Takaj: UEFA do të bëjë kurban Skënderbeun, këtë vit në Champions League – CNA
Connect with us

Sport

Takaj: UEFA do të bëjë kurban Skënderbeun, këtë vit në Champions League

Publikuar

-

Ardjan Takaj thotë gjithçka në emisionin Zona Gol në Supersport. Presidenti i Skënderbeut foli për shumë tema nga fitorja në KAS, te dënimi i UEFA-s, e deri tek motivimi i skuadrës.

Fitorja në KAS?

Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne sepse titullin e kishim fituar në fushë, dhe ai trofe ishte i yni. Ishte një detyrë e klubit ta ritkthente atë titull për të gjithë lojtarët që kanë derdhur djersë në fushë për ta fituar.

A është një ogur i mirë kjo fitore, për të tentuar një tjetër fitore në KAS, tashmë ndaj UEFA-s?

Kjo është një çështje tjetër por besoj që është një ogur i mirë, pasi KAS, kështu funksionon, shpresojmë shumë në heqien e dënimit, pasi nuk është e drejtë që UEFA të bëjë shembull Skënderbeun duke e dënuar me 10 vite pa patur fakte.

A ishte i vështirë qëndrimi jashtë Europës për një vit?

Skënderbeu tashmë është një klub që luan në nivele të larta. Kampionati shqiptar nuk është objektivi ynë i vetëm pasi duam të bëjmë mirë dhe të shkojmë sa më larg në kompeticionet europiane. Kalimi i 4 tureve është një tregues i qartë i rritjes së nivelit të skuadrës sonë. Nëse do të mbetemi jashtë Europe do të jetë shumë e vështirë për të menaxhuar klubin, si në aspektin ekonomik ashtu edhe për të mbajtur futbollistët aktualë, pasi lojtarët e Skënderbeut duan të luajnë në Europë dhe të dhurojnë paraqitje sa më të mira aty në mënyrë që të evidentohen edhe nga klube të rëndësishme europiane.

Si arrini ta motivoni skuadrën në këto momente?

Pjesa e motivimit është pak e vështirë pasi të gjitha mediat janë të fokusuara tashmë te Skënderbeu dhe kjo gjë nuk u bën mirë lojtarëve. Megjithatë ata janë profesionistë dhe mundohen të japin më të mirën e tyre, gjithsesi ne do të vazhdojmë këtë proces për të fituar pafajsinë dhe do ta çojmë apelin deri në gjykatën federale zvicerane nëse do të jetë e nevojshme.

LEXO EDHE:  Ditë speciale te Skënderbeu/ Trajneri dhe ylli i ekipit festojnë ditëlindjen

Si e shpjegoni dënimin e Skënderbeut me 10 vite?

Nëse do të ishte rasti i një klubi të madh, UEFA as që do të merrej fare me dyshime të tilla që vinë vetëm si pasojë e disa telefonatash dhe pa patur fakte. Por meqë ne jemi një klub i vogël, kërkojnë të bëjnë dikë kurban dhe në këtë rast kanë gjetur Skënderbeun për të dënuar. UEFA ka 15 vite që monitoron sistemin BFDS dhe kërkon të dënojë dikë meqë në këto 15 vite nuk ka dënuar asnjë klub, lidhur me këtë sistem që monitoron lëvizjen e koefiçentëve.

Kur pritet që KAS të jap përgjigje për këtë çështje?

Në fakt ne për momentin e kemi apeluar vendimin në Uefa dhe presim përgjigjen e apelit të UEFA-s, për ta çuar çështjen në KAS, më pas KAS do ta na përcaktojë një datë për përgjigjen. Unë jam i sigurt te pafajsia e Skënderbeut dhe besoj që do ta fitojmë çështjen. Nuk pretendojmë ulje të dënimit pasi qoftë edhe 1 vit jashtë Europe është shumë, duam falje nga KAS.

A do të merrni pjesë këtë edicion në Kupat e Europës?

