Bayerni sërish në alarm, Vidal dëmtohet në stërvitje – CNA
Connect with us

Sport

Bayerni sërish në alarm, Vidal dëmtohet në stërvitje

Publikuar

-

Alarm te Bayerni i Mynihut për gjendjen fizike të Arturo Vidal. Gjatë stërvitjes së kësaj të diele, vetëm një ditë pas fitores 5-1 me Borussian e Moenchengladbahut, mesfushori kilian ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes së kontrollit mes titullarëve dhe ekipit rezervë.

Vidalit iu desh të mbështetej te Ribery dhe Toni Tapalovic, trajner i portierëve, për t’u ngjitur në një makinë golfi, duke braktisur fushën.

Fytyra e Vidalit të linte përshtypje aspak të mira, sepse bëhet fjalë për të njëjtin dëmtim që e detyroi të braktiste fushën në ndeshjen e 3 prillit me Sevillan në Champions. Pritet tashmë komunikata e klubit bavarez, për të sqaruar shkallën e dëmtimit dhe kohën që i duhet futbollistit për të qenë gati nën urdhrat e Heynckes. /SS

Aktualitet

Përfundon finalja e vitit në “Santiago Bernabeu”/ Ja cili ekip është fituesi i madh

Publikuar

-

By

River Plate ka përmbysur gjithçka në fund të kohësh shtesë duke fituar Copa Libertadores me rezultatin 3-1! Pas një historie të gjatë dhune, pezullimesh dhe qindra polemikave, ndeshja e kthimit të finales së Copa Libertadores u zhvillua në “Santiago Bernabeu” të Madridid dhe ishte River ekipi që ka dalë triumfues në kohën shtesë.

Sfida nis me një shpirt agresiv nga të dy krahët, faulle të shumtë dhe ndalesa loje. Në minutën e 44’ të pjesës së parë erdhi goli i Bocas.

Ishte Dario Benedetto ai që me shumë klas ka kaluar të tijtë në avantazh pas një pasimi spektakolar të Nandez. Pas pushimit është një tjetër River dhe në minutën e 56’ nuk i akordohet një penallti e pastër pas përplasjes së portierit me Fernandez. Gjithsesi ishte pikërisht Ignacio Fernandez ai që barazoi gjithçka në minutën e 68’ me një goditje të bukur nga brenda zonës.

Ekipet kanë bërë llogaritjet e tyre teksa do të luhen 30 minuta kohë shtesë për të vendosur se kush do të fitojë Copa-n. Dy minuta pasi kishte filluar koha shtesë Boca pëson një goditje të rëndë, Wilmar Barros ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe arbitri i tregoi kartonin e kuq duke lënë shokët e ekipit në inferioritet numerik. Gjithsesi River nuk arrin ta shfrytëzojë siç duhet situatën dhe nuk arrin të gjejë hapësira në zonën kundërshtare. Por një gol fantastik nga jashtë zonës i Quintero-s në minutën e 109’ ka përmbysur gjithçka. Çfarë perle nga kolumbiani! Boca megjithëse me 10 lojtarë ushtron presion në minutat e fundit duke kërkuar golin e barazimit, por fati nuk ishte me ta teksa në fund të takimit shtylla i mohon golin e merituar për shpirtin e garës që ka treguar. Në fund, pasi portieri kishte dalë për ndihmuar shokët e ekipit në një goditje këndi, River shënon golin e tretë me portën e boshatisur me anë të Martinez.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Milani ngec kundër Torinos/ Nuk shkon më shumë se barazimi

Publikuar

-

By

Milan nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim pa gola në “San Siro” kundër Torinos, një takim i vlefshëm për javën e 15-të të kampionatit italian të futbollit.

Skuadra e Gennaro Gattuso-s nuk ka arritur të përfitojë nga ndalesa e djeshme e Lazios, për të krijuar një shkëputje në renditje. Pas këtij barazimi, në fakt, kuqezinjtë mbetet në vendin e katërt me 26 pikë, vetëm një më shumë se bardhekaltrit.

