LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ahmetaj-Bashës: TVSH nuk sjell falimentimin e bizneseve të vogla

15 Prill 2018, 19:54, Aktualitet CNA
Ahmetaj-Bashës: TVSH nuk sjell falimentimin e bizneseve të vogla

Pas takimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me fermerë të Kavajës, ka reaguar dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Ahmetaj ka thënë se deklarimi i TVSH-së është një procedurë normale ekonomike e tatimore, që nuk sjell falimentimin e asnjë biznesi të vogël dhe nuk është taksë shtesë.

Ky sqarim i ministrit vjen pas deklaratës së Bashës i cili u bëri thirrje bizneseve të vogla që të refuzojnë përfshirjen në skemën e TVSH.

Statusi i plotë:

7×7=42

Sërish….

Një sqarim për gënjeshtrat e Lulzim Bashës, të qëllimta apo për shkak të paditurisë, me bizneset dhe fermerët.

Në një takim në Kavajë i bëri thirrje bizneseve të refuzojnë deklarimin e TVSh pasi kjo do sjellë falimentim për mbi 50 mijë biznese dhe rritje çmimesh për qytetarët.

1- Në të gjithë vendin janë vetëm 9975 biznese të vegjël që futen në skemën e deklarimit të TVSH;

2- Deklarimi i TVSH është një procedurë normale ekonomike e tatimore, që nuk sjell falimentim për asnjë biznes të vogël;

3- Nuk është taksë e re, TVSH ekziston nga viti ?96 dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë;

4- Nuk ka ngarkesë fiskale për bizneset, deklarata është tejet e thjeshtuar dhe është detyrimi i administratës tatimore të komunikojë dhe asistojë çdo biznes të vogël në këtë proces;

5- Me deklarimin e TVSH, bizneset kanë mundësi të kreditojnë TVSH për mallrat që kanë blerë nga të tretët dhe t?u njihen shpenzime të tjera për ujë, drita etj.;

6- Nuk ka gjoba për deklarim të gabuar deri në dhjetor 2018;

7- Ne e bëmë 0 taksën e biznesit të vogël dhe kështu do të vazhdojë.

Luli mashtroi sërish, këtë herë një grup fermerësh, të cilëve iu kërkoi të mos pajisen me NIPT, pasi sipas tij, qeveria synon t?i fusë ne TVSH me uljen e pragut në 2 milionë, duke i ftuar njëkohësisht të qëndrojnë jashtë skemave stimuluese të financimit.

1- Pragu i TVSH për fermerët me NIPT është 5 milion lekë dhe kjo nuk ndryshon (VKM 657, 2017.)

2- Pajisja me NIPT, jo vetëm nuk krijon ngarkesë fiskale fermerëve por përkundrazi, i avantazhon. Çdo eksportues apo grumbullues vendas i produkteve bujqesore, ka përfitim ligjor dhe ekonomik duke blerë nga fermerë të pajisur me NIPT, pasi kështu mund ta kreditojë TVSH në autofaturim.

3- Fermerët e pajisur me NIPT janë shumë më konkurrues ne çmime se fermerët pa NIPT.

4-Vetëm për vitet 2016 dhe 2017 kosto e buxhetit në TVSH nga skema e autofaturimit për fermerët ka qenë 4.8 miliard lekë të cilat kanë shkuar në përfitim të fermerëve.

5- Në kuadrin e programeve mbështetëse për Bujqësinë vetëm nga fondet IPARD, do të lëvrohen rreth 74 milion euro ndihmë për fermerët. Pajisja me NIPT, është kusht për përfitimin nga këto skema mbështetëse.

7- Së fundi dhe shumë e rëndësishme, javën e ardhshme, me inisiativë të Kryeministrit, qeveria do të prezantojë një tjetër lehtësi fiskale për fermerët. Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të trajtohen si një fermer, pra pa ngarkesë TVSH-je, gjë që do të rrisë më tej shkallën e kooperimit ndërmjet fermerëve. /CNA.al

Lajmet e fundit nga