Avokatët tanë na kanë siguruar që do marrim pjesë në këtë sezon në Champions League sepse edhe koha nuk është e mjaftueshme që KAS të japë një vendim deri në pareliminatoret e Championsit. Ne kemi marrë pjesë në kompeticionet europiane pikërisht në grupet e Europa League kur po dyshoheshim mbi këtë cështje dhe nëse marrim pjesë sërish nuk prishim integritetin e garës. Mendoj që vendimi i KAS do të vijë midis tetorit dhe nëntorit të këtij viti.

Po nëse dënimi nuk hiqet nga KAS, a do të vazhdojë projekti juaj te Skënderbeu?

Pavarsisht gjithçkaje ne do të vazhdojmë të investojmë te Skënderbeu, projekti vazhdon pasi jemi nje klub model. /SS

Aktualitet

Skedina e ditës/ Keto janë ndeshjet që mund t’ju bëjnë me lekë sot

Publikuar

-

By

Analistët e Betfair kanë përzgjedhur këto 4 ndeshje për sot:

  1. Liverpool – Chelsea gol/gol 3+  1.90
  2. Leipzig – Stuttgart 1 1.90
  3. Atalanta – Torino 1 2.10
  4. Valencia – Celta Vigo 1 1.90 /CNA.al
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Debutimi i pazakontë i portierit shqiptar/ Luan si një tifoz dhe bën gafën e madhe

Publikuar

-

By

Një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e tij, por edhe për tifozët shqiptarë, Arijanet Muriqi e nisi nga minuta e parë takimin me Mançester Sitin.

Portieri shqiptar bëri debutimin me ekipin që drejtohet nga Guardiola, duke luajtur nga minuta e parë në ndeshjen e Kupës ndaj Oksfordit. Takimi përfundoi me rezultatin 0-3, ndërsa duke parë 90 minutat e plota, ky debutim i Muriqit, mund të quhet në tërësi si i pazakontë.

Oksfordi nuk shkoi asnjëherë të vetme në portën kundërshtare, për të goditur dhe rrezikuar sadopak portën e mbrojtur nga Muriqi. Praktikisht, gardiani shqiptar gjendej vetëm në listë, me pretendimin se ishte titullar, pasi në fushë nuk është parë asnjëherë të vetme.

LEXO EDHE:  Ditë speciale te Skënderbeu/ Trajneri dhe ylli i ekipit festojnë ditëlindjen

Madje edhe në momentin kur ai doli si protagonist në fushë, ishte për keq. Një rivënie anësore e gjatë nga një prej lojtarëve të Oksfordit, bëri që Muriqi të dilte nga zona e tij në mënyrë të gabuar. Edhe pse tërësisht e panevojshme, nga ana tjetër mund të konsiderohet e kuptueshme ajo gafë e shqiptarit, që mund të rezultonte edhe fatale, sepse rezultati ishte ende në shifrat 0-1.

Muriqi doli huq për të nxehur muskujt e tij dhe duke kërkuar të mbahej mend për një arsye në këtë ndeshje, por duke bërë një gabim trashanik. Ia hedh paq, sepse përballë tij ka kundërshtarë modest që nuk shfrytëzojnë as rastet e falura.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E marta u sjell fat/ Dy futbollistët e Kombëtares shkëlqejnë në Itali

Publikuar

-

By

Emanuele Ndoj dhe Ledian Memushaj, kanë qenë titullar në ndeshjet e radhës të Serisë B me skuadrat respektive. Kështu mesfushori Ndoj u aktivizua me Brescian për 90 minuta, duke bërë paraqitje pozitive në sfidën kundër Palermos. Takimi u mbyll me rezultatin 2-1 për Brescian që mori tre pikë të rëndësishme në kampionat, ndërsa Emanuele Ndoj ka bërë paraqitje të mirë, duke u vlerësuar pozitivisht nga mediat italiane. “Është shumë intensiv dhe dinamik në mesin e fushës. Rrezikon shumë në pjesën e parë të lojës”-shkruan Tuttomercatoweb, duke vlerësuar kështu performancën e futbollistit shqiptar me notën 6.5.

Edhe për Ledian Memushaj ka qenë një mbrëmje pozitive, madje me fat për mesfushorin, i cili u bë protagonist në fitoren e Pescara ndaj Crotone.

