Connect with us

Sport

VIDEO/ Arsenal dështon në transfertë, Newcastle fiton me përmbysje kundër londinezëve

Publikuar

-

Ecuria e Arsenal këtë sezon në “Premier League” ka lënë për të dëshiruar, fakt ky që është përforcuar edhe sot në transfertën kundër Newcastle. Ekipi i drejtuar nga Wenger është mundur me shifrat 2-1, duke mos arritur dot të ruante avantazhin e marrë në minutën e 14-t me Laccazzete.

Vendasit reaguan pas këtij goli dhe në minutën e29-t arritën fillimisht të barazonin rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë e përmbysën atë.

LEXO EDHE:  Iniesta mes Kinës dhe Anglisë/ E duan Man.City e Arsenali

Me këtë humbje Arsenal i jep mundësinë Chelsea-s të shkëputet për vendin e 5-t, ndërsa rrezikon edhe të 6-n pasi ndodhet vetëm 2 pikë më shumë se Burnley. Nga ana tjetër Newcastle renditet në vendin e 10-t me 41 pikë. /BW

Aktualitet

FSHF kërkon ndëshkimin e Erjon Braçes

Publikuar

-

By

Pas incidentit të ndodhur në sfidën Skënderbeu-Partizani, ku u raportua se deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka goditur me çakmak gjyqtarin e ndeshjes, ka reaguar edhe vetë Federata Shqiptare e Futbollit.

Me anë të një deklarate për shtyp, FSHF i ka bërë thirrje policisë të marrë masa ndaj deputetit socialiste.

Si duket kjo është një përgjigje e Dukës, pas kërkesës së auditimit të FSHF, kërkesë kjo e bërë nga Erjon Braçe, i cili është njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Kërkesa e FSHF:

“Marrim shkas nga ngjarja e ditës së hënë datë 23.04.2018, kur deputeti socialist z.Erion Braçe, kreu një gjest të shëmtuar në shkallët e stadiumit, duke tentuar të godasë me sende të ndaluara zyrtarët e ndeshjes Partizani – Skënderbeu.

Së pari, veprime të tilla antisportive, vijnë në kundërshtim me parimet e përgjithshme të etikës të parashikuara nga Kodit të Sjelljes së Deputetëve të Republikës së Shqipërisë, pasi nuk e bëjnë deputetin një model për qytetarët dhe nuk nxisin zbatimin e standardeve më të larta të sjelljes për të rinjtë.

Së dyti, çakmaku përbën një send të palejuar në mjediset sportive sipas nenit 49 të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” dhe konform nenit 55 të këtij ligji, shkelja e dispozitës së sipërcituar përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga dhjetëmijë deri në pesëdhjetëmijë lekë e cila vendoset nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative pranë komisariatit të policisë vendore.

LEXO EDHE:  Iniesta mes Kinës dhe Anglisë/ E duan Man.City e Arsenali

Federata Shqiptare e Futbollit, si organi kompetent për organizimin e sportit të futbollit në vend, ka për detyrë të marrë masa për parandalimin e dhunës duke promovuar sportin e pastër dhe tolerancën.

Në këtë kuptim sjellja e deputetit është publikisht e dënueshme dhe kërkojmë të mbahet parasysh nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në kuadër të vlerësimit të plotë të standardeve etike të miratuara dhe për ndikimin që këto standarde kanë pasur në punën politike të deputetit.

Rasti i deputetit Braçe nuk është i izoluar, kujtojmë se edhe në të shkuarën, deputetë të të gjitha forcave politike kanë shkaktuar incidente të panevojshme në shkallët e stadiumeve, duke i kthyer ato në “kredit” politik. Bazuar në sa më sipër, kërkojmë nga Komisionit të Shqyrtimit të Kundërvajtjes pranë Policisë së Shtetit, procedimin administrativ ndaj deputetit Erion Braçe. Me konsideratë; Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku” /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Icardi: Interi është e tashmja ime, të ardhmes nuk i dihet

Publikuar

-

By

“Prej shumë kohësh Interi është skuadra ime. Ky është motivi se përse kisha nevojën për të vazhduar të qëndroja këtu edhe për disa kohë. Reali i Madridit apo Chelsea? Jam gjithmonë i përqëndruar mbi objektivat e mi dhe ato të skuadrës. E ardhmja nuk mund të hamendësohet, por e tashmja ime është këtu tek Interi. Në Milano kam shtëpinë, miqtë e mi dhe një jetë që dua ta jetoj”.

Fjalë këto të Mauro Icardit kapitenit të Interit për mediat argjentinase. Bomberi nga Rosario i ka trembur disi tifozët zikaltër me deklaratat se të ardhmes nuk i dihet, megjithatë fansat e Interit duhet të qëndrojnë të qetë sepse Maurito për momentin mendon vetëm për Interin dhe për të arritur objektivat me skuadrën zikaltër. Icardi sapo ka festuar kuotën e 100 golave me Interin në Serinë A, një arritje e rëndësishme kjo për sulmuesin 25-vjeçar.

