LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas vizitës në Kavajë, Basha takim urgjent me Berishën

13 Prill 2018, 15:01, Aktualitet CNA
Pas vizitës në Kavajë, Basha takim urgjent me Berishën

Lulzim Basha vizitës së zhvilluar me bizneset e vogla në qytetin e Kavajës, është takuar me ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha.

Burime i thanë CNA.al, se takimi mes kryetarit aktual Lulzim Basha dhe liderit historik të Partisë Demokratike Sali Berisha, është zhvilluar në zyrën e këtij të fundit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se takimi ka filluar menjëherë pas kthimit nga Kavaja, diku rreth orës 13:00 dhe ka përfunduar në orën 14:30, pra një takim prej më shumë se një ore në zyrën e ish-kryeministrit Berisha.

Ende nuk bëhen të ditura detajet e takimit dhe ajo për çfarë është folur, por ky takim vjen në prag të mbledhjes së Kryesisë e cila do të zhvillohet nesër dhe Këshillit Kombëtar, javën e ardhshme. /CNA.al

Lajmet e fundit nga