Pavarësisht barazimit 0-0, rastet nuk i kanë munguar dy skuadrave për të shënuar dhe për të marrë tri pikët. Ky ka qenë barazimi i katërt radhazi mes këtyre dy ekipeve në ndeshjet e kampionatit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Juventusi në sulm për “Djaloshin e Artë”/ Ky është 19-vjeçari që ka çmendur të gjitha ekipet e mëdha

Publikuar

-

By

Juventusi tashmë është serioz në tentativat e tijj për të “rrëmbyer” mbrojtësin 19-vjeçar të Ajaksit, Matthijs de Ligt. Djaloshi “i artë’’ ka gjithçka për të qenë një ndër mbrojtësat më të mirë në botë.

Vizioni i tij i lojës, aftësitë fizike dhe mbrojtëse, si edhe mosha e tij shumë e re, krahasuar me paraqitjet e bëra tregon një siguri shumë të madhe në repartin e mbrojtjes. Holandezi kërkohet edhe nga ekipi i Barcelonës dhe konkurrenca duket se do të jetë madhe edhe e ashpër.

Vitin e kaluar “Zonja e Vjetër” organizoj një pritje për de Lajgt në Torino, disa ditë para ndeshjes së Italisë me Holandën. “Më pëlqen shumë Torino, Juventusi është një klub i madh”-ka thënë 19-vjeçari pasi vizitoi qendrën e re sportive “Continassa”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet22:38 - 9 Dhjetor, 2018

Zëri i Amerikës/ Trajtimi i rasteve të korrupsionit në Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë thonë se edhe gjatë vitit 2018, me gjithë përmirësimet...

Aktualitet19:51 - 9 Dhjetor, 2018

Protestat/ Franca-Trump: Mos ndërhy në çështjet tona të brendshme

Ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump të dielën, që të mos ndërhyjë në politikën...

Aktualitet18:27 - 9 Dhjetor, 2018

“Merkeli mbetet kancelare”

E vogël përparësia, me të cilën u zgjodh Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare e re e CDU-së. E besuara e Merkelit duhet...

Aktualitet18:01 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta e Astirit/ Basha: Policia po ushtron dhunë ndaj banorëve

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë për të mos lejuar shembjen e banesave...

Aktualitet17:31 - 9 Dhjetor, 2018

Përfundon protesta e studentëve/ Nesër sërish para Ministrisë së Arsimit

Sapo është mbyllur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Pas refuzimit që i bënë ftesës për dialog nga kryeministri...

Aktualitet15:16 - 9 Dhjetor, 2018

Studentët shkresë Ramës e Ruçit/ Kërkesat të panegociueshme

Këshillat studentorë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Gramoz Ruci, Ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve...

Aktualitet14:55 - 9 Dhjetor, 2018

Robert Aliaj kërkesë studentëve/ Qëndroni të pastër, jo si ata të 90-ës

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme i është bashkuar, edhe artisti Robert Aliaj. Duke folur para...

Aktualitet14:37 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta në Bruksel/ Arrestohen 400 persona

Pas Parisit protesta të dhunshme kanë nisur edhe në Bruksel. Mësohet se më shumë se 400 njerëz janë arrestuar pas...

Aktualitet08:45 - 9 Dhjetor, 2018

Video-Kaos nga protestat në Paris/ Kulla Eifel dhe muzetë qëndrojnë të mbyllura

Protesta  e  ‘jelekëve të verdhë’ në Paris është përshkallëzuar. Mësohets e Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë vijojnë të qëndrojnë...

Aktualitet17:39 - 8 Dhjetor, 2018

Media e huaj tregon skandalin/ Shqipëria publikon të dhëna të agjentëve sekretë

“The Independent” ka bërë publike një skandal të Shqipërisë që rrezikon sigurinë e vendit dhe atë ndërkombëtare. Në raportimin e...

Aktualitet16:56 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta te Bregu i Lumit/ Banori: Shtëpitë tona nuk i lëmë pa gjak

Banorët e “Bregut të Lumit” kanë nisur sërish sot protestën e tyre për mbrojtjen e banesave nga shembja për ndërtimin...

Aktualitet15:46 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studenti: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan

Një student i Fakultetit të Ekonomisë ka folur në studion e Report Tv për protestën dhe kërkesate tyre ndaj Ministrisë...

Aktualitet15:14 - 8 Dhjetor, 2018

Foto-Përleshje gjatë protestave në Paris/ Policia hedh gaz lotsjellës

Policia franceze hodhi gaz lotsjellës të shtunën mbi protestuesit me “jelekë të verdhë” në Champs Elysees. Demonstruesit po protestojnë kundër...

