LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk e kaloi Vettingun/ Reagon avokati i gjyqtarit Trezhnjeva

13 Prill 2018, 07:40, Kronika CNA
Nuk e kaloi Vettingun/ Reagon avokati i gjyqtarit Trezhnjeva

Pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva ka reaguar avokati i tij, Fatmir Braka.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, avokati Braka tha se ky vendim është i padrejtë dhe do apelohet.

?Gjëja më minimale që mund të bëjmë është të apelojmë këtë vendim që na u duk i padrejtë. Hetim të thelluar administrativ nuk kishte. Të pranonin kërkesën për ekspertim që bëmë. Ka 4 sqarime që bën ILDKP, ka një vlerësim të fundit të komisionit që thotë se ka diferenca, ka edhe një ekspertim nga ekspertë kontabël ku shifrat janë diametralisht të kundërta. Nuk pranuan ekspertimin. Vendimi na u duk i parregullt, i padrejtë. Këto janë precedentë për gjyqtarë të tjerë, do kenë pasoja?, deklaroi avokati Fatmir Braka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga