Life Style
Apple do largojë nga qarkullimi iTunes!

Sipas burimeve të brendshme, Apple do heqë qafe iTunes me 31 mars të vitit 2019. Apple thotë se kjo gjë nuk do bëhet menjëherë, dhe se kërkon kohë, pavarësisht zërave që janë kundër këtij vendimi.
Ky veprim ka lënë të kuptojë se shumë të tjerë janë rrugës per tu hequr nga qarkullimi, tregon Daily Mail. Pavarësisht mbylljes së iTunes, të gjitha albumet dhe këngët e blera do mund të dëgjohen në platforma të tjera që janë në process krijimi./CNA.al

Kërkime shkencore nga Universiteti i Kopenhagenit, Danimarkë, kanë zbuluar se njerëzit me sy blu kanë ardhur si pasojë e një mutacioni gjenetik që ata e kanë gjurmuar rreth 6000 ose 10,000 vite më parë.
Sipas profesorit Hans Eiberg të këtij universiteti, mutacioni gjenetik ka prekur gjenet OCA2 në kromozome, duke krijuar një ndryshim që e ndaloi aftësinë e trupit për të prodhuar sy të kaftë.
Gjeni OCA2 është kodi për proteinën P, e cila krijon melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve, syve dhe lëkurës.
“Ndryshimi nuk e ka zëvendësuar të gjithë gjenin, por ka kufizuar aftësinë për të prodhuar melaninë në irisin e syve, duke krijuar kështu sytë blu. Po të ishte shkatërruar totalisht, njerëzit nuk do të prodhonin melaninë, dhe trupi nuk do të prodhonte dot ngjyrë për flokët, sytë apo lëkurën, një sëmundje që quhet albinizëm./CNA

Përdorimi i teknologjisë së zgjuar nuk ka kufij dhe mund të përdoret veçanërisht në bujqësi. Një kompani holandeze ka sjellë afër dy teknologji, sensorë të lëvizjes dhe inteligjencës artificiale për stallat e lopëve.
Kompania “Connecterra sistemin IDA”, një asistent i zgjuar për qumështarët, pas testimit në Evropë, e ka sjellë edhe në SHBA, ku vitin e kaluar filloi përdorimin komercial.
Teknologjia “IDA” përdor një pajisje me sensorë të lëvizjes të vendosur në lopë rreth qafës. Kështu, lëvizjet e saj regjistrohen dhe transmetohen në një program të iniciuar nga inteligjenca artificiale. Sensori në këtë mënyrë mundëson transferimin e të dhënave dhe zbulimin e sjelljes së lopës, siç është përtypja, ecja, ushqimi etj.
Treguesit informojnë fermerët për sjelljen e lopëve dhe mund të përcaktojnë saktësisht gjendjen e shëndetit të kafshëve, të cilat mund të jenë promovuar nga fermeri.
Ky lloj kontrolli iu mundëson fermerëve të identifikojë gjendjen e kafshëve dhe rrit produktivitetin e punës deri në 10 për qind, gjë që gjithashtu iu lejon atyre të fitojë më shumë para./CNA

Keni dëgjuar ndonjëherë për Feng Shui-n? Nëse jo, është koha të mësoni tani, në të kundërt hidhuni në paragrafin tjetër. Feng Shui është një pseudoshkencë me origjinë nga Kina, e cila përdor forcat energjike per të harmonizuar individët me mjedisin e tyre rrethues. E përkthyer fjalë për fjalë, Feng Shui do të thotë “uji i erës” dhe konsiderohet si një nga Pesë Artet e metafizikës kineze. Praktika e Feng Shui-t vë në qendër arkitekturën dhe “forcat e padukshme” që lidhin universin, tokën dhe njerëzimin së bashku. Historikisht, Feng Shui u përdor për të dizenjuar ndërtesat e rëndësishme në mënyrë sa më të mbarë; sa më fatsjellëse.
Çdo person dëshiron të ketë një jetë të pasur dhe të shëndetshme dhe Feng Shui jep këshilla pikërisht për këtë gjë; ndonjëherë praktikuesit e tij sugjerojnë të thyejnë ndonjë derë apo të lëvizin ndonjë mobilje për mbarësi. Por gjithashtu mund të kemi një jetë të pasur edhe duke i kushtuar rëndësi disa objekteve e sendeve të vogla që na rrethojnë. Në këtë artikull do të trajtojmë një send që mund të jetë zgjedhje e zgjuar për financat tuaja – portofoli dhe ngjyra e tij.
Me shumë mundësi keni dëgjuar që njerëz të njohur, të cilët kanë të ardhura të majme, thonë se nuk i kanë punët mirë me portofolin: Bill Gates thotë se nuk mban para të thata me vete, ka një debit card dhe më së shumti nuk mban portofol fare; John Lennon nuk mori më portofol me vete kur u bë i pasur; Samir Mane ka treguar për Blendi Fevziun dhe Ermal Mamaqin se nuk mban shumë para me vete etj. Ju bënë mendimet lëmsh? S’keni faj! Por Feng Shui e ka përgjigjen – nuk është thelbi tek portofoli, sepse siç e kuptuat ai nuk ka rëndësi, por sekreti qendron tek ngjyra e tij.
Ngjyra e portofolit nuk është një ngjyrë e zakonshme, por është edhe simbol i shpirtit të pronarit. Bëni gati kuletat nga i keni nga s’i keni dhe zbuloni ç’domethënie ka secila ngjyrë!
I zi dhe blu: Këto dy ngjyra i përkasin elementit të ujit, i cili është i lidhur me paratë tuaja në teorinë e Feng Shui-t. Sidomos ngjyra e zezë tërheq paratë më shumë; sa herë e hapni atë për ndonjë blerje, ajo ngjall ndjenjat dhe tërheq pasuri.
I kuq: E kuqja është ngjyra më e mbarë në Feng Shui, e cila i përket elementit të zjarrit. Për këtë arsye shumë njerëz, që besojnë tek kjo teori, priren të mbajnë një portofil të kuq. Por ekspertët paralajmërojnë se kjo ngjyrë nxit elementin e zjarrit dhe mund t’ju bëjë që të shpenzoni më shumë seç duhet.
I gjelbër: Kjo ngjyrë i përket elementit të drurit, është e lidhur me procesin e rritjes dhe i jep pozitivitet jetës. Ajo është e aftë të tërheqë pasurinë dhe sjell fat për personat e lidhur me biznesin. Ngjyra e gjelbër nxit idetë dhe kreativitetin.
I verdhë, kafe ose bezhë: Janë ngjyra që i japin stabilitet pasurisë dhe ju ndihmojnë të kurseni para. Gjithashtu mbron para tuaja. Nëse jeni një njeri që shpenzoni shumë, atëherë një portofil në ngjyrë kafe do të ishte alternativa më e mirë (elementi i tokës).
I bardhë, gri, argjend ose në ngjyrë ari: Këto ngjyra i përkasin elementeve metalike, që gjithashtu mbajnë pasurinë tuaj; e bëjnë më të qëndrueshme dhe më të përhershme. Ari është gjithnjë i lidhur me luksin.
Shënim: Feng Shui merret me elementet bazë dhe ngjyrat kryesore të këtyre elementeve, por në vijim po ju paraqesim edhe disa ngjyra të tjera, të cilat kanë të njëjtën vlerë si këto më sipër.
Elementi i drurit: e gjelbër, kafe
Elementi i zjarrit: e kuqe, e verdhë e ndezur, portokalli, lejla dhe rozë
Elementi i tokës: e verdhë e hapur, kafe e lehtë
Elemtenti i metalit: e bardhë, gri, ari
Elementi i ujit: blu, e zezë./CNA
-
Aktualitet9 hours ago
Avokatja miliardere e Lulzim Bashës/ Zbulohet pasuria e Erinda Ballancës
-
Aktualitet22 hours ago
Pamjet makabre: Si vriten dhe hidhen qentë në landfillin e Sharrës
-
Aktualitet8 hours ago
Zbardhet lidhja e prokurorit me Orest Sotën/ Pasuria nxjerr “zbuluar” Besnik Muçën e Krimeve të Rënda
-
Aktualitet23 hours ago
Paralajmërimi i Harxhit për Partinë Socialiste
-
Aktualitet9 hours ago
Paralajmëron Ngjela/ Pas Vettingut pritet të…
-
Aktualitet23 hours ago
PD ka lobuar kundër çeljes së negociatave?/ Flet Dashamir Shehi
-
Aktualitet7 hours ago
Grida Duma “shokon” Komisionin e Integrimeve/ Ambasadorja Vlahutin e nxjerr bllof
-
Aktualitet22 hours ago
Avokati i Nazer Seitajt paralajmëron gazetarin/ Ja si kundërpërgjigjet Basir Çollaku