Connect with Us

Mbesa denoncon dajën në polici/ 55-vjeçari arrestohet në flagrancë

Aktualitet

Mbesa denoncon dajën në polici/ 55-vjeçari arrestohet në flagrancë

Publikuar

-

Policia e kryeqytetit ka arritur të arrestojë në kushtet e flagrancës një 55-vjeç, pasi është kallëzuar nga mbesa e tij 16-vjeçare për ushtrim dhune psikologjike dhe fizike.

Burime nga policia bëjnë me dije, se në pranga ka përfunduar A.N 55 vjeç nga Bathorja, i cili është denoncuar nga mbesa e tij D.L 16 vjeç për dhunë.

Po ashtu bëhet e ditur se, ndaj 16-vjeçares është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Më datë 14.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.L, vjeç 16, pasi daja A.N, vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” .
Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N vjeç 55, banues në Bathore, pasi më datë 14.04.2018, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës D.L, vjeç 16. Neni 130/a/1 i Kodit Penal. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shifra të larta të infektuarish/ Facebook lejon punëtorët të punojnë nga shtëpia deri në korrik të 2021-it

Publikuar

-

Nga

Shifra të larta të infektuarish/ Facebook lejon punëtorët të punojnë nga shtëpia deri në korrik të 2021-it

Rrjeti më i madh në botë në internet, Facebook lejon punonjësit e tij të punojnë nga shtëpia të paktën deri në korrik të vitit 2021, për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Një nga zëdhënëset e kompanisë bnë me dije se secili nga punonjësit merr 1000 dollarë për pajisje më të mira.
Kështu, Facebook po ndjek kompanitë e tjera të teknologjisë si Google dhe Twitter, të cilat po ecin në mënyrë të ngjashme.



LEXO EDHE:  Dhuna ndaj studentëve/ Lleshaj e Shahini injorojnë Komisionin e Edukimit

Sipas Facebook, nuk ka të ngjarë që shumë zyra në SHBA dhe Amerikën Latine të jenë në gjendje të rihapen këtë vit për shkak të numrit të madh të të infektuarve atje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ndezi zjarr për të pastruar token/ I merr flakë edhe banesa, humb jetën i moshuari në Mat

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditene sotme në fshatin Bujkë, Bashkia Mat ku një i moshuar ka humbur jetën.

Mësohet se shtetasi H. K., rreth 79 vjeç , banues në qytetin e Burrelit, dyshohet se ka ndezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat dhe si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe banesa e pa banueshme e tij, ndërsa shtetasi H. K., në përpjekje për të shuar zjarrin dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka humbur jetën.



LEXO EDHE:  Përplasja dhe dhuna te Teatri Kombëtar/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Lufta me Covid/ SHBA regjistron mbi 5 milionë të infektuar dhe 162 mijë viktima

Publikuar

-

Nga

SHBA vijon të ketë numrin më të lartë në botë të të infektuarve dhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Në SHBA rezultojnë mbi 162 mijë viktima nga COVID-19. Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në më shumë se 5 milionë që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave
të gazetës “New York Times”.



Institucionet shëndetësore shprehen se nëse 95 % e amerikanëve do të mbanin maska, do të shpëtoheshin më shumë se 66 mijë jetë njerëzisht.

LEXO EDHE:  Në gjendje të dehur në timon/ Makina e efektivit të policisë përmbyset në rrugë

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj studentëve/ Lleshaj e Shahini injorojnë Komisionin e Edukimit

Numri i vërtetë i infektimeve besohet se mund të jetë më i lartë për shkak të kapaciteteve testuese dhe zbulimeve se shumë njerëz që janë të infektuar me koronavirus, nuk kanë asnjë simptomë./CNA.al

LEXO TE PLOTE