LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bixhoz me dashurinë: A do pajtohet Malika me bashkëshortin?

16 Prill 2018, 12:01, Lifestyle CNA
Bixhoz me dashurinë: A do pajtohet Malika me bashkëshortin?

Shivai dhe Anika dehen dhe komplimentojnë njëri tjetrin. Ata kërcejnë të dy bashkë. Ditën tjetër Shivai dhe Anika bëjnë sikur nuk mbajnë mend çfarë ka ndodhur por në fakt ju kujtohet gjithçka. Telefoni i Rudrës ka regjistruar gjithçka nga festa. Ai vendos t?u tregojë videon të gjithëve. Shivai dhe Anika shqetësohen. Shivai i merr telefonin Rudrës dhe e fshin videon ku shfaqet ai dhe Anika në krahët e njëri tjetrit.

Tixh i thotë Shivait se familja e bashkëshortit të Malikas kanë bërë ankesë pasi mendojnë se Oberoit po e fshehin atë në shtëpinë e tyre. Sidarti i cili është bashkëshorti i Malikas shkon në shtëpinë Oberoi. Ai takohet me Malikan dhe ajo i tregon arsyen pse iku nga dasma.

Mamaja e Sidartit fajëson Malikan se po e turpëron familjen e tyre. Malika shkon me Sidartin por lë një letër pas për Anikan. Shivai e merr dhe e lexon.

Gajatri mundohet të vjedhë një disk në shtëpinë Oberoi por kapet. Ajo akuzon Tixhin dhe Shaktin për një krim.

Lajmet e fundit nga