LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njihuni me biznesmenin shqiptar që jep 500 milion lekë në vit për bamirësi

14 Prill 2018, 19:44, Lifestyle CNA
Njihuni me biznesmenin shqiptar që jep 500 milion lekë në vit

Ai njihet jo vetëm si njeriu më i pasur në Shqipëri, jo vetëm si presidenti i disa kompanive të fuqishme, por edhe si filantrop që ka ndihmuar mijëra familje e fëmijë në nevojë. Ai është i ftuar sot në ?Xing me Ermalin? dhe bëhet fjalë për Samir Manen, i shpallur njeriu më i pasur në Shqipëri.Mane tregoi se këtë vit 500 milion lekë do shkojnë për bamirësi dhe se çdo vit kjo shumë rritet.?Vitin e kaluar kemi shpenzuar deri në 250 milion lekë për bamirësi, fondi i këtij viti është 500 milion lekë për bamirësi. Natyrisht që nuk janë të mjaftueshme, por ne e rrisim shumën çdo vit dhe kjo është rritja më e madhe nga 2017 në 2018 me 500 milion lekë për të ndihmuar familjet e varfra, njerëzit në nevojë. Kemi një strukturë që merret me këtë punë?, u shpreh Mane.Biznesmeni gjithashtu i bëri thirrje kolegëve që të ndihmojnë sa më shumë njerëzit në nevojë. ?Kjo është e vetmja thirrje që kam ndaj kolegëve të mi: Sa më shumë të ndihmojmë njerëzit në nevojë?, tha Samir Mane./CNA

Lajmet e fundit nga