LEXO EDHE:  Ditë speciale te Skënderbeu/ Trajneri dhe ylli i ekipit festojnë ditëlindjen

Në minutën 19` të takimit, Memushaj jep asistin e golit të parë, i cili shënohet nga Mancuso. Por jo vetëm kaq, pasi mesfushori kuqezi isht aktiv gjatë gjithë takimit dhe bëri paraqitje të mirë duke ndalur shumë nga aksionet e kundërshtarëve. Për këtë arsye ai ka marrë vlerësim pozitiv, si një nga futbollistët më të mirë të takimit, përfshi dhe autorin e dy golave, Mancuso.

“Përfaqësues i shkollës së vjetër. Ai lufton si një luan dhe gjuan çdo top të mundshëm, ndihmon shumë në golin e parë të Mancuso”-shkruan Tuttocalionews.it. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet11:25 - 26 Shtator, 2018

Trafikonin emigrantë/ Dënohet banda me organizatorë shqiptarë

Gjykata britanike ka dhënë dënimin për 7 antarët e një grupi trafikantësh që dërgonin ilegalisht emigrantë në Britani të Madhe...

Aktualitet11:10 - 26 Shtator, 2018

Skedina e ditës/ Keto janë ndeshjet që mund t’ju bëjnë me lekë sot

Analistët e Betfair kanë përzgjedhur këto 4 ndeshje për sot: Liverpool – Chelsea gol/gol 3+  1.90 Leipzig – Stuttgart 1...

Aktualitet11:04 - 26 Shtator, 2018

Dokumentet ekskluzive/ Zbulohet leja e dytë e Bashës për ortakun e vjehrrit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në pothuajse të gjitha daljet mediatike me shumë sesa të akuzojë qeverinë, sulmon biznesin....

Aktualitet10:59 - 26 Shtator, 2018

Rama jep lajmin e mirë për prindërit e rinj/ 8-fishohet bonusi për bebet

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë prezantimit të platformës sociale të projekt buxhetit të 2019-ës dha një lajm të mirë...

Aktualitet10:49 - 26 Shtator, 2018

Greqia në alarm, më 1 tetor cikloni godet vendin

Shërbimi meteorologjik në Greqi, ka paralajmëruar se më datë 1 tetor, pjesa perëndimore e vendit do të preket nga një...

Aktualitet10:42 - 26 Shtator, 2018

Debutimi i pazakontë i portierit shqiptar/ Luan si një tifoz dhe bën gafën e madhe

Një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e tij, por edhe për tifozët shqiptarë, Arijanet Muriqi e nisi nga minuta...

Aktualitet10:31 - 26 Shtator, 2018

Foto-Thaçi vijon takimet me familjen Soros

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ndalet në takimet e tij me George dhe Aleks Soros. Takimi i tyre i...

Aktualitet10:26 - 26 Shtator, 2018

E marta u sjell fat/ Dy futbollistët e Kombëtares shkëlqejnë në Itali

Emanuele Ndoj dhe Ledian Memushaj, kanë qenë titullar në ndeshjet e radhës të Serisë B me skuadrat respektive. Kështu mesfushori...

Aktualitet10:17 - 26 Shtator, 2018

I shpallur në kërkim për dhunë në familje/ Arrestohet 33 vjeçari

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi i cili ishte i shpallur në kërkim. Shtetasi Alfred...

Aktualitet10:06 - 26 Shtator, 2018

Meta takim me homologun polak/ “Turistët polakë forcojnë miqësinë mes nesh”

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar mëngjesin e sotëm me presidentin polak Andrzej Duda. Ky takim u realizua në...

Aktualitet09:50 - 26 Shtator, 2018

Kthetrat e Soros “pushtojnë” Shqipërinë/ Zbulohet skandali me Reformën në Drejtësi

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të qeverisë, në lidhje...

Aktualitet09:45 - 26 Shtator, 2018

Niveli i lartë i pesticideve/ Greqia asgjëson 4.6 ton domate nga Shqipëria e Italia

Greqia ka bërë bllokimin e 4602 kg domateve të cilat ishin të importuara nga Italia dhe Shqipëria. Sipas agjensisë e...

