LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bejtush Gashi e pranon postin e ministrit të Punëve të Brendëshme

13 Prill 2018, 15:16, Aktualitet CNA
Bejtush Gashi e pranon postin e ministrit të Punëve të

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka nominuar Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Këtë Haradinaj e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “facebook”, ku vlerësoi se Gashi do i sjell qeverisjes së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të re, transmeton “Zëri.info”.

 “Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin.
Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë”m shkruante kryeministri Haradinajm nderkohë që njoftimet më fundit nga mediat kosovare thonë se Gashi e ka pranuar ofertën dhe është shprehur i gatshëm të marrë detyrën e ministrit të Brendshëm të lenë vakant nga parardhësi i tij Flamur Sefaj.

Ky i fundit u shkarkua nga kryeministri Haradinaj si i përfshirë në incidentin me pasoja të arrestimit dhe deportimit për në Turqi të gjashtë “gulenistëve”, pjesë e stafeve të kolegjeve turke “Gulistan” dhe Mehmet Akif në Kosovë./CNA.al

 Mirëpo kush është Bejtush Gashi?

Bejtush Gashim u lind më 27 korrik 1957, në Prishtinë. Në qeverinë Haradinja vjen si përfaqësues i Aleanca Kosova e Re. Ai ka shërbyer në postin e zëvendësministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ishte ligjërues në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, në atë të Arkitekturës, atë të Elektroteknikës, si dhe ligjëroi edhe në disa kolegje private.

Gjatë vitit 2006 ? 2007, Gashi u zgjodh në postin e drejtorit në Departamentin e Politikave të Sigurisë së Brendshme, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gashi në vitin 2005 mori titullin Doktor Shkence me mbrojtjen e tezës ?Prania ushtarake në Kosovë në periudhën 1945-1990?, ?Spiro Moisiu?, në Tiranë.

 

Lajmet e fundit nga