Akuza të forta ndaj Arta Markut/ Rama: Të paditet për shpërdorim detyre – CNA
Connect with us

Kryesore

Akuza të forta ndaj Arta Markut/ Rama: Të paditet për shpërdorim detyre

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI Luan Rama ka deklaruar sot se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku duhet të paditet për shpërdorim detyre lidhur me arrestimin e 11 protestuesve për shkatërrimin e pikave të kalimit në Kalimash.

Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se “Edhe pse Rama thotë se policia i ka arrestuar kuksianet pa patur në dorë urdhër-arrestet e Prokurorisë, ai i fundit gjithsesi vesh me përgjegjësi Arta Markun për këtë, pa e argumentuar konkretisht se cila është shkelja e saj.”

Rama del në përfundimin, se duke qenë se ndaj protestuesve ka patur një komplot shtetëror, populli duhet të mbrohet vetë ndaj kësaj padrejtësie.

Statusi i plotë:

Përsëri për qytetarët protestues në Rrugën e Kombit:

Mbajtja në burg e kuksianëve – krim shteteror!

Policia, prokuroria dhe gjykata kanë kryer një krim shtetëror me mbajtjen në burg të 11 kuksianëve të pafajshëm, protestues në “Rrugën e Kombit”.

Sepse e gjithë veprimtaria e tyre është kryer në kundërshtim me kërkesat që parashikon Kodi i Procedurës Penale!

Titullarë dhe përfaqësues të këtyre institucioneve, në bashkëpunim, kanë fallsifikuar dokumentat zyrtare dhe kanë shpërdoruar detyrën!

Pas dëshmive të qindra qytetarëve kuksianë, pas provave shkresore e së fundmi, edhe pas provave filmike, provohet katërcipërisht e pa asnjë ekuivok se jemi përpara një krimi shtetëror të organizuar e të realizuar në bashkëpunim.

Qytetarët e pafajshëm kuksianë janë ndaluar nga policia rreth ores 2 dhe 3 pas mesnate, ndërkohë që në gjykatë janë paraqitur urdhër ndalime që mbajnë orën 10 ose 11 të ditës në vijim, pra 7-8 orë më vonë nga koha e ndalimit të tyre nga policia.

Një precedent i rrezikshëm, një akt unikal e i pashembullt, për të cilin përgjegjësia kryesore bie mbi Prokuroren e Përgjithëshme, e cila edhe vetë është gjithashtu në kushtet e kryerjes së veprës penale të shpërdorimit të deryrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Ndaj, sipas Kodit të Procedurës Penale, meqenëse është subjekt i posaçëm, për të duhet bërë menjëherë kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të rënda! Dhe për të tjerët, drejtuesit vendorë të policisë e prokurorët shërbëtorë që në bashkëpunim janë pjesmarrës në këtë krim, duhet bërë kallëzim në prokurorinë më të afërt me prokurorinë e Kukësit, për fallsifikim të dokumentave zyrtare në bashkëpunim!

Kuvendi i Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit e një tufë me komisionerë e zyrtarë që vegjetojnë nëpër zyra me gjithëfarë emrash sugjestionues si për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për mbrojtjen nga diskriminimi apo organizime të të ashtuquajturës shoqëri civile duke filluar me Komitetin Shqiptar të Helsinkit e me rradhe, duhet të ngrihen në alarm! Menjëherë dhe pa asnjë hezitim!

Eshtë shkelur Kushtetuta, janë shkrelur Konventat Ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë, janë shkelur ligjet e shtetit, janë shkelur dhe dhunuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut!

11 qytetarë të pafajshëm kuksianë mbahen padrejtësisht në burg!

Kur shteti kryen krim, është detyrë e popullit të bëjë drejtësi!

Aktualitet

Dhërmiu në flakë/ Forca të shumta zjarrëfikëse dhe policie në vendngjarje

Publikuar

-

By

Një sipërfaqe e madhe pylli ka marrë flakë në zonën e Dhërmiut.

Nga zjarri rrezikohet një lokal dhe dy objekte të tjera.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrëfikëse.

Ende nuk dihen shkaqet ,ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zyrtare/ Luigi Soreca emërohet ambasadori i BE-së në Shqipëri

Publikuar

-

By

Shefja e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini, ka zbuluar emrat e 24 ambasadorëve të rinj.

Për Shqipërinë, Mogherini ka vendosur italianin Luigi Soreca, një emër i lakuar edhe më parë.

Soreca për momentin mban postin e Drejtorit të Sigurisë në Komisionin Europian.

Ky i fundit do të zëvendësojë kroaten, Romana Vlahutin.

Soreca do të fillojë punë zyrtarisht në shtator.

Kush është Luigi Soreca

Luigi Soreca është jurist në formimin e tij akademik, dhe i është bashkangjitur Komisionit Europian që në vitin 1999.

Zoti Soreca ka koordinuar gjatë drejtimit të Komisionit Europian nga Jean Claude Junkcer përpjekjet për përgatitjen, adoptimin dhe zbatimin e Axhendës Europiane për Sigurinë të Prillit 2015 dhe për Sigurinë e Komunikimeve të BE, nga Prilli i 2016 e deri më tani.

Luigi Soreca është një njohës i mirë i Shqipërisë për shkak të angazhimeve të mëparshme si një nga figurat kyçe në Bruksel për liberalizimin e vizave që i mundësoi të gjithë shqiptarëve të përfitonin nga regjim pa viza në vendet e Bashkimit Europian, që prej 2010. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kapriçot e motit/ I nxehti afrikan prek vendin në fundjavë

Publikuar

-

By

I nxehti afrikan nuk do të kursejë as këtë vit Shqipërinë. Sinoptikanët parashikojnë që kjo valë e të nxehtit të përfshijë vendin përgjatë fundjavës.

“Një pjesë e mirë e Europës është përfshirë prej 3-4 ditësh nga i nxehti afrikan. Megjithatë territori shqiptar e ndjen kryesisht të shtunën dhe të dielën. Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të shënojë temperatura nga 33 deri në 38 gradë Celsius. Megjithatë në zona specifike si Shkodra, Elbasani, Fieri e Berati por edhe Gjirokastra pritet të shënojnë deri në 38 gradë Celsius.”

Por e hëna do të sjellë një tjetër panoramë të motit. Temperaturat do të pësojnë rënie me afro 8 gradë, shkruan Tv Klan.

“90 % e territorit shqiptar do të preket nga shirat, kjo do të bëjë që edhe temperaturat të bien në mënyrë të ndjeshme. Kjo situatë mbetet prezente deri të mërkurën, ndërkohë që pjesa e dytë e javës që vjen parashikoj të jenë me kryesisht të kthjellta.”

Deri në fund të tij muaji Korrik parashikohet të rezervojë temperatura 3 deri në 4 grade mbi mesataren shumëvjeçare të tij. Disa herë do të kemi të pranishme edhe reshjet e shiut, që do të jene afatshkurtra.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet23:54 - 19 July, 2018

Një kokërr vezë 8 mijë lekë/ Ironizon gazetari i njohur

Gazetari klodian Tomorri publikoi pak ditë më parë faturën e një restoranti në jug të Shqipërisë, ku një omlet me...

Aktualitet23:38 - 19 July, 2018

Zhgënjen edhe në transfertë/ Partizani largohet nga Europa League

Partizani ka zhgënjyer edhe në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj skuadrës së Mariborit. Të kuqtë u mundën në Slloveni...

Aktualitet23:16 - 19 July, 2018

Nuk fiton as në shtëpi/ Luftëtari i thotë lamtumirë aventurës europiane

Skudra e Luftëtarit nuk ka mundur të fitojë as në ndeshjen e dytë përballë tifozëve të vetë, ndaj letonezëve të...

Aktualitet22:58 - 19 July, 2018

Prishtina e pafat/ Eleminohet nga gjuajtjet e penalltive

Skuadra nënkampione e Kosovës, Prishtina është eleminuar pak minuta më parë nga modestët luksemburgas FC Fola Esch. Ndryshe nga skuadrat...

Aktualitet22:46 - 19 July, 2018

Zjarr në Dhërmi/ Rrezikohen banesat dhe bizneset

Një zjarr i madh sapo ka përfshirë një pyll në zonën e Dhërmiut. Flakët po përparojnë me shpejtësi dhe po...

Aktualitet22:35 - 19 July, 2018

Dhërmiu në flakë/ Forca të shumta zjarrëfikëse dhe policie në vendngjarje

Një sipërfaqe e madhe pylli ka marrë flakë në zonën e Dhërmiut. Nga zjarri rrezikohet një lokal dhe dy objekte...

Aktualitet22:32 - 19 July, 2018

E trishtë/ Gazetarja përlot me kujtimin për 24 vjeçarin

Gazetarja Nikoleta Kovaci ka sjellë edhe njëherë në kujtesë, tragjedinë e një viti më parë në Zvërnec të Vlorës, ku...

Aktualitet22:16 - 19 July, 2018

Sfidat e përditshme/ Basha tregon ku e gjen frymëzimin

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka përshëndetur vendosjen e bustit të ish-kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori. Në një postim në...

Aktualitet22:09 - 19 July, 2018

Zyrtare/ Luigi Soreca emërohet ambasadori i BE-së në Shqipëri

Shefja e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini, ka zbuluar emrat e 24 ambasadorëve të rinj. Për Shqipërinë, Mogherini ka vendosur...

Aktualitet21:58 - 19 July, 2018

Ministri “ i botës së krimit” padit shkrimtarin

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka paditur shkrimtarin e njohur Roberto Saviano lidhur me disa postime që i ka...

Aktualitet21:48 - 19 July, 2018

Grabiti bankën/ Tentoi të “paralizonte” policinë

Një 38 vjeçar u përlesh sot me policinë në Rradhimë të Vlorës. Gaqo Gjini, tentoi të godiste me thikë efektivët...

