LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta në Surrel/ Rama: Kanë guxuar të protestojnë e shteti është shfaqur me fytyrën e xhelatit!

13 Prill 2018, 19:36, Aktualitet CNA
Protesta në Surrel/ Rama: Kanë guxuar të protestojnë e

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka reaguar lidhur me protestën e të rinjve të PD dhe atyre të LSI-së, në Surrel, ku në shenjë simbolike vunë një tra në mënyrë simbolike pranë shtëpisë së kryeministrit Rama në këtë zonë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se “rinia guxoi të protestojë e shteti është shfaqur përballë tyre me fytyrën e xhelatit! Sepse protesta, ky institucion i shenjtë në demokraci, ka trembur Edi Ramën!”

Postimi i plotë i Ramës:

Koha e rinisë dhe Edi Rama përballë!

Për Floidën dhe moshatarët e saj…

Kanë guxuar të protestojnë e shteti është shfaqur përballë tyre me fytyrën e xhelatit!

Sepse protesta, ky institucion i shenjtë në demokraci, ka trembur Edi Ramën!

Dhe servilizmi ka ndërsyer policinë e keqpërdorur, për të trembur të rinjtë e protestës, me armë e me pranga!

Frika e pushtetit ka gjithnjë fytyrën e prangave! Dhe mjer ai që për pushtetin e vet, kanos me pranga rininë! Sepse ka parathënë fundin e vet të turpshëm.

?E çuem grushtin për me luftue,

Ndër lufta t?reja,

Dhe me fitue…?

Jetojmë në kohë migjeniane!… /CNA.al

Lajmet e fundit nga