Analiza / Këto janë pesë arsyet pse Bayern do të fitojë kundër Realit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Analiza / Këto janë pesë arsyet pse Bayern do të fitojë kundër Realit

Publikuar

-

Bayern Munich – Real Madrid mund të quhet ndeshja klasike për llogari të kompeticioneve Europiane, pasi është ndeshja më e rivalizuar në nivelet më të larta kontinentale. Padyshim që ka nevojë për një hyrje. Ndeshja e radhës mes këtyre dy skuadrave këtë sezon do të luhet për gjysmëfinalet e Champions League. Bundesliga.com ka zgjedhur pesë pikat ku Bayern është i destinuar që të fitojë dhe të arrijë në finalen e Kievit…

1- James Rodriguez – I dhënë në huazim te Bayerni nga Real Madrid, James ka pasur marrëdhënie të mira me trajnerin Zinedine Zidane, i cili ishte i lumtur kur kolumbiani u largua. Jo më larg se në nëntor, Cristiano Ronaldo vuri në dukje se forma e mesfushorit kishte ndikim në ecurinë e skuadrës. Mund ta kuptoni pse: James, golat dhe asistet e të cilit janë kthyer në çelës për suksesin e gjashtë radhazi të Bayern-it. Në aktivizimin e tij në Bavari, ai po luan në rolin e mesfushorit me tipare mbrojtëse, ku ai duket se është një lojtar i kompletuar.

2- Jupp Heynckes – Disa gjermanë, Toni Kroos dhe Paul Breitner ndoshta e njohin punën që bëhet te Real Madrid, por jo më mirë sesa Heynckes, i cili ka drejtuar Los Blancos në suksesin evropian në sezonin 1997/98, i cili është i vetmi trajner gjerman që ka bërë histori me një klub spanjoll. Rreth kësaj, shumë gjermanë dinë shumë mirë si të luajnë në Madrid, ashtu siç bëri Heynckes në vitin 2012 kur drejtoi Bayern-in në ndeshjen që e fituan pas penalltive në fazën gjysmëfinale të Champions League.

3- Macja e Zezë – Gjatë gjithë sukseseve të tyre, madrilenët kanë vuajtur kundër ekipeve gjermane, më shumë kundër Bayern, i cili është i njohur në kryeqytetin spanjoll si Macja e Zezë. Ashtu si shumica e rivalëve, të dyja skuadrat kanë shumë të përbashkëta me njëra-tjetrën: të dyja janë ekipe dominonte, të dyja kanë talentet më të mirë dhe të dyja skuadrat kërkojnë diçka të madhe në një sezon.

4 – Hakmarrja – Vetëm të përmendësh çerekfinalet e sezonit të shkuar, është e mjaftueshme për fansat e Bayern që të mos harrojnë eliminimin nga Real Madrid.

5 – Efekti Lewandowski – Po, po, Real Madrid ka në përbërjen e tij një rekordmen në shënimin e golave, por Lewandowski nuk është gjysma më e keqe. Në fakt, nëse nuk do të ishte për Ronaldo-n, polaku do të ishte golashënuesi më i mirë në Europë, normalisht që ai është sulmuesi më i mirë. Duke shtuar dhe faktin që në 6 përballje kundër Real Madrid ai ka shënuar 6 herë. /EDS/

Aktualitet

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”/ Sandër Lleshaj i rrethuar nga vrasjet mafioze

Publikuar

-

By

Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj ne konference per mediat

Shqipëria është e mbytur nga krimi. Çdo ditë nga jugu në veri raportohen vrasje, atentante mafioze.

Por të gjitha këto krime, duket se nuk depërtojnë tek Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili është shndërruar në “gjeneralin e ushtrisë së vdekur”.

Jo të asaj ushtrie që ai pretendon se drejton, por të vdekurve që kanë mbushur dhe po mbushin rrugët.

Lleshaj bën fushatë elektorale në auditore me studentë, në vend që të përqëdrohet tek puna për të cilën paguhet.

Pas udhëzimeve dhe vendimeve qesharake, “gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ka shtuar në CV- e tij edhe të paktën 16 vrasje që kanë ndodhur në tre muajt e parë të këtij viti.

“Historia fatkeqësisht na ka vënë në këto pozicione që ne mund t’i tregojmë me shifra kush jemi” ka thënë me 7 shkurt 2019, nga foltorja e Kuvendit ministri Lleshaj, gjatë një debati me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Shifrat e Bashës si Ministër i Brendshëm dihen, por edhe Lleshaj nuk po mbetet pas.

Po e ndjek kreun e PD-së, këmba-këmbës.

Kujtojmë së gjatë vitit 2018, janë regjistruar 51 vrasje, dhe vetëm nga Janari 2019 e deri më sot, kur nuk janë mbushur ende plotësisht tre muaj, janë regjistruar 16 vrasje.

Në muajin Janar kanë ndodhur 6 vrasje, në muajin shkurt, 4 vrasje dhe në muajin Mars deri më tani 6 vrasje.

CNA.al po sjell më poshtë ngjarjet e rënda dhe periudhat kohore kur kanë ndodhur. Ministri Lleshaj, mund të veprojë edhe si paraardhësi i tij Fatmir Xhafaj, dhe vrasjet mund t’i konsiderojë thjesht statistika.

Vrasjet

Viti 2019  ka nisur me  një vrasje. Krimi në familje tronditi mbarë opinionin, kur në ditën e dytë e Vitit të Ri,  Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj.

Me 14 janar 2019, një tjetër krim, madje i trefishtë, tronditi Tiranën.

Në orën 5:30 të mëngjesit të së hënës, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-gruas, të cilët i ekzekutoi.

Një ditë më pas, me 15 janar, një atentat mafioz u shënua në Vlorë.

Dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj një automjeti tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti.

Me 18 janar në Korçë, Olger Mustafaj, një ish-i dënuar për plagosje me kallashnikov, ka vrarë Altin Balliu.

Me 24 janar,  34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë me hekur dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Me 30 janar, 50-vjeçari Arben Bilali, ish-efektiv policie, u vra me breshëri automatiku shumë pranë banesës së tij në zonën e Selitës.

Muaji shkurt ka nisur sërish me vrasje.

Me 6 shkurt, Teodor  Lera, nga Vlora vrau bashkëshorten e tij, Eva Lera.

Me 13 shkurt 2019, Lirie Xhepa u qëllua për vdekje me 3 plumba pistolete, shumë pranë banesës së saj. Ajo u gjet e pajetë mes shkurresh nga banorët e zonës së Kodër Sharrës.

Me 17 shkurt 2019, një krim i rëndë tronditi Vlorën. Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Të vrarë kanë mbetur shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të të kaluarës së tij dhe precedentëve.

Me 24 shkurt, një ngjarje e rëndë ka shokuar Durrësin. Një 45-vjeçar është ekzekutuar me armë automatik, kallashnikov, pas një zënke që ka pasur me autorin e vrasjes në një lokal.

Edhe në muajin Mars, vrasjet nuk janë ndalur, madje thuajse kanë qenë të përditshme.

Me 15 mars, është vrarë Esat Kotorri, pronari i një furre buke në Kavajë.

Një ditë më pas, me 16 mars, është vrarë Haxhi Baçinozi në Tiranë.

Me  18 mars, në Tiranë u ekzekutua Jurgen Kurti. Ai u qëllua për vdekje në afërsi të banesës së tij në rrugën “Zef Jubani”.

Pas dy ditësh me 20 Mars, pas një atentati me armë zjarri humbi jetën  Ferdinand Polia 35-vjeçari u qëllua me breshëri duke udhëtuar me automjetin e tij tip fuoristradë.

Me 22 mars 2019, në qytetin e Elbasanit u ekzekutuar në mënyrë mafioze avokati  Ravik Gurra. Avokati ka përfaqësuar në disa gjyqe, Emiliano Shullazin dhe pjesëtarë të familjes Çapja të Elbasanit.

Me 23 mars 2019 një krim i rëndë në familje është regjistruar në Gramsh. Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërbohen turqit/ Skandal në Shqipëri! Na ofenduan…

Publikuar

-

By

Turqia e nisi aventurën e saj Europiane në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë një fitore të madhe në Shqipëri me rezultatin e pastër 0-2. Megjithatë, turqit duket se nuk janë larguar me shije të mirë nga Shqipëria dhe shkak për këtë është bërë sjellja e tifozerisë kuqezi sipas tyre.

Mediat turke, e kanë konsideruar skandal sjelljen e tifozëve të momentin që është kënduar himni i tyre duke qenë se në stadiumin ‘Loro Boriçi’ janë dëgjuar vërshëllima të shumta. Kjo ka bërë që në Turqi të irritohen për këtë mungesë respekti nga ana e kuqezinjve ndërkohë që nuk lënë pa përmendur as hedhjen në fushë të sendeve të forta pas golit të dytë.

Në fakt, më shumë se me Turqinë tifozët kuqezi ishin të irrituar me Shqipërinë për shkak të paraqitjes së saj n fushën e blertë që në kohët e fundit, ka harruar të shënojë një gol në ndeshje zyrtare. Kjo u pa qartë edhe në korin e tifozerisë kundrejt trajnerit Kristian Panuçi, ku i gjithë stadiumi shpërtheu duke sharë në italisht, “Panuçi Panuçi Vaffanculo”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndryshim rrjedhe në Kongresin e PS?/ Deputeti: Do flas për Bashkinë që nuk dua

Publikuar

-

By

Në Kongresin e Partisë Socialiste, ndërsa disa kryebashkiakë socialistë në fjalën e tyre e kanë vënë theksin tek “Bashkia që duam”, ka pasur edhe një ndryshim rrjedhe.

Deputeti i qarkut të Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili është konfirmuar nga Rama si kandidat për Bashkinë e këtij qyteti, në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, tha se “Unë do flas për Bashkinë që nuk duam”.

Ndreu hodhi akuza të forta ndaj kryebashkiakut aktual të Lezhës, ndërsa theksoi se kjo Bashki nuk ofron shërbime, por është shndërruar në godinë punësimi të miqve dhe familjarëve.

“Unë sot do flas për Bashkinë që nuk dua. Bashkia e Lezhës, është ajo që nuk duam. Sot Bashkia e Lezhës nuk është godinë shërbimi, por punësimi. Aty punojnë 1200 vetë, është një rrjet i tërë miq, shokë e familjarë. Njerëz që jetojnë jashtë e marrin rrogën në Bashkinë e Lezhës.

Paguahen tre herë më shumë rroga sesa investime. Zemra e qytetit si në Kandahar. Kjo është ajo që ka sjellë PD-ja në drejtimin e Bashkisë që nuk duam që është Bashkia e Lezhës”-tha Ndreu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Trending

Read previous post:
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi/ Exit Poll: Gjukanoviç fitues me 53.4%

Janë zhvilluar sot në Mal të Zi zgjedhjet presidenciale, ku sipas raportimeve të medieve lokale pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë...

Close