Connect with Us

Sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Siri/ Reagon Vladimir Putin

Bota

Sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Siri/ Reagon Vladimir Putin

Publikuar

-

vladimir putin

Pas ndërhyrjes së SHBA –së në Siri, ka reaguar Presidenti rus Vladimir Putin.

“SHBA dhe aleatët e saj goditën objektet civile dhe ushtarake në Siri, duke shkelur Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Presidenti rus Vladimir Putin duke iu përgjigjur ndërhyrjes amerikano-franko-britanike në Siri.

Sipas udhëheqësit rus, me këto veprime, Uashingtoni po nxit vetëm një valë të re të azilkërkuesve nga Siria dhe rajoni i tërë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  Çështja e antisemitizmit/ Yuri Kim: Shqipëria mike e SHBA për besën, ruajti nderin e saj

LEXO EDHE:  Çështja e antisemitizmit/ Yuri Kim: Shqipëria mike e SHBA për besën, ruajti nderin e saj

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  SHBA, kontratë prej 231 milionë dollarësh për teste që kryen në shtëpi

LEXO EDHE:  Protestat e dhunshme në SHBA/ Patozi: Pas Amerikës vjen zoti

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Punëdhënësit kanë të drejtë të kërkojnë vaksinimin kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Departamenti amerikan për Çështje të Veteranëve. Shteti i Kalifornisë. Qyteti i Nju Jorkut. Spitalet dhe shtëpitë e kujdesit. Kolegjet dhe universitetet.

Punëdhënësit në Shtetet e Bashkuara po e bëjnë të obligueshme marrjen e vaksinave kundër COVID-19, vendim që po tërheq vëmendjen e publikut.

Të martën, presidenti amerikan, Joe Biden tha se kjo kërkesë po shqyrtohet për të gjithë punonjësit federalë. Por, çfarë ndodh nëse punonjësit refuzojnë ta marrin vaksinën?

Udhëzuesi ligjor federal, që u publikua këtë javë, sugjeron se ligji është në favor të punonjësve. Vaksinimi mund të konsiderohet si “kusht i punësimit” ngjashëm sikurse një kualifikim për punë, shkruan Associated Press.

Bazuar në këtë, avokatët e punësimit besojnë se shumë biznese do të mundohen të bindin punëtorët e tyre që të vaksinohen.

A mundet që punëdhënësit të kërkojnë vaksinat kundër koronavirusit?

Po. Kompanitë private dhe agjencitë qeveritare mund t’u kërkojnë punonjësve të tyre që të vaksinohen duke e vendosur si kusht për punë. Individët kanë të drejtë që ta refuzojnë një kërkesë të tillë, por ata nuk kanë mbrojtje ligjore për këtë gjë.

“Ata që kanë aftësi të kufizuara, ose për shkak të besimit fetar, ata mund të thirren në ligjet për të drejtat civile, përderisa një përjashtim i tillë nuk përbën padrejtësi për punëdhënësin”, tha Sharon Perley Masling, avokate e punës, e cila njëherësh drejton task-forcën kundër COVID-19 në Morgan Luis.

Punëtorët që nuk plotësojnë këto kritere “ndoshta do të duhet të marrin pushim apo të kërkojnë mundësi të tjera”, shtoi ajo.

Departamenti amerikan i Drejtësisë gjatë kësaj jave dha një opinion ligjor mbi të drejtat e punëdhënësve dhe punëtorëve. Departamenti ka analizuar argumentin e ngritur nga disa skeptikë të vaksinave se Akti federal i Ushqimit dhe Ilaçeve ndalon punëdhënësit që të kërkojnë vaksinimin me vaksina që janë miratuar vetëm për përdorim emergjent, siç është rasti edhe me vaksinat e koronavirusit.

Fauci rreth COVID-19: SHBA-ja po shkon në drejtim të gabuar

Avokatët e këtij Departamenti thanë se ligji në fjalë kërkon nga individët të informohen për “opsionet e tyre për të pranuar ose refuzuar administrimin” e një vaksine apo ilaçi, që është miratuar për përdorim emergjent. Por, kjo kërkesë nuk i ndalon punëdhënësit që të kërkojnë vaksinimin si “një kusht të punësimit”.

E njëjta gjë vlen edhe për universitetet, shkollat e qarqeve dhe për entitete të tjera që potencialisht kërkojnë vaksinat kundër COVID-19, thanë avokatët e Departamentit amerikan të Drejtësisë. Sipas të dhënave të publikuara thuhet se vaksinat janë të sigurta dhe efektive.

Opinioni i Departamentit të Drejtësisë pasoi udhëzimet e publikuara më herët nga Komisioni federal për mundësi të barabartë në punë, ku thuhej se ligjet federale që ndalojnë diskriminimin në vendin e punës “nuk e ndalojnë një punëdhënës të kërkojë që të gjithë punonjësit, që fizikisht hyjnë në vendin e punës, të vaksinohen kundër COVID-19”.

Ky komision listoi disa raste kur punëdhënësit duhet të ofrojnë përjashtime nga kjo kërkesë. Njerëzve me arsyetime arsye shëndetësore apo fetare, sipas këtij komisioni, duhet t’u ofrohen masa alternative. Në mesin e alternativave janë përmendur edhe testimet javore për COVID-19, mbajtja e maskave gjatë kohës kur punojnë në zyre apo edhe ofrimi i mundësisë së punës nga distanca.

Kush po kërkon vaksinimin e punëtorëve?

Departamenti amerikan për Çështjen e Veteranëve të hënën u bë agjencia e parë federale që kërkoi që punëtorët shëndetësorë të vaksinohen kundër koronavirusit. Po ashtu të hënën, shteti i Kalifornisë tha se do të kërkojë që miliona punëtorë shëndetësorë dhe punëtorë shtetërorë të tregojnë dëshminë se janë vaksinuar ose do të duhet që të testohen në baza javore. Ndërkaq qyteti i Nju Jorkut njoftoi se do të kërkojë që të gjithë punëtorët komunalë – përfshirë mësuesit dhe zyrtarët policorë – të vaksinohen kundër COVID-19 deri në mes të shtatorit ose do të duhet të testohen çdo javë.

Duke rritur pritjet, presidenti Biden tha të martën se kërkesa për vaksinim të të gjithë punëtorëve federalë është “duke u shqyrtuar tashmë”. Ai premtoi se më vonë gjatë kësaj jave do të iniciojë hapat për nisjen e fushatës së vaksinimit të administratës së tij.

LEXO EDHE:  Senati miraton paketën stimuluese prej 1,9 trilion dollarësh

“Sa më shumë që mësojmë për këtë virus dhe variantin Delta, aq më shumë shqetësohemi”, tha presidenti, duke shtuar se nëse edhe 100 milionë amerikanë vaksinoheshin “ne do të ishim në një botë krejt ndryshe”.

LEXO EDHE:  Sulmi në Nju Jork/ Trump urdhëron verifikim të rreptë të emigrantëve

Delta rikthen maskat në SHBA

Shtytja për vaksinim ka qenë pjesërisht e pranishme në botën e korporatave. Kompania ajrore Delta dhe United po kërkojnë që punonjësit e rinj të dëshmojnë se janë vaksinuar. Goldman Sachs po kërkon që punëtorët të tregojnë nëse janë vaksinuar, por ky grup ka thënë se nuk do të kërkojë që punëtorët të vaksinohen.

Michelle S. Strowhiro, këshilltare për punësim dhe avokate në McDermott Will & Emery, ka thënë se ka kosto për punëdhënësit që kërkojnë vaksinimin e punëtorëve të tyre. Ajo tha se ka barrë për këta punëdhënës të cilët duhet të gjurmojnë nëse punëtorët kanë respektuar këtë kërkesë si dhe për të shqyrtuar kërkesat për mosvaksinim. Sipas Strowhiro, po ashtu mund të lindin edhe pretendime për diskriminim në vendin e punës.

Por, përhapja e variantit Delta si dhe infektimet e njerëzve që janë të vaksinuar plotësisht “kanë shërbyer si një motiv shtesë për punëdhënësit që të mbajnë një qëndrim të fortë mbi vaksinimin në përgjithësi”, tha ajo.

“Punëdhënësit do të insistojnë gjithnjë e më shumë që ta bëjnë të detyrueshme vaksinimin kundër COVID-19”, shtoi ajo.

A ka alternativa të tjera përveç vaksinimit të detyrueshëm?

Në vend që të kërkojnë vaksinimin, disa kompani po mundohen që të joshin punëtorët e tyre përmes ofrimit të shpërblimeve financiare, duke ua paguar pushimet dhe shpërblimeve të tjera. Për shembull, Walmart, po ofron shpërblim prej 75 dollarësh për punonjësit që ofrojnë dëshmi se janë vaksinuar. Amazon po u jep punonjësve një bonus prej 80 dollarësh nëse dëshmojnë se janë vaksinuar, ndërkaq punëtorët e rinj marrin 100 dollarë nëse vaksinohen.

Cilat janë opsionet për punëtorët nëse nuk duan që të vaksinohen?

Shumica e punëdhënësve me gjasë do t’iu japin punëtorëve të tyre disa opsione, nëse këta të fundit nuk duan që të vaksinohen. Për shembull, qyteti i Nju Jorkut dhe Kalifornia po e aplikojnë, atë që po e quajnë “detyrim i butë”, ku punëtorët që nuk duan të vaksinohen, do t’u ofrohet mundësia që të testohen çdo javë.

Nëse një punëdhënës vendos një kërkesë të ashpër, punëtorët mund të kërkojnë të bëhet përjashtim për shkaqe shëndetësore apo fetare. Pastaj, sipas rregullave civile të Komisionit federal për mundësi të barabartë në punë, punëdhënësi duhet të ofrojë “arsye që nuk paraqet vështirësi të panevojshme në punën e punëtorit”. Disa alternativa mund të përfshijnë edhe mbajtjen e maskave gjatë orarit të punës, distancimin shoqëror, orarin e modifikuar të punës, testimet për COVID-19 ose opsionin e punës nga distanca.

Kërkesa e punëdhënësve për vaksinim a do të ndikojë që qytetarët të mos hezitojnë të marrin vaksina?

Është herët për ta ditur.

“Çdo punëdhënës që vendos që të kërkojë që punëtorët të vaksinohen, do të hapë rrugën për punëdhënësit e tjera që ta bëjnë të njëjtën gjë”, tha Masling.

Vendimi i fundit ligjor mund të ndihmojë në këtë çështje. Në qershor, gjykata federale e qarkut në Teksas hodhi poshtë përpjekjet e punëtorëve shëndetësorë të cilët sfiduan ligjshmërinë e vendimit të një spitali në Hjuston, që kërkonte që punëtorët të vaksinoheshin. Gjykata gjeti se një kërkesë e tillë ishte në përputhje edhe me politikën publike.

Dorit Reiss, profesoreshë e drejtësisë në Universitetin Hastings në Kaliforni, që është e specializuar në politikat e vaksinave, tha se “shumë biznese do të kenë besim se mund të kërkojnë që punëtorët të vaksinohen”.

Ajo beson se shumica e kompanive do të zgjedhin rrugën që t’iu ofrojnë punëtorëve të tyre edhe alternativa të tjera, nëse ata nuk duan që të vaksinohen.

“Mendoj se ky është një opsion i arsyeshëm”, tha ajo./rel

LEXO TE PLOTE