Aktualitet15:00 - 8 Dhjetor, 2018

Foto/ Përurohet në Vjenë romani në gjuhën gjermane “1803” i autorit Besim Xhelili

Shkrimtari nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë Besim Xheli, të premten në mbrëmje, më 7 dhjetor 2018,  në...

Aktualitet14:02 - 8 Dhjetor, 2018

Vlerësimi i ARRSH/ Ulet numri i objekteve që preken nga Unaza e Madhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ALUIZNI, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, IKMT dhe Bashkia Tiranë kanë përmbyllur fazën finale të...

Aktualitet12:45 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Policia kordon për ndarjen e banorëve të Astirit nga studentët

Protestës së studentëve për uljen e tarifave të studimit para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar edhe banorët e zonës...

Aktualitet00:01 - 8 Dhjetor, 2018

Zvicra injoron ultimatumin e BE-së, për firmosjen e traktatit të bashkëpunimit

Qeveria zvicerane do të konsultojë me agjentët e brendshëm të energjisë, një projekt-traktat që përcakton lidhjet me Bashkimin Evropian, duke...

Aktualitet23:58 - 7 Dhjetor, 2018

Kriza e Makron në Francë, një rrezik për mbarë Evropën

Nga Natalie Nougayrède Për hir të Evropës, Emanuel Makron ka nevojë për ndihmën, dhe jo neverinë apo urrejtjen tonë. Një...

Aktualitet22:42 - 7 Dhjetor, 2018

I ftohti ekstrem ‘pushton’ Kinën/ Jep alarmi i kuq

Në Kinë është dhënë alarmi i kuq se dimri i këtij viti, do të jetë më i ftoht se kurrë...

Aktualitet22:23 - 7 Dhjetor, 2018

Mes lotëve, Merkel mesazh politikës/ Koha për një kapitull të ri

Delegatët e partisë kristiandemokrate CDU janë mbledhur në Hamburg, ku do të zgjidhet pasardhësja/pasardhësi i kryetares së partisë, Angela Merkel,...

Aktualitet11:53 - 7 Dhjetor, 2018

“Luftove fort me atë sëmundje të mallkuar!”/Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës pas sëmundjes së rëndë

Sot është një ditë e trishtë për median shqiptare, pasi raportohet për ndarjen nga jeta të gazetares së kronikës, Sonila...

Aktualitet19:38 - 6 Dhjetor, 2018

“Digjen” Athina e Selaniku/ Protesta të dhunshme antiqeveritare

Dhunë e bomba zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 10-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos. Në mediat vendase...

Aktualitet14:16 - 6 Dhjetor, 2018

Zhduket gruaja në Fier/ Familja apel për ndihmë

Një grua 56 vjeçe nga qyteti i  Fierit rezulton e zhdukur prej 24 orësh. Shtetësja Liljana Tafa nga fshati Zhupan...

Aktualitet13:52 - 6 Dhjetor, 2018

Tentuan të kalojnë kufirin/ Kapen dhjetëra refugjatë në Kapshticë

Rreth 18 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Mësohet se emigrantët...

Aktualitet13:39 - 6 Dhjetor, 2018

Kapsolla të rrezikshme/ Policia kontrollon 34 subjekte

Policia ka vijuar me kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin...

Aktualitet23:41 - 5 Dhjetor, 2018

Video-Bush përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës/ Im atë na dha besim

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, u përlot teksa mbante fjalimin e lamtumirës për të atin,...

Aktualitet19:34 - 5 Dhjetor, 2018

NATO paralajmëron Kosovën/ Do përballet me pasoja serioze nëse e krijon ushtrinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar Kosovën se  do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me...

Aktualitet18:23 - 5 Dhjetor, 2018

BE nxjerr zbuluar Rusinë/ Shpenzon 1,1 miliardë euro në vit për fake news

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Andrus Ansip ka deklaruar se Rusia investon një buxhet  prej 1,1 miliardë eurosh në vit për...

Trending

Read previous post:
Thellohen hetimet ndaj ish-Kryeprokurorit/ Pritet  arrestimi i Adriatik Llallës

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla pritet të arrestohet nga momenti në moment. Konfimimi vjen nga burime për CNA.al nga Prokuroria e Durrësit...

Close