Aktualitet
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi/ Exit Poll: Gjukanoviç fitues me 53.4%

Janë zhvilluar sot në Mal të Zi zgjedhjet presidenciale, ku sipas raportimeve të medieve lokale pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 64%. Nga po të njëjtat burime, thuhet se kandidati më favorit ka qenë ish-presidenti Milo Gjukanoviç, i cili garon përballë 6 kandidatëve të tjerë, ndërsa shqiptarët e Malit të Zi kanë paralajmëruar votën e tyre pro tij.
Zgjedhjet në Mal të Zi janë mbyllur në orën 20:00, ndërsa nga Exit Polls rezulton fitues ish-presidentin Milo Gjukanoviç me 53,4 % të votave, ndërsa kandidati konkurrent Bojaniç me 34%, Vuksanoviç 7.9% të votave.
Gjukanoviç ka qenë deri në 2016 kryeministër i Malit të Zi. /CNA.al

‘Titanët’ e Europës, Bayern Mynchen dhe Real Madrid, do t’i tregojnë dhëmbët sonte njëri-tjetrit në përballjen e vlefshme për ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Champions League”.
Gjermanët të cilët presin në shtëpi kampionët e Europës në fuqi, kanë një arsye të fortë për të fituar pasi do të synojnë ‘hakmarrjen’ për eliminimin në sezonin e kaluar, po në të njëjtën fazë të kompeticionit.
Nuk mund të harrohen pretendimet e gjermanëve për njëanshmëri të gjyqtarit dhe për këtë arsye pritet një ‘luftë’ në fushë. Nga ana tjetër ‘galaktikët’ kanë treguar se janë mjeshtrit e këtij kompeticioni dhe sonte opsionin humbje e kanë fshirë nga mendjet e tyre.
Ekipi i Zidan do të tentojë të shënojë sa më shumë gola në fushë kundërshtare për ta patur sa më të thjeshtë ndeshjen e kthimit. Për t’u evidentuar fakti se në anën tjetër qëndron një teknik si Jupp Heynckes.
Formacionet zyrtare

Avokati Spartak Ngjela, njëherë kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, ka habitur me deklaratën e tij të bërë në emisionin “Byro Politike” të gazetares Juli Xhokaxhi, për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Ndonëse Spartak Ngjela e sulmon vazhdimisht ish-kryeministrin Berisha dhe klasën aktuale politike, sot ai tha se Berisha gjatë qeverisjes së tij në vitet 1992-1996, u bë shembulli sesi nuk mund të kishte korrupsion ministror. Sipas Ngjelës, po të dojë Kryeministri, nuk mund të ketë korrupsion në Ministri.
“Po të dojë Kryeministri nuk ka korrupsion. Një shembull të tillë nuk e kemi jashtë, e kemi brenda vendit. E kam kundërshtar. Në qeverinë e 1992-1996, Sali Berisha zhduku korrupsionin ministror. Është shembull që tregon këtë.”, – tha Spartak Ngjela.
Ndërsa më tej ai u shpreh se kjo ndodhi në qeverinë e 1992-1996, pasi më vonë në qeverinë e rimarrë, vendi vijoi me korrupsion. /CNA.al

Pasi zbërtheu skemën e financimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë për të lobuar në SHBA, revista prestigjioze investigative amerikane “Mother Jones”, nëpërmjet disa rusëve të lidhur me Vladimir Putinin, kësaj here vjen me një investigim që ngre të njëjtat dyshime të lidhjeve mes rusëve dhe shqiptarëve edhe për sa i takon LSI-së dhe Ilir Metës.
Shkrimi i Mother Jones:
Vitin e kaluar, Howard “Buck” McKeon, një ish-kongresmen republikan i cili ksihte drejtuar Komitetin e Shërbimit Ushtarak në Dhomën e kongresit, u punësua për të lobuar për një parti politike shqiptare e cila kërkonte akses te administrata Trump dhe kongresmenët republikanë. Por pjesa kryesore e punës së firmës së tij u financua nga një kompani qipriote nafte e quajtur Dorelita Limited.
Subjekti në fjalë ishte krijuar nga një avokat qipriot i cili është i specializuar në krijimin e kompanive off-shore dhe që ka lidhje me kompanitë e lidhura me një oligark të rëndësishëm rus. Edhe tani kjo kompani nafte kontrollohet, të paktën sipas dokumentave, nga një avokat me banim në Athinë i cili në të kaluarën ka qenë një miliarder i përfolur grek. Burimi i parave që vërshuan nga Dorelita te McKeon Group, dyqani i lobimit i McKeon i krijuar më 2015 pasi ai u largua nga Kongresi, mbetet i errët.
Pagesa ngre pyetje se kush pagoi për lotimin në SHBA në emër të një partie të vogël shqiptare, që është partia e tretë dhe që quhet Lëvizja Socialiste për Integrim (e njohur në shqip me shkurtimin LSI) përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Marrëveshja misterioze jep një tjetër shembull të interesave të errët që përdorin kompanitë offshore për të depërtuar në sistemin politik amerikan në përpjekje që ky i fundit të ndikojë te politikat në Ballkan.
Muajin e kaluar, Mother Jones raportoi se Nicolas Muzin, një ish-ndihmës i senatorit Ted Cruz i cili kishte punuar gjithashtu edhe për fushatën e Trump, ishte paguar nga një kompani skoceze nafte q kishte lidhje me disa shtetas rusë për të lobuar për Partinë konservatore shqiptare të opozitës (Lexo: Partinë Demokratike të Shqipërisë).
Në janar 2017, McKeon Group nënshkroi një kontratë prej 15,000 dollarësh në muaj me LSI-në, partinë e tretë politike në Shqipëri, që të lobonte në emër të saj në Uashington dhe të promovonte kreun e saj Ilir Meta, i cili asokohe ishte kryetari i parlamentit të Shqipërisë. Asokohe, Shqipëria, një vend me shumicë myslimane me 2.9 milionë banorë, që është në kufi me Greqinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi, po kandidonte për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të cilat zhvilloheshin përkatësisht në prill dhe qershor 2017.
-
Aktualitet9 hours ago
Avokatja miliardere e Lulzim Bashës/ Zbulohet pasuria e Erinda Ballancës
-
Aktualitet22 hours ago
Pamjet makabre: Si vriten dhe hidhen qentë në landfillin e Sharrës
-
Aktualitet8 hours ago
Zbardhet lidhja e prokurorit me Orest Sotën/ Pasuria nxjerr “zbuluar” Besnik Muçën e Krimeve të Rënda
-
Aktualitet23 hours ago
Paralajmërimi i Harxhit për Partinë Socialiste
-
Aktualitet9 hours ago
Paralajmëron Ngjela/ Pas Vettingut pritet të…
-
Aktualitet23 hours ago
PD ka lobuar kundër çeljes së negociatave?/ Flet Dashamir Shehi
-
Aktualitet7 hours ago
Grida Duma “shokon” Komisionin e Integrimeve/ Ambasadorja Vlahutin e nxjerr bllof
-
Kryesore Show Biz9 hours ago
Pamje të rralla: Si dukej Vera Grabocka 19 vjeçe kur luante në një film shqiptar