LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA i adreson thirrje klasës politike kosovare

13 Prill 2018, 14:44, Aktualitet CNA
SHBA i adreson thirrje klasës politike kosovare

Ndonëse opozita vazhdimisht po paralajmëron ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, bashkësia ndërkombëtare nuk po e pëlqen një opsion të tillë, shkruan “Zëri.info”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka bërë thirrje institucioneve që të përqendrohen në rezultate.

Në një përgjigje dhënë gazetës ?Zëri? Ambasada amerikane konsideron se institucionet duhet po ashtu të përqendrohen edhe në procesin e negociatave mes Kosovës e Serbisë.

?Le të përqendrohemi në rezultate e jo vetëm në politikë. Ne besojmë se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet të përqendrohen në arritjen e qëllimeve kyçe, siç janë përmirësimi i sundimit të ligjit, lehtësimi i investimeve vendore dhe të huaja, ripërkushtimi ndaj dialogut me Serbinë dhe kalimi i Ligjit për Liritë Fetare?, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.

Lajmet e fundit nga