LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti i rëndë në Elbasan/ Ndërron jetë gruaja, burri në gjendje të rëndë

16 Prill 2018, 07:52, Kronika CNA
Aksidenti i rëndë në Elbasan/ Ndërron jetë gruaja,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të tunelit të Elbasanit.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një person, dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se sot rreth orës 08:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën Tiranë -Elbasan ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në dalje të tunelit në drejtim Elbasan ? Tiranë 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin me targë AA544KO me drejtues shtetasin I.G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja shtetasja XH.G., rreth 55 vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga ku dhe është përmbysur, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy shtetasit, ku menjëherë janë dërguar në spital.

Shtetasja Xh.G., si pasojë e dëmtimit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetesi I.G., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.

Lajmet e fundit nga