LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmojnë me thikë 39 vjeçarin/ Arrestohen autorët

15 Prill 2018, 09:21, Kronika CNA
Sulmojnë me thikë 39 vjeçarin/ Arrestohen autorët

Më datë 14.04.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Ornel Toska, 29 vjeç dhe
Engjëll Lamaj, 20 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen Dëshmorët e Kombit për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M.M, 39 vjeç, banues në lagjen Dëshmorët e Kombit, Berat.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘?Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim??, parashikuar nga nent 88 dhe 25 të Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga