LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu “pret” një tjetër kokë/ Ja gjyqtari i radhës që ngec në rrjetë

13 Prill 2018, 07:11, Kronika CNA
Vettingu “pret” një tjetër kokë/ Ja gjyqtari i

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva.

KPK shprehet se Trezhnjeva nuk i justifikon pasuritë dhe ka kryer deklaratë të rreme.

Dy ditë më parë, KPK zhvilloi seancën dëgjimore me gjyqtarin, ku doli në përfundimin se Trezhnjeva nuk justifikon pasurinë prej 20 milionë lekësh, si dhe është pronar i dy apartamenteve në Tiranë, për të cilët nuk justifikon burimin e pasurisë.

Më parë, në ?rrjetën? e Vettingut kanë kaluar dhe gjyqtarët Fatos Lulo dhe Vitore Tusha të Gjykatës Kushtetuese. Fatos Lulo nuk e kaloi procesin e rivlerësimit, duke ?ngecur në rrjetë?, pasi nuk justifikonte pasurinë prej rreth 500 mijë dollarë, ndërsa nga ana tjetër, gjyqtarja Vitore Tusha rezultoi e pastër, duke vijuar e lirë detyrën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga