LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një Qeveri e dështuar e lindur nga një opozitë e dështuar!

14 Prill 2018, 19:35, Aktualitet CNA
Një Qeveri e dështuar e lindur nga një opozitë e

Protestat vërtetë janë simbol I demokracisë së një vendi, por në Shqipëri janë simbol I tentimit të marrjes së pushtetit. Shprehem fare qarte kundër një ?bashkëpunimi? midis PD-LSI, për arsyen me themelore se kombinimi I këtyre komponentëve siell një reaksion jo pozitiv për Shqipërinë.
Dëshmuar fare qartë kjo qeveri mund të bjeri vetëm më një lëkundje të thjeshtë popullore, por lëkundja që I ben ?opozita e bashkuar? thjesht sa I shton bazament kësaj strukture që në brendësi të kolonave mbahet vetëm me krim!

Normal që fajin e ka Qeveria, absolutisht që fajin më të madh e ka opozita që fraza e kauzës së ngritur nga ajo, thjesht do e lejoj këtë qeveri të përfundundoi mandatin, madje dhe mandatin tjetër druhem se ?opozita e bashkuar? nuk mund ti bej mandatet e mjaftueshme për të marrë ?tepsinë? e mjellit të Ramës.

Teatri I të enjtes me skenar të Ramës, Regji të Bashës dhe drejtore artistike Monën Cizmegjatën, bëhet më I arsyeshëm kur mielli fluturon, pasohet nga uji I cili freskon ?opozitarët? e nxehur dhe përforcohet më shumë kur fluturon një cizme e ?bredhur? në cdo qeveri, për të mos folur më pas për qetësine vrastare të një njeriu që nuk I mbajnë nervat. Skenar goxha I besueshëm, apo jo?
A e ka pyetur veten dikush pse është bërë kjo opozitë ?agresive??

Më vjen ndërmend dikur  ?Like Floriri?, që me peshën gjigande bëri ca dëme dikur në Kuvend, kur ishte thjesht një deputet. Duke bërë një lidhje nuk e mendoja që burri dhe gruaja të ngjanin sikur të kishin dalë nga nje bark. Pra për të mbrojtur thjeshtë miljonat, bën sikur të ik truri, gjuan me këpucët e ?bredhura? dhe madje bën dhe njeriun që preket, fiks si Saimiri kur do hynte në burg?!
Lulit përsëri do I mbetet kostoja e dështimit fal gjysmës së opozitës, ndërsa Edit do I mbetet kostua që do qeverisi pa opozite.

Gjithsesi populli ynë, që sipas Ramës nuk ngrihet, duhet detyrimisht të ngrihet bashkë me taksat, ose mjafton që të ngrihet populli pa taksat, si të jetë më mirë.
Me që ra fjala tek taksat që zotrinjtë qeveritar vendosin, c?far shërbimi I japin popullit përvec teatrit të së enjtes?

Cdo gjë që sa thash më lartë vërtetohet tek numri I votuesve që votojnë cdo vit dhe më pak sepse e kanë humbur besimin më tek Edi, Luli dhe Mona? /Nga Armand Braho/

Lajmet e fundit nga