Aktualitet21:42 - 19 July, 2018

Kapriçot e motit/ I nxehti afrikan prek vendin në fundjavë

I nxehti afrikan nuk do të kursejë as këtë vit Shqipërinë. Sinoptikanët parashikojnë që kjo valë e të nxehtit të...

Aktualitet21:32 - 19 July, 2018

Lodra me përmbajtje kancerogjene/ Dërgohen për ekspertim 15 kampionë

Autoritetet kosovare kanë dërguar për ekspertim në Amsterdam, 15 kampionë lodrash, pasi dyshohet se përmbajnë elemente kancerogjene. Lajmin e ka...

Aktualitet21:16 - 19 July, 2018

Skandal/ Një i pastrehë në “arrest shtëpiak”

Një 65 vjeçar i pastrehë është dënuar 3 herë me burg për ngacmim seksual. Gjergj Pergjivuka shprehet se herën e...

Aktualitet21:03 - 19 July, 2018

NGA ASTRIT PATOZI/ KA ARDHUR KOHA, DOKTOR

Eh, si vajti kjo punë, o doktor! Tani, meqë katandisja i ka kaluar të gjitha fantazitë, mendoj se ti do...

Aktualitet20:59 - 19 July, 2018

Prokurorja Rovena Gashi në “sitën” e Vetingut/ Si ndryshoi pasuria e saj në 13 vite

Rovena Gashi, prokurorja e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie do të përballet të...

Aktualitet20:46 - 19 July, 2018

Mashtrimi me kartat e bankës/ Të moshuarit i zbrazin llogarinë

Një person i panjohur ka mashtruar një të moshuar, duke i marrë 18 mijë denarë. Ngjarja është regjistruar në kryeqytetin...

Aktualitet20:38 - 19 July, 2018

“Mbrojti” kolegët e akuzuar për korrupsion/ Zbardhet pasuria e gjyqtares Albana Boksi

Komisioni i Vettingut po vijon punën me shkarkimin dhe konfirmimin e  gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në lidhje me këtë proces janë...

Aktualitet20:30 - 19 July, 2018

Shfrytëzuan të miturën/ Procedohen penalisht tre persona

Prokuroria e Shkupit ka ngritur padi për tre persona të cilët akuzohen për trafik të fëmijëve. Organi i akuzës ka...

Aktualitet20:10 - 19 July, 2018

Video/ Balla kapet duke flirtuar me Presidenten Kroate

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, vizitoi sot Kuvendin e Shqipërisë, ku mbajti edhe një fjalim. Në fjalën e saj, ajo falenderoi...

Aktualitet19:59 - 19 July, 2018

Kriza në selinë blu/ Anëtari i Kryesisë së PD “shuplakë” Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me ish ministrat e kësaj partie, Genc Rulin dhe Besnik Mustafajn,...

Aktualitet19:58 - 19 July, 2018

Argjentinasi i Romës flet i bindur / Juventusin di si ta mposht!

Skuadra e Romës ka bërë një merkato shumë pozitive deri më tani. Ardhja e Pastore tregon qartë se kryeqytetasit janë...

Aktualitet19:52 - 19 July, 2018

Kaloi qipriotët/ Laçi mëson kundërshtarin e rradhës në Europa league

Laçi, ka  mësuar kundërshtarin në turin e dytë të Europa League. Sipas formulës, skuadra e drejtuar nga Besnik Prenga do...

Aktualitet19:42 - 19 July, 2018

Laçi në turin e dytë të Europa League/ Kualifikohet përpara spektatorëve të tij

Me golin shënuar në minutën e 88- të nga Myrto Uzuni, skuadra e Lacit ka kaluar në turin e dytë...

Aktualitet19:35 - 19 July, 2018

Jose Mourinho / Kritika “të fshehura” poshtë suksesit për Paul Pogbanë

Tekniku i Manchester United, Jose Mourinho, u shfaq në një konferencë për shtyp gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, ku...

Aktualitet19:29 - 19 July, 2018

Dhunoi avokatin/ “Arratiset” prokurori Arjan Ndoj?!

Avokati Ilia Ilia është dhunuar ditën e sotme, kur sapo kishte përfunduar një seancë gjyqësore. Pas marrjes së mjekimit avokati...

Aktualitet19:15 - 19 July, 2018

Përleshja me policinë në Rradhimë/ Zbardhen detajet

Një person në kërkim, u përlesh me policinë në Rradhimë të Vlorës. Mësohet se 38 vjeçari, Gaqo Gjini tentoi të...

Aktualitet19:10 - 19 July, 2018

Federata Franceze e Futbollit / Mësohet e ardhmja e Deschamps, por dhe e Zidane!

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Le Graet është i sigurt se ai dhe Deschamps do të qëndrojnë në...

Trending

Read previous post:
Ish-minatorët i shtrojnë kërkesat/ Ja si u përgjigjet kryeministri

Kryeministi Rama, së bashku me ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj morën pjesë ditën e sotme në një interpelancë online...

Close