LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fjalët paskan qenë të vërteta: Moderatorja shqiptare martohet së shpejti

15 Prill 2018, 08:53, Lifestyle CNA
Fjalët paskan qenë të vërteta: Moderatorja shqiptare

Prej ditësh, është përfolur se moderatorja e DigitAlb, Jona Spahiu, do t?i japë fund beqarisë me të dashurin Frenkli Ymeri.

Lajmi i papritur u bë i ditur fillimisht në emisionin radiofonik të mëngjesit ?Chaud Patate? në Energy Radio.

Iconstyle.al kontaktoi me Jona Spahiun, por ajo mohoi lajmin menjëherë pas fjalëve të përhapura në media. Duke qenë se ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën private, moderatorja ngurroi ta përhapë lajmin menjëherë.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin Thumb, Jona është pyetur sërish për këtë çështje!

?Së shpejti, ndoshta!?, është përgjigjur duke buzëqeshur për pyetjen nëse së shpejti do të kemi një dasmë nga çifti, tashmë i njohur.

Bukuroshja e ekranit ka muaj që ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie. Çifti bashkëjeton prej kohësh, ndërsa vendimi për të lidhur kurorë përforcon edhe më tej marrëdhënien e tyre.

Jona Spahiu dhe Frenkli Ymeri janë njohur në ambientet e Digitalb, pasi Frenkli punon si komentator sportiv. Frenkli ka edhe një biznes që merret me servise ndriçimi për koncerte, evente, dasma dhe me organizimin e tyre./CNA

Lajmet e fundit nga