LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Astrit Patozi tregon përse nuk do të shkojë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD

16 Prill 2018, 19:19, Aktualitet CNA
Astrit Patozi tregon përse nuk do të shkojë në mbledhjen e

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh një nga kritikët më të ashpër të Lulzim Bashës, është i ftuar në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, në televizionin News24.

I pyetur nga gazetarja se përse nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë për ndryshimet Statutore dhe nëse do të marrë apo jo pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u shpreh:

“Nuk jam anëtar Kryesie, nuk kisha ftesë dhe nuk mund të kisha ftesë. Ne nuk jemi në Kryesi.”, ndërsa shtoi se as edhe në mbledhje të Këshillit Kombëtar nuk do të marrë pjesë sepse nuk është anëtar.

“Nuk jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Jemi thjeshtë anëtar të PD. Unë shkoj nëpër forume nëpërmjet votës, e jo me anë të ftesave dhe lëmoshës.”, – tha Patozi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga