Denoncimi/ Ministri i Ramës, “aksioner” tek Santa Quaranta?! – CNA
Connect with us

Aktualitet

Denoncimi/ Ministri i Ramës, “aksioner” tek Santa Quaranta?!

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar ku thotë: “Arben Ahmetaj, alias ministri Zho Zho, kalon pushimet e fundjaves ne resortin e Klement Balilit! Perflitet si bashkaksioner!”

Në mesazhin e publikuar nga Berisha shkruhet: “Doktor sot isha ne Sarande
dhe kurioziteti me çoj te shihja Santa Quaranten biznesi vazhdon normalisht atje dhe pse pretendohet se eshte mbyllur Ben Ahmetaj me shoqe atje i kalojne fundjavat.Ketu te gjithe flasin se ai eshte aksioner me balilin?!” /CNA.al

Aktualitet

Video-Kush është Erion Veliaj/ Rrëfimi i Arjan Çanit

Publikuar

-

By

Në maj të vitit 2011, familjarët e gazetarit të njohur, Arjan Çani kanë marrë një telefonatë kërcënuese, gjatë kohës që ai ndodhej në emisionin “Shqip”, duke komentuar shpërthimin pranë çadrës elektorale të PS.

Pasi u informua për kërcënimin, Çani u largua nga emisioni drejt banesës së tij, e pas denoncimit të ngjarjes në polici, vetë ai ka sqaruar për mediat rrethanat e kësaj ngjarjeje. “Unë isha në emision dhe ndërsa po flisja, mora një mesazh në celular. Më thanë se familjen time e kishin marrë në telefon dhe u kishin thënë do t`ju vendosim bombë në shtëpi, për ato që po thotë djali juaj në ekran” – deklaroi gazetari Arjan Çani.

Por, pas këtij kërcënimi, Arjan Çani gjatë një interviste në ABC News, i drejtoi gishtin kryebashkiakut aktual të Tiranës, Erion Veliaj.

“Fiks personazhi i fëlliqur që quhet Erion Veliaj, vjen fiks në momentin kur un ëiki nga studio, dhe çfarë nuk thotë në adresën time, duke më konsideruar edhe mua si njeri të lidhur me pushtetin. Duke bërë komente të tilla si maskarada politike, që unë një herë jam me këtë e një herë me atë, duke më përmendur pislliqe nga më të ndryshmet.

Unë nuk jam këtu sot për të demonstruar Erion Veliajn, sepse Erion Veliaj është një mashtrues ordiner, me të cilin unë nuk ia vlen të merrem, sepse unë jam gazetar dhe nuk ka asnjë lloj pune me atë personazh, por për të gjithë njerëzit që nuk patën mundësi të më dëgjonin në atë emsioni, i them Erion Veliajt se ai është një mashtrues ordiner. I cili publikisht në zgjehdjet e kaluara del e thotë se G99, mori 20 mijë vota, ndërkohë që mori apo nuk mori gjithsej 4 mijë vota.”-tha Çani në atë kohë.

LEXO EDHE:  Foto-Berisha zbulon prapaskenat e Kongresit të PS-së

Më tej, ai paralajmëroi socialistët se PS do të mbërthehej nga një bandë e rrezikshme dhe se Veliaj është pjesë e skenareve ogurzeza.

“Është një mashtrues ordiner që me prezencën e tij afër kryetarit të PS-së, vetëm sa i ka shtuar mosbesimin dhe tërheqjen e shumë socialistëve nga ajo parti.

Një bandë e rrezikshme ka mbërthyer PS-në, dhe në qoftë se ata larg qoftë fitojnë Tiranën, njerëzit do ta kuptojnë se kjo ka qënë një maskaradë e madhe, përfshirë këtu edhe perverset si Erion Velisë dhe bandës së tij, të cilët janë pjesë e këtyre skenarëve ogurzeza”.-u shpreh gazetari Arjan Çani./ CNA.al

Për më tepër ndiqni videon më poshtë:

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Të gjitha i bëmë me Ramën”/ Për çfarë e ka fjalën Elisa Spiropali

Publikuar

-

By

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali, nga Kongresi i Partisë Socialiste, ka zbuluar se përse e vlerëson kryeministrin Edi Rama.

“Të gjitha i bëmë me Ramën dhe PS, nuk u tutëm në rrugën për një reformë radikale për një sistem të ri drejtësie, të pavarur, të paanshëm, profesional për ti dhënë fund pandeshkueshmërisë. Rama dhe PS janë ideatorët, hartuesit dhe realizuesit e kësaj platforme të domosdoshme për vendin. Të tjerë ishin spektatorë dhe pengues”, ka thënë Spiropali.

Spiropali ka zgjedhur të merret me Opozitën, duke lëshuar një mesazh për të.

“Situata me opozitën që hidhet në humnerë nuk i bën nder vendit, jo se protestohet, respekt për ata që protestojnë se janë të varfër e ndihen të dobët, apo nuk e ndiejnë ende dorën e shtetit. Ne jemi të vetëdijshëm që ka shumë punë për të bërë”, është shprehur ajo.

LEXO EDHE:  Berisha uron Sulltan Novruzin/ Mirënjohje për kontributin në tolerancën ndërfetare

Më tej ajo i kyer përgjigje Opozitës e cila kërkon një Qeveri tranzitore pa Ramën.

“Ata që po përpiqen të na ndajnë në socialistë të vërtetë dhe rilindës, që thonë hiqni Ramën se ne nuk fitojmë dot, përmbysni qeverinë u them, o të keqkuptuar pushteti nuk merret me pazar as dhunë, por me votë e vetëm me votë shihemi në zgjedhjet e qershorit ku do fitojmë Shkodrën, Kukësin, Mallakastrën, Devollin, Lezhën dhe gjithë bashkitë”, ka thënë më tej Spiropali./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shqipëri-Turqi nuk ka mbaruar akoma/ Sot luhet ndeshja e dytë

Publikuar

-

By

Atë që nuk e bëri dot kombëtarja e madhe do përpiqet ta realizojë sot përfaqësuesja Shpresat e Shqipërisë. 21-vjeçarët e drejtuar nga Alban Bushi do të sfidojnë në orën 19:00 në “Elbasan Arena” Turqinë dhe do të kërkojnë në një farë mënyre të marrin “hak” për humbjen e kombëtares A në “Loro Boriçi”.

Shpresat nisin sot kualifikueset për kampionatin europian të vitit 2021 me objektivin për të bërë më mirë se në eliminatoret e kaluara dhe pse jo për të tentuar një nga 3 vendet e para në një grup shumë të vështirë ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Austria, Andorra, Kosova dhe sigurisht Turqia.

LEXO EDHE:  Foto-Berisha zbulon prapaskenat e Kongresit të PS-së

Pa portierin Selmani i cili për shkak të mungesës së Strakoshës në këtë grumbullim u bë pjesë e përfaqësueses së madhe, por me emra të tillë si Dajsinani, Selahi, Kallaku, Muçolli, Mala, Imeri e Vrioni, kuqezinjtë 21-vjeçarë do të tentojnë sot t’i nisin me këmbën e mbarë eliminatoret ndërsa shpresojnë që në “Elbasan Arena” të kenë edhe një mbështetje të shumtë në shkallët e stadiumit nga ana e tifozëve pasi hyrja në impiant është falas. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Trending

Read previous post:
Thellohen hetimet ndaj ish-Kryeprokurorit/ Pritet  arrestimi i Adriatik Llallës

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla pritet të arrestohet nga momenti në moment. Konfimimi vjen nga burime për CNA.al nga Prokuroria e Durrësit...

Close