LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkodra shpalli “non grata” Ramën

14 Prill 2018, 12:53, Politikë CNA
Shkodra shpalli “non grata” Ramën

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetet sociale ka përshëndetur protestën që biznesi i vogël zhvilloi sot në këtë qytet kundër futjes në skemën e TVSH-së.

Në postimin e saj, Ademi se ?Sot Shkodra e shpalli ?non grata? Edi Ramën?, ndërsa dha paralajmërimin se ky ishte vetëm fillimi.

Reagimi i Ademit

Qytetarët shkodranë si gjithmonë në krye të çdo ndryshimi në Shqipëri! Edhe sot qindra qytetarë protestuan kundër qeverisë dhe kryeministrit që po rrënon familjet shqiptare, po shkatërron biznesin, po detyron të rinjtë të braktisin vendin, që po burgos të pafajshëm dhe mbron kriminelë të veshur me imunitet.

Një falenderim i veçantë për biznesin e Shkodrës, i cili në shenjë solidariteti uli qepenat për ti thënë kryeministrit se janë kundër masave shtypëse, siç është TVSH për biznesin e vogël.

Nga Shkodra ka nisur lëvizja që do të shënojë rënien e një qeverie që do të mbahet mend gjatë si armike e shkodranëve e Veriut. Sot Shkodra e shpalli ?non grata? Edi Ramën! Dhe është vetëm fillimi?

Lajmet e fundit nga