:59 - 25 Shtator, 2018

Mourinho e turpëron keq para shokëve Pogban/ Nuk do të jesh më…

Jose Mourinho i ka thënë Paul Pogba-s se nuk do të jetë më kapiteni i Manchester United teksa marrëdhënia mes...

Aktualitet20:59 - 25 Shtator, 2018

“Goditja e oligarkëve”/ Shehaj: Ata që kanë ç’fshehin duhet të tremben

Sekuestro e kompanive me kontrata korruptive është komentuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Top...

Aktualitet20:42 - 25 Shtator, 2018

“Lum PS-ja që të ka në opozitë ”/ Fiks Fare “masakron” Bashën

Moderatorët e emisionit “Fiks Fare” kanë ironizuar deklaratën e djeshme të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili nga studio...

Aktualitet20:41 - 25 Shtator, 2018

Ndodh çmenduria në Gjermani/ Ja çfarë goli shënohet në minutat e fundit të ndeshjes

Në Gjermani është shënuar një gol i çmendur. Koln ka fituar 2 me 1 ndaj Ingolstadt në ndeshjen e vlefshme...

Aktualitet20:35 - 25 Shtator, 2018

Ndryshe nga i ati/ Djali i Bonuccit nuk e “tradhton” ekipin e zemrës

Leonardo Bonucci “tradhtoi” për një sezon Juventusin, por u pendua menjëherë dhe u rikthye në Torino këtë verë, pas një...

Aktualitet20:11 - 25 Shtator, 2018

Harrojini çmimet e FIFA-s/ Të gjithë po flasin për foton e ish-yllit të madh të Barcelonës

Nuk është e rëndësishme se me cilën skuadër mund të bësh tifo, një futbollist si Xavi Hernandez kurrsesi nuk mund...

Aktualitet20:10 - 25 Shtator, 2018

Denoncim/ Kompania e deputetes socialiste vodhi shqiptarët

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh ai i video skandalit erotik, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat tha se në...

Aktualitet20:00 - 25 Shtator, 2018

Edhe Kombëtarja jonë e ka një “Mario Balotelli/ Një karrierë e hedhur në kosh

Që në krye të herës na duhet të sqarojmë se nuk e lidhim aspak me karakterin, por me karrierën e...

Aktualitet19:56 - 25 Shtator, 2018

“Anëtar në bandën rivale të Bajrave”/ Aleati i PD-së i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë Artan Hoxhës

Vetëm një ditë më parë gazetari Artan Hoxha deklaroi se në qytetin e Shkodrës, po vepron edhe një familje tjetër...

Aktualitet19:53 - 25 Shtator, 2018

“Fiks-Fare” paralajmëron skandalin e fortë me tatimorët

Emisioni investigativ “Fiks-Fare” pritet që mbrëmjen e sotme të publikojë një skandal lidhur me inspektorët tatimorë dhe rryshfetet që ata...

Aktualitet19:40 - 25 Shtator, 2018

Rama ka frikë vetëm nga çmenduria e tij, jo nga Luli!

Kryeministri Edi Rama prej kohësh e ka shfaqur veten, si njeriun që është i aftë të bëjë gjithçka. Mandatin e...

Aktualitet19:31 - 25 Shtator, 2018

Pse Rama e ka qepur për Lulin ?!

Dje, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në emsionin “Hapur” të Eni Vasilit. Në një emision ku e zuri...

Aktualitet19:25 - 25 Shtator, 2018

E gjithë Italia i kishte sytë tek ky sulmues/ Ai dënohet për doping

Një histori dopingu është përfshirë në karrierën “e torturuar” të Giuseppe Rossi, sulmuesit të konsideruar prej kohësh si shpresa e...

Aktualitet19:25 - 25 Shtator, 2018

Deklarata e Hoxhës/ Avokatët e Shullazit kërkuan emrat e prokurorëve

Gazetarja Anila Hoxha gjatë një interviste në emisionin “Top Talk” në Top Channel ka folur për situatën e krijuar në...

Trending

Read previous post:
Alarmi/E keni vënë re renë e kuqe mbi qiellin e Shqipërisë? Kujdes është kancerogjene!

E keni vënë re renë e kuqe që po qëndron mbi qiellin e Shqipërisë këto ditë? Është një stuhi rëre...

Close