LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha kapet sërish duke gënjyer/ Braktis propozimin për mandat dy-vjeçar të kryetarit të PD-së

14 Prill 2018, 18:11, Aktualitet CNA
Basha kapet sërish duke gënjyer/ Braktis propozimin për mandat

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, të zhvilluar pasditen e sotme, sekretarët dhe ?delfinët? e Bashës kanë propozuar një projekt-statut krejtësisht të njëanshëm, për ndryshime tërësisht përçarëse. Këtë e ka thënë në mbledhjen e kryesisë Gent Malko, i cili ka qënë pjesë e grupit të punës.

Ai ka theksuar se nuk është thirrur në asnjë takim dhe se ky draft i është dhënë vetëm 10 minuta para mbledhjes.

CNA.al ka mësuar se nga ana tjetër anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati  ndërkohë e ka pyetur Bashën nëse i qëndron asaj çfarë ai vetë ka deklaruar për mandatin dy-vjeçar të kryetarit, por Basha i është përgjigjur ?Nuk jemi në konferencë shtypi këtu?.

Pra, Basha i cili disa kohë më parë premtoi se mandati i kreut të PD do të jetë dy-vjeçar dhe se do ti jepet bazës më shumë kompetencë, me ndryshimet e sotme statutore nuk ka bërë asgjë. Shpejt e shpejt ka përgatitur pikat për gjetjen e grupeve ?armiqësore? në parti dhe është tërhequr nga premtimi që ju ka bërë demokratëve se kryetari do të ketë mandat dy-vjeçar.

Nga ana tjetër duhet theksuar dhe fakti se lëvizja e tij për gjoja kompetenca në bazë është një mashtrim i radhës ashtu si dhe zgjedhja e kryetarit dy vjet, pasi premtoi se do ti zgjidhnin kandidatët për deputet dhe kryetarë bashkie degët e partisë, por sërish ka vendosur një komision i cili do të jetë totalisht nën kontrollin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga