Connect with Us

Të martat dhe të shtunat e Lulzimit, nuk e shpëtojnë PD

Aktualitet

Të martat dhe të shtunat e Lulzimit, nuk e shpëtojnë PD

Publikuar

-

Nga ARTUR  AJAZI

Zhvillimet  dhe situata më e fundit në PD, kanë bërë që Lulzim Basha të mbledhë brenda një kohe të shkurtër sërish kryesinë e asaj partie, për të marrë vendime “të mëdha”. Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë të shtunën në orën 18:00 pasi grupi i punës ka mbledhur “propozimet” për ndryshimet në statutin e PD. Mbledhja e kryesisë, sipas sekretarëve të Lulzimit,  i paraprin  mbledhjes  së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Këto dy forume fantazëm, do të miratojnë statutin e ri (të panevojshëm) të PD që do i paraqitet për votim Kuvendit Kombëtar.

Në Kuvendin e PD të datës 28-29 prill, do të ketë ftesa edhe për kritikët e kryetarit Basha, thjesht për procedurë. Por ajo që të bie në sy në gjithë veprimtarinë e PD së Lulit, janë ditët e javës, ku spikatin e marta dhe e shtuna. Në një nga këto dy ditë të javës, Lulzimi dhe Ervini vendosin të mbledhin ose “kryesinë”, ose mbledhjen e grupit parlamentar. Mjafton të kujtosh se edhe protestën më të fundit për “bllokimin e rrugëve nacionale” Lulzimi e ka vendosur bashkë me Ervinin e tij, ta bëjnë të martën e 10 prillit, po ashtu edhe mbledhjen e radhës  së asaj që ai e quan kryesi e partisë, e ka lënë pikërisht ta bëjë të shtunën.

Patjetër këto dy ditë të javës, duhet të jenë me “ogur” për Lulzim Bashën, madje edhe për opozitarin më të “flaktë” të asaj partie, Ervinin. Eshtë e habitshme që sa herë që vendi, ndodhet përpara një periudhe qetësie dhe pritshmërie  drejt përmbylljes së procedurave të hapjes së negociatave, opozita  kërkon patjetër një shkak për “protesta” dhe trazira,  për të risjellë  kaosin  dhe shkatërrimin.  Mjafton të kujtojmë vitin e zi  1997, për ti risjellë në vëmëndje shqiptarëve frikën dhe  ankthin e përjetuar, tek shohim çdo të martë dhe të shtunë, përpjekjet e atyre që duan me patjetër  të  rivijnë  në pushtet me thirrje  antiligjore. Mjafton të kujtojmë kushtrimin e Flamur Nokës dhe Ervin Salianjit, apo Strazimirit dhe ndonjë tjetri, për të menduar se kjo opozitë është krejt  jashtë kontrolli.

Platforma e saj është e ndërtuar si një politikë kuturru, ku çdo thirrje dhe kushtrim  sjell një shkatërrim dhe kaos, duke i imponuar vehtes dhe një pakice shqiptarësh idenë e “përmbysjes së pushtetit mes dhunës”. Tek shikon Lulzim Bashën që ulet “këmbëkryq” të martave me “popullin” në mesin e rrugëve, çdo  njeri  normal  mendon se ky kryetar partie   nuk  është “lider” por një rastësi  e politikës shqiptare. Lulzimi  i ulur në rrugë mes “popullit”  si dikur Enveri, përpiqet dëshpërimisht  ta kopjojë atë. Përplasja e fundit në sallën e Parlamentit me tendencë  bllokuese, duke nxjerrë në vijën e parë  figura të  konsumuara politikisht të Partisë Demokratike, u tregoi edhe njëherë shqiptarëve se si mund të ishte  qeverisja e asaj partie , që për 8 vjet ishte e mbushur me mediokër, të korruptuar dhe të pangopur në prona dhe para.