Aktualitet09:31 - 26 Shtator, 2018

Zjarr në Lushnje/ Flakët pushtojnë kodrat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka pushtuar kodrat e Allprenjat në Lushnjë. Mësohet se zjarri ka përfshirë kodrat me...

Aktualitet09:21 - 26 Shtator, 2018

Prokuroria merr në dorë të dhënat e politikanëve/ Priten arrestime të bujshme

Goditjet në nivele të larta pritet të nisin në fillim të vitit 2019. ILDKP ka nënshkruar një marrëveshje që ka...

Aktualitet09:11 - 26 Shtator, 2018

“Sulltanesha Kosem”/ Aishe kërkon të largohet nga jeta e sulltanit

Murati pagëzon trashëgimtarën e tij më të vogël. Çfarë kërkon Atike nga Mustafai i shkatërruar që humbi atë që donte...

Aktualitet08:58 - 26 Shtator, 2018

Tronditet politika shqiptare/ 400 pushtetarë të dyshuar për pastrim parash

Ndërkohë që pak ditë më parë në media u raportua se ka nisur verifikimi për pastrim parash për 400 politikanë...

Aktualitet08:51 - 26 Shtator, 2018

Drejtonin mjetin pa leje/ Në pranga dy të rinj

Policia e Beratit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të cilët drejtonin mjetin pa leje drejtimi....

Aktualitet08:38 - 26 Shtator, 2018

Shifrat e frikshme/ Shqipëria, me numrin më të lartë të kërkesave në botë për azil në BE

Edhe pse jetojnë në një vend që ka nisur rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE dhe nuk ka konflikte...

Aktualitet08:34 - 26 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 26 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 26 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:22 - 26 Shtator, 2018

Ndryshon moti/ Mësoni sa do jenë temperaturat për sot

Moti për ditën e sotme do të mbetet me  kthjellime e kalime  të pakta vranësirash në relievet malorë. Era do të jetë...

Aktualitet08:14 - 26 Shtator, 2018

Horoskopi i ditës, 26 shtator 2018 

DASHI 21. mars – 20. prill Kjo do të jetë një javë mjaft e ngjeshur e cila do ju lejojë që...

Aktualitet23:47 - 25 Shtator, 2018

Deklarata bombë e Hoxhës/ Deputetes së PS-së i është vënë pistoleta në kokë

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Top Show” në Top Channel, ka lëshuar një deklaratë bombë. Hoxha i është...

Aktualitet23:35 - 25 Shtator, 2018

MIma: Paratë e vjedhura me koncesione do i kthehen shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se paratë e...

Aktualitet23:20 - 25 Shtator, 2018

Arrestimi i Safet Bajrit/ Reagon Ministri belg i Drejtësisë

Operacioni “Oaz” i cili konkludoi me arrestimin e 11 personave, mes tyre edhe Safet Bajri është komentuar nga ministri i...

Aktualitet23:20 - 25 Shtator, 2018

Historia e rrallë e yllit anglez/ “Kam në kokë 14 pllaka metalike dhe 28 vida…”

Nuk është e lehtë të asistosh në tërheqjen e lamtumirën e futbollistëve rreth të 35-ave apo më shumë, nga sporti...

Aktualitet23:16 - 25 Shtator, 2018

Hoxha jep alarmin/ Tregon pse Xhafaj po luan me dy karta

Gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit “Top Show” në Top Channel ka lëshuar akuza të forta nga policisë, e cila është...

Aktualitet23:02 - 25 Shtator, 2018

Interi duket në rrugë të mbarë/ Fiton ndaj një rivali të fortë

Inter ka fituar 2-1 ndaj Fiorentina në “San Siro” duke ndrequr fillimin e keq të kampionatit, Pasi mori vetëm katër...

Aktualitet22:54 - 25 Shtator, 2018

Referendumi në Maqedoni/ “Propaganda për bojkot, rrezik për vendin dhe rajonin”

Zv.Kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, se në prag të referendumit...

Trending

Read previous post:
Mbesa denoncon dajën në polici/ 55-vjeçari arrestohet në flagrancë

Policia e kryeqytetit ka arritur të arrestojë në kushtet e flagrancës një 55-vjeç, pasi është kallëzuar nga mbesa e tij...

Close