LEXO EDHE:  Iniesta mes Kinës dhe Anglisë/ E duan Man.City e Arsenali

“ Jam i lumtur që kam hyrë në historinë e një klubi të madh si Interi. Është diçka që më bën krenar dhe që se kisha menduar kurrë se do ta arrija. Nuk është e lehtë të arrish shifra të tilla në një kampionat si ai italian, por falenderoj shokët e skuadrës që ma kanë bërë të mundur të arrij diçka të tillë. Gara për një vend në Champions? Jam optimist dhe kam besim se shumë shpejt Interi do të jetë aty ku meriton të jetë. A do të jem në Botëror? Jam 25-vjeç dhe jam kapiteni i Interit, dëshira ime është të luaj një Botëror me Argjentinën nëse ky moment nuk do të jetë tani shpresoj ta bëj në të ardhmen”. /SS

LEXO TE PLOTE

Sport

Wenger: Kohët e largimit nuk i zgjodha unë, Luis Enrique më pëlqen

Publikuar

-

By

Arsene Wenger flet për largimin e tij nga Arsenali në fund të këtij sezoni me trajnerin francez që pak ditë më parë vendosi të komunikojë lamtumirën e tij nga topçinjtë e Londrës pas plot 22 viteve.

“ Koha e largimit nga Arsenali nuk ishte një vendim i marrë nga unë”.

Një deklaratë kjo se Wenger do të kishte shumë dëshirë të repsektonte kontratën e tij me Arsenalin që skadonte në verën e vitit 2019-të, por nxitja e tifozëve për t’u larguar pasi fansat e topçinjëve nuk e duan më francezin në stolin e skuadrës bënë që Wenger të merrte vendimin për tu larguar përpara kohe. Për pasuesin e tij në stolin e Arsenalit francezi nuk dëshironte të bënte asnjë sugjerim por la të kuptohet se i pëlqen shumë Luis Enrique. /SS

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet19:58 - 25 April, 2018

FOTO/ Kryetari i Lulit rikthen “Republikën e re” në Durrës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në PD-në e Durrësit pas dorëheqjes së Oerd Bylykbashit, zgjodhi që të emëronte vetë...

Aktualitet19:52 - 25 April, 2018

Aksident i rëndë/ Makina përplas për vdekje një 18-vjeçar

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një...

Aktualitet19:42 - 25 April, 2018

Quiz politik/ Deputeti i Lulit që është më katolik se Fahriu dhe Papa

Një tjetër deputet i Bashës, Aurelës, kunatit dhe të dashurit vjehrrit Xhafe, ka shfaqur padurim për tu bërë pjesë e...

Aktualitet19:35 - 25 April, 2018

Ligji i ri grek/ 300 euro për leje 3 vjeçare

Greqia ka miratuar një projektligj të ri, për shtetasit të cilët vendosin të qëndrojnë atje, projektligj i cili, përjashton një...

Aktualitet19:30 - 25 April, 2018

Shqipëri-Kosovë-raporti i organizatës presticioze/ Urrejtja ndaj gazetarisë kërcënon demokracitë

Organizata “Gazetarët pa kufij”, me seli në Paris vlerëson në raportin e saj për lirinë e medies se po rritet...

Aktualitet19:18 - 25 April, 2018

VIDEO – Merkel dhe Rama në konferencë të përbashkët për shtyp/ Ja qëndrimi i Kancelares

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin. Në një konferencë të përbashkët për...

Aktualitet19:11 - 25 April, 2018

Përfundon takimi i partive të opozitës/ Anashkalohet kërkesa për zgjedhje të parakohëshme

Para pak minutash ka përfunduar takimi i partive politike opozitare të Kosovës, i thirrur nga LDK, e vila është edhe...

Aktualitet19:06 - 25 April, 2018

FSHF kërkon ndëshkimin e Erjon Braçes

Pas incidentit të ndodhur në sfidën Skënderbeu-Partizani, ku u raportua se deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka goditur me...

Sport18:58 - 25 April, 2018

Icardi: Interi është e tashmja ime, të ardhmes nuk i dihet

“Prej shumë kohësh Interi është skuadra ime. Ky është motivi se përse kisha nevojën për të vazhduar të qëndroja këtu...

Aktualitet18:53 - 25 April, 2018

Iu kap 613 kg kokainë, kompania “Arbri Garden” fshin asetet/ Prokuroria nuk i bllokon

Kompania e frutave ekzotike “Arbri Garden” në kontenierin e të cilës u sekuestruan 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia...

Sport18:48 - 25 April, 2018

Wenger: Kohët e largimit nuk i zgjodha unë, Luis Enrique më pëlqen

Arsene Wenger flet për largimin e tij nga Arsenali në fund të këtij sezoni me trajnerin francez që pak ditë...

