LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti serb i gatshëm për kompromis në çështjen e Kosovës

13 Prill 2018, 18:45, Aktualitet CNA
Presidenti serb i gatshëm për kompromis në çështjen e

Presidenti serb, Aleksandër Vuçië është shrehur i gatshëm për të arritur një kompromis në dhënien e një zgjidhjeje përfudimtare të çëhtjes së raportit të Kosovës me Sërbinë.

Gatishmërinë për të arritur komprmisin Vuçiç e ka shprehur gjatë një vizitë në Berlin, ku është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Marrëveshjen përfundimtare në mes dy vendeve, Presidenti serb thotë se duhet ta përkrahin të gjitha shtetet e mëdha.

?Për zgjidhjen me Kosovën duhet të pajtohen Gjermania, Franca, BE-ja, Amerika, Turqia e Rusia?, tha Presidenti serb, transmeton “lajmi.net”

Vuçiç citoi t?i ketë thënë kancelares gjermane se është i gatshëm për kompromis në lidhje me çështjen e Kosovës.

?Jemi gati për një kompromis. I thashë edhe Merkelit, dhe për këtë duhet të jenë të gatshme dy palët?, ka thenë Vuçiç.

I pyetur nga një gazetar se sa është çmimi që duhet ta paguajë Serbia për Kosovën, Vuçiç tha se: ?nuk e di çfarë do të thotë kjo?.

?Stabiliteti nuk ka asnjë çmim, dhe konflikti i armatosur do të na kthente 100 vjet prapa?, tha Presidenti serb, në përgjigje të pyetjes.

Vuçië foli me kancelaren gjermane edhe për Asociacionin, duke i kërkuar që marrëveshja të zbatohet sipas asaj që është arritur në Bruksel.

Lajmet e fundit nga