LEXO EDHE:  Foto-Ura Vajgurore vulos dështimin e Bashës/Ja sa njerëz ishin në miting

Por pavarsisht se çfarë do të vendosë mbledhja e kryesisë, apo dhe mbledhjet e tjera të grupit parlamentar të PD që Lulzimi i mban ose të shtunave ose të marten, një gjë është e sigurtë, ndryshimi  i statutit të asaj partie nuk ka fare rëndësi. Pranimi i gjoja “propozimeve” për ndryshimet e statutit të partisë, janë thjesht makinacione të Lulit dhe beniaminit të tij Ervin, për të krijuar terrenin e duhur dhe për ti mbushur mëndjen demokratëve se “PD po hapet, por mbushet me të rinj”. Hapja e Partisë Demokratike i ngjet një iriqi, që sa herë ngacmohet ai mblidhet dhe bëhet më hermetik. Kjo ndodh edhe me atë parti, e cila ka vendosur që aksionet opozitare ti konturojë dhe përcaktojë në dy ditët e javës, të martave dhe të shtunave, dhe natyrisht duke u tallur me sentimentet e atyre mijëra demokratëve që presin më kot, se ndoshta një ditë Lulzim Basha do të reagojë.

Sa herë Lulzimi deklaron “hapjen e PD” apo sa herë ai shpall  përmes  Ervinit  të  tij “konkursin” e propozimeve të reja për ndryshim statuti, aq më shumë kjo parti  largohet  nga realiteti  duke u zhytur thellë në mjerim politik.  Kjo evidentohet edhe më shumë  tani, në prag  të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të asaj partie. Të  vetmet simbole  me të cilat  PD krenohet se “po bëjmë opozitë të fortë”  sot ndoshta  janë  e marta dhe e shtuna, pasi simbolikat e tjera  të saj, kanë kohë që janë fshirë për të mos u ringjallur kurrë .

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lubonja justifikon Metën/ Foli ashpër se u ndje i kërcënuar

Publikuar

-

Nga

Lubonja justifikon Metën/ Foli ashpër se u ndje i kërcënuar

Analisti Fatos Lubonja, ka reaguar pas nismës së mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për të dytën herë, duke qenë se herën e parë nuk e dërguan këtë proces deri në fund.

Lubonja ngriti akuzat se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe pretendon se shkarkimi i Presidentit do të thellonte më shumë.

Unë mendoj që ka dy nivele ku bëhet ky debat, vlerësimi politik dhe ligjor. Unë them që në qoftë se me stabilizim kuptojmë një parti-shtet që kontrollon të gjitha institucionet, drejtësinë, policinë, Presidentin, ne do të kemi patjetër stabilitet, por do të jetë tepër i rrezikshëm për demokracinë.

Sipas mendimit tim, u bë një sulm ndaj Presidentit në kohën që ka qenë Bamir Topi, nga Sali Berisha dhe Edi Rama, me ndryshimet Kushtetuese të 2008-ës, për t’u fuqizuar këta. Ata bënë këtë luftë, e pasi mbaruan këtë luftë, do të fillonte lufta e bandave. Sot kemi ardhur në momentin që banda më e fortë kontrollon gjithçka dhe i ka mbetur një pengesë që është Ilir Meta”, u shpreh ai në emisionin “Real Story”.

Sipas tij, Kreu i Shtetit ka reaguar me tone të ashpra, pasi është ndjerë i kërcënuar.

LEXO EDHE:  Rama i ka orët e numëruara/Ja mesazhet që na vijnë nga SHBA-BE

LEXO EDHE:  Analiza/Kujt do t’i mbyllet karriera politike sot në PD

Nëse më thoni që ka unitet këtu, mes atyre që janë me PS dhe ka një bashkëveprim dhe ka treguar shenjë uniteti kryeministri që i thotë opozitës hajde futuni tek partia ime, të kontrollojë edhe ata. Demokracia nuk është unitet, është përballje forcash në koncepte të ndryshme. Presidenti ishte i fundit gurë i dominosë, që ka mbajtur qëndrime në mbrojtje të opozitës dhe partisë së tij. Pse?