Aktualitet18:34 - 25 April, 2018

Qëlloi me armë zjarri drejt policisë/ Në pranga 32-vjeçari

Policia greke ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar, pasi kishte qëlluar me armë zjarri drejt policisë në Kallithea të...

Sport18:27 - 25 April, 2018

Tifozët kundër Juves/ Protesta të ashpra para derbit të Italisë

Situatë aspak e qetë te Juventusi vetëm 3 ditë përpara sfidës shumë delikate ndaj Interit në Serinë A, përballje që...

Aktualitet18:21 - 25 April, 2018

“Toleranca fetare në Shqipëri”/ Meta: Të luftojmë me forcë antivlerat sociale

Të luftojmë me forcë antivlerat sociale, ka deklaruar sot Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili ka marrë pjesë në...

Sport18:04 - 25 April, 2018

Kukësi relaksohet në plazh/ Pacult: T’i shtyjmë festën Skënderbeut

Futbolli është një sport që kërkon maksimumin në aspektin fizik. Pjesa aerobike është determinante thuajse sa pjesa teknike, megjithatë ekziston...

Aktualitet17:43 - 25 April, 2018

Video-denoncimi/ Ja si vidhen biznesmenët nga inspektorët e “Rilindjes”

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të...

Aktualitet17:26 - 25 April, 2018

Përfundon takimi Merkel-Rama/ Zbardhet qëndrimi i Kancelares gjermane

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin. Burime nga takimi, bëjnë me dije...

Aktualitet17:26 - 25 April, 2018

Ish-deputeti socialist: “Gulf”, piramidë e qeverisë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetar i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, ka reaguar lidhur me falimentimin e kompanisë së tregtimit...

Aktualitet17:21 - 25 April, 2018

Hapja e negociatave/ Mustafaj: Ndikimi i Gjermanisë, zero!

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur për dhënien e rekomandimit të KE-së,...

Aktualitet17:13 - 25 April, 2018

Publikohen fotot e rralla të Kryeministrit të Kosovës/ Sherr dhe grushta me ushtarët rus

Një fotografi e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e vitit 2000 është shpërndarë nëpër portalet serbe gjatë ditës së sotme....

Life Style17:00 - 25 April, 2018

A e dinit se fillimisht Toka nuk ka pasur njerëz me sy blu ?

Kërkime shkencore nga Universiteti i Kopenhagenit, Danimarkë, kanë zbuluar se njerëzit me sy blu kanë ardhur si pasojë e një...

Aktualitet16:56 - 25 April, 2018

“Skifterët” e Brukselit/ Ja çfarë ndodhi me Pëllumb Xhufin në Belgjikë

Brenda një kohe të shkurtër dhe thuajse për të njëjtën tematikë po bëj këtë intervistë të dytë me historianin e...

Aktualitet16:51 - 25 April, 2018

“Finalja e parakohshme” Bayern-Real/ Ja kush është favorit sipas kompanive të basteve

Bayern Munich, do të presë këtë mbrëmje në një super duel në “Allianz Arena”, galaktikët e Real Madrid. Në këtë...

Aktualitet16:46 - 25 April, 2018

“Më goditi me çakmak”/ Braçe akuzon arbitrin, përplaset me “Panorama Sport”

Arbitri i ndeshjes Partizani-Skënderbeu, Andi Koçi, pretendon se është qëlluar me një çakmak nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe,...

Life Style16:45 - 25 April, 2018

Lopët e së ardhmes do të jenë të lidhura në internet

Përdorimi i teknologjisë së zgjuar nuk ka kufij dhe mund të përdoret veçanërisht në bujqësi. Një kompani holandeze ka sjellë...

Aktualitet16:44 - 25 April, 2018

Nuk bëhesh shtetas i Maqedonisë pa njohur gjuhën maqedone

Rreth 2000 qytetarë kanë marrë përgjigje pozitive për shtetësinë e Maqedonisë gjatë tre viteve të fundit, ndërsa rreth 300 qytetarëve...

Aktualitet16:36 - 25 April, 2018

Bayern me mungesa të rëndësishme/ Real zgjedh sulmin si “armë” në “Allianz Arena”

Mbrëmja e sotme rezervon gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, mes Bayern Munich dhe Real Madrid, të quajtur ndryshe...

Life Style16:35 - 25 April, 2018

Më thuaj ç’ngjyrë e ke portofolin, të të them sa mbarë do të ecë me paratë!

Keni dëgjuar ndonjëherë për Feng Shui-n? Nëse jo, është koha të mësoni tani, në të kundërt hidhuni në paragrafin tjetër....

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Mijëra nëna të virgjëra, studimi që po “shokon” botën

Rezultatet e një studimi afatgjatë mbi shëndetin riprodhues, botuar në Revistën Mjekësore Britanike ka zbuluar se 1 në 200 gra...

Close