LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të heqësh dorë nga bulmeti të bën mirë për lëkurën, por të prish punë tjetërkund

15 Prill 2018, 14:25, Lifestyle CNA
Të heqësh dorë nga bulmeti të bën mirë për

Çdo ditë e më shumë njerëzit rrotull nesh kanë kërkesa të ndryshme dietike. Dikush nuk konsumon gluten, dikush është vegjetarian, dikush ka hequr dorë nga sheqeri e të tjerë nga bulmeti.

Personat që janë intolerantë apo diabetikë, nuk kanë zgjedhje në këtë mes, ndërsa të tjerët mund të jenë duke i bërë dëm vetes. Sidomos ata që heqin dorë nga bulmeti ose veganët.

Arsyeja kryesore pas eleminimit të bulmetit është idea se të pastron lëkurën dhe pakëson shanset për të formuar akne. Është e vërtetë që bulmeti shkakton akne, por eleminimi i tij zgjidh diçka dhe shkakton një problem tjetër. Nëse hiqni dorë tërësisht nga bulmeti, me kalimin e kohës do të bëheni intolerantë ndaj produkteve të këtij grupimi.

Të jesh intolerant ndaj laktozës do të thotë ta tresësh me vështirësi laktozën e cila gjendet në bulmet. Intoleranca në fjalë shkaktohet nga mungesa e enzimës që tret laktozën, laktaza.

Fëmijët e vegjël, nën pesë vjeç, kanë zakonisht nivele të larta laktaze në trup, por me kalimin e viteve ky nivel bie. Sidoqoftë, sa më shumë bulmet të konsumoni, aq më shumë laktazë prodhon trakti tretës.

Nëse hiqni dorë nga bulmeti për hir të lëkurës apo peshës, kur të doni t?i riktheheni sërish do ta keni të vështirë. Konsumimi i bulmetit do t?ju shkaktojë fryrje të barkut, zhurmë të zorrëve, diarre, gaz dhe të vjella.

Sidoqoftë, nëse jeni të vendosur të konsumoni sërish bulmet pas një periudhe pa të, niseni ngadalë. Kosi dhe djathi kanë nivele më të ulëta laktoze se qumështi dhe rekomandohe të konsumohen me ushqime të tjera që të mos rëndojnë stomakun./CNA

Lajmet e fundit nga