Sepse ishte i kërcënuar, nga të gjitha të dhënat që krimi po plagoste njerëz dhe s’kishte veprim ndaj tij dhe ishte i mbrojtur nga të gjitha. Ngjarja u deformua nga të gjitha mediat, Prokuroria. Aty dilte që ishte bërë një krim elektoral dhe doli më mbrapa. Unë s’e konsideroj që është bërë pis Presidenca, ai ka ngritur zërin për opozitën”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat e opozitës për vjedhje votash/ Habit Shehi: Edhe PD është e përfshirë në këtë aferë

Publikuar

-

Nga

Akuzat e opozitës për vjedhje votash/ Habit Shehi: Edhe PD është e përfshirë në këtë aferë

Pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, opozita nisi të justifikojë humbjen me akuzat ndaj mazhorancës se i ka vjedhur votat. Kreu i LZHK-së, njëherësh aleat i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi është shprehur se PD kur ka qenë në pushtet ka përdorur të njëjtën praktikë për të marrë më shumë vota.

Nga studioja e Opinion, Shehi deklaroi se publikimi i të dhënave personale është një nga krimet më të mëdha që kryeministri Edi Rama ka bërë gjatë zgjedhjeve parlamentare.

“Vjedhja e votave nuk është çështje partish. Dy skuadra zihen ku njëri ka veshur fanellën ndryshe por materiali është i njëjtë. PD nuk është e mbushur me engjëj. Edhe PD kur ka qenë në pushtet ka bërë, por jo në këtë dimension. Problemi është që ti po përdor shtetin dhe qeverisjen kundër një parti tjetër. Nuk është puna që dy tifozë një i PS dhe tjetri  PD, ku ky i është më gjeneroz për paratë e partisë që mund atë kurnacin e PD.

Ky i PS duke qenë në pushtet përdor qeverinë, influencën e administratës, me këto patronazhistës, ky është sigurim shteti, kontroll deri në qelizë i popullsisë. Nga të gjithë krimet që ka bërë Rama në këto zgjedhje për mua kjo është më e rënda. Të tjerët mund të thonë u futën ca milionë dhe u blenë ca njerëz të varfër. Nuk më shqetësojnë fare këto, më shqetëson që ti merr kurajën të përgjosh 900 mijë banorë të kryeqytetit,  nëpunësit e lartë të shtetit. Të vesh një ‘legen’ të vogël të zonës të  përgjojë për të krijuar idenë që unë, partia është më i fortë sesa ty”, u shpreh Shehi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nishani tregon strategjinë/ Si mund të rikthehet PD në pushtet

Publikuar

-

Nga

Nishani tregon strategjinë/ Si mund të rikthehet PD në pushtet

Ish-presidenti Bujar Nishani, anjëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ka komentuar rezultatin zgjedhjeve të 25 prillit që solli humbjen e demokratëve.

I ftuar në ‘Opinion” ai tha se opozita ka një problem shumë të madh, pasi sipas tij nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve.

Ish-presidenti ka treguar dhe mënyrat se si mund të forcohet PD, në mënyrë që të rikthehet në qeveri.

“Ndryshimi i madh që u bë në vitin 2005, erdhi pikërisht për këtë që ofroi personalitete, po ashtu unifikoi idenë.

Ishte etje për opinionin publik që kishte të bënte me luftën kundër korrupsionin. Ky është një problem i madh, pasi nuk ke arritur që të fitosh besimin e shumicës së shqiptarëve.

 Çështja e mungesës së besimit të publikut është një problem që ekziston.  PD dhe aleatët e saj kanë pasur problemin më të madh se nuk kanë depërtuar tek pjesa e heshtur e publikut.

Mua nuk më intereson fare se çfarë mendon Rama, ai e bën në interes të synimit politik të tij. Mua më intereson që e djathta, duke bërë dhe analizën, të kalojë në atë që është një spektër. Në këtë spektër duhet të përfshirë programet, idetë dhe interesat e pjesës së popullsisë që është sot më aktive”, tha Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE