Connect with Us

Thellohen hetimet ndaj ish-Kryeprokurorit/ Pritet  arrestimi i Adriatik Llallës

Aktualitet

Thellohen hetimet ndaj ish-Kryeprokurorit/ Pritet  arrestimi i Adriatik Llallës

Publikuar

-

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla pritet të arrestohet nga momenti në moment.

Konfimimi vjen nga burime për CNA.al nga Prokuroria e Durrësit . Të njëjtat burime saktësuan se ndaj Llallës rëndojnë disa akuza dhe hetimet pritet të thellohen.

Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla  ka nisur një muaj më parë nga Prokuroria e Durrësit në lidhje me 4 akuza.

Llalla akuzohet për  mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimi i rremë të pasurisë, mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi, pastrimit i produkteve të veprës penale, si dhe shpërdorim detyre.

Ndër katër akuzat bie në sy ajo e kalimit në kufi të shumave monetare më shumë sesa e lejon ligji.

Aktualisht çdo shtetas duhet të deklarojë nëse ka me vete mbi 10 mijë euro, e në rastin në fjalë duket se Llalla ka patur më shumë se kaq. Por nuk dihet ende zbulimi i kësaj shkeljeje, është bërë në Shqipëri apo në pikat kufitare të ndonjë shteti të huaj.

Llalla po ashtu është akuzuar edhe publikisht për pasuritë e shumta të krijuara në një kohë të shkurtër si dhe për transaksionet që ka kryer duke rritur vlerën e tyre: një mekanizëm ky i njohur në skemat e pastrimit të parave.

Aktualitet

“Reforma në Drejtësi 3-vjeç”/ Soreca zbulon se sa miliona euro po investon BE për finalizimin e saj

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luingi Soreca ka reaguar lidhur me inagurimin e godinës së re të SPAK, e quajtur ndryshe “Poli i Drejtësisë”.

Soreca shprehet se në këtë tre vjetor të Reformës në Drejtësi është për të festuar por dhe për të parë nga e ardhmja, ndërsa ka bërë me dije dhe investimin e BE-së në vend në kuadër të kësaj reforme.

Reforma në Drejtësi është 3 vjeç! Një moment për të festuar, por edhe për të parë të ardhmen.

BE  po vë 42 milionë euro për të konsoliduar këtë arritje historike dhe për të finalizuar reformën. Për të mirën e çdo qytetari shqiptar. #BE për Drejtësinë #BE për Shqipërinë.”

Ndërkohë, më herët Shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera tha se reforma në drejtësi do të çelë derën e Shqipërisë për në BE.

 “Ju bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të ndërmarrin procesin pa asnjë vonesë. Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.

Po ashtu të gjitha institucionet kanë një mundësi dhe shans historik. Është një mundësi, pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë, është një mundësi për të çelur derën për në BE”, tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në Drejtësi/ Moses: SPAK do të çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones, e ndodhur në cermoninë e inagurimit të godinës së re të SPAK, “Poli i Drejtësisë”, deklaroi se Amerika vijon që të jetë në krah të Shqipërisë.

Duke folur përpara të pranishmëve në godinën e re të institucioneve të drejtësisë, Moses-Ones tha se mungesa e Gjykatave tregon se procesi i rivlerësimit ka funksionuar dhe nga drejtësia janë larguar njerëzit e korruptuar.

“Vettingu ka qenë themeli për pjesën tjetër të reformave. Tani një numër i madhe 15% janë rivlerësuar, disa kanë kaluar dhe shumë kanë dështuar. Kjo përfshin gjyqtarët e lartë dhe Kushtetues. Disa thonë se është problem, por kjo tregon se përse reforma ishte e nevojshme. Sistemi i vjetër ishte i kapur nga korrupsioni dhe ata që veprojnë në hije për të mbajtur Shqipërinë prapa, reforma në drejtësi e theu dhe po ua kthen njerëzve.

Tre vjet më pas kemi një këshill të lartë të prokurorisë dhe gjyqësor dhe po punojnë për të ripërtërirë gjykatën e lartë dhe krijimin e SPAK-ut.  Kjo ndërtesë do të i japë KLP-së, KLGJ-së dhe Magjistraturës një shtëpi të re dhe moderne. Do të shohë një Shqipëri më SPAK-un dhe BKH për të çliruar shqiptarët nga krimi dhe korrupsioni. SHBA ka qëndruar krah Shqipërisë dhe i kanë nxitur këto ndryshime, ne qëndruam krah Shqipërisë dhe po qëndrojmë krah Shqipërisë. Ne po qëndrojmë krah Shqipërisë teksa po ngrihet SPAK-u. Jeni të sigurt, ne do të vijojmë që të qëndrojmë krah Shqipërisë”-përfundoi Moses-Ones./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nuk dija si të menaxhoja famën, vajzat, suksesin”/ Majk flet për periudhën më të vështirë të jetës

Publikuar

-

Majk është kthyer në një nga reperët më të pëlqye dhe të komentuar të shoëbizit.

Sot reperi ishte i ftuar në emisionin “Pushime on top” ku katreguar detaje rreth jetës dhe karrierës.

Majk është shprehur se pas shumë lutjeve Zoti i ka dhënë një mundësi të dytë dhe po përpiqet ta përdorë në mënyrën e duhur.

“I jam fal zotit çdo natë, i jam lutur për një mundësi të dytë, se e kisha të parin por isha shumë i ri dhe nuk dija si ta menaxhoja. Kur isha 19 vjeç nuk dija si të menaxhoja famën, vajzat, suksesin, e kuptoja që nuk isha as për koncerte, për asgjë. Aty kam kaluar një periudhë të vështirë të jetës time”, ka thënë reperi.

Gjithashtu ai ka treguar se është single dhe për momentin i është kushtuar totalisht kujdesjes për të birin, Roan.

LEXO TE PLOTE