LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta pret në zyrë Avokaten e Popullit/ Zbardhet biseda

13 Prill 2018, 13:19, Politikë CNA
Meta pret në zyrë Avokaten e Popullit/ Zbardhet biseda

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në një takim në zyrën e tij Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, Meta bën të ditur se Avokati I Popullit e ka njohur me Raportin Vjetor të punës për vitin 2017, dhe me aspekte të veçanta të veprimtarisë dhe prioriteteve të këtij institucioni.

?Sot pata kënaqësinë të prisja në një takim dhe të diskutoja me Avokaten e Popullit Zj.Erinda Ballanca.

Avokati i Popullit më njohu me Raportin Vjetor të punës për vitin 2017, dhe me aspekte të veçanta të veprimtarisë dhe prioriteteve të këtij institucioni. Ky institucion është një garant i rëndësishëm i të drejtave dhe i lirive të qytetarëve.

Mbështes punën e Avokatit të Popullit, sepse roli i Tij është i pazëvendësueshëm, edhe për faktin se evidentimi i problematikës dhe rekomandimet e Tij, për veprimtarinë e çdo institucioni publik, janë një nga mjetet që nxjerrin në pah të vërtetën, luftojnë padrejtësitë në ushtrimin jokorrekt të pushtetit publik dhe rikthejnë besimin tek shteti i së drejtës.?- shkruan Meta në postimin e tij.

Lajmet e fundit nga