Connect with Us

Analiza dhe fakte/ Si PDR e Genc Pollos mori kontrollin e Partisë Demokratike

Aktualitet

Analiza dhe fakte/ Si PDR e Genc Pollos mori kontrollin e Partisë Demokratike

Publikuar

-

pollo kunder bashes

Në vitin 1999 pas një përplasje me Sali Berishën, Genc Pollo përçau Partinë Demokratike, duke marrë një grup deputetësh dhe duke themeluar PDR.

Ndarja dukej pa kthim. Pollo dhe të tijtë i dhanë kosto të mëdha PD-së. Humbjen në zgjedhjet lokale në vitin 2000, por edhe shumë zona në zgjedhjet parlamentare të 2001.

Në atë kohë Genc Pollo u mbështet nga Tritan Shehu, Ferdinand Xhaferri, Enno Bozdo, Kreshnik Çollaku etj.

Pollo bëri partinë e tij dhe sot ai ka marrë kontrollin e Partisë Demokratike, e cila është më shumë e tija sesa e Lulzim Bashës.

Më poshtë le të rendisim faktet që e vërtetojnë këtë:

Tritan Shehu u largua nga PD-ja për tu rikthyer më pas, por jo si deputet. Tani prej gjashtë muajsh është deputet i parlamentit, i vendosur nga Lulzim Basha dhe i rekomanduar dhe mbështetur nga Genc Pollo. Edhe lajmin që do ishte i pari i Gjirokastrës e tha ky i fundit.

Enno Bozdo, një nga njerëzit kryesorë të PDR-së, prej gati pesë vitesh mban postin e Sekretarit Organizativ në PD, është krahu i djathtë i Lulzim Bashës dhe njeriu që në degë vendosi ku mundi anëtarë të PDR-së.

Kreshnik Çollaku është drejtues departamenti dhe kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, por mes tij dhe Pollos në fakt kohë më parë pati një krisje të madhe.

Në Korçë, dega drejtohet nga ish-kryetari i PDR-së, Andrea Mano. Dhe e ka shkërmoqur, copëtuar dhe përçarë degën. Nga një parti e madhe e ka kthyer në forcën që garën çuditërisht dhe turpësisht tani e ka me LSI-në.

Në Durrës, dje Basha largoi Oerd Bylykbashin dhe komandoi kryetar dege Ferdinand Xhaferrin. Të fundmin nga çeta e Pollos të PDR-së, që me Bashën kryetar kishte ngelur ende pa post.

Xhaferri ka qënë dy herë të tjera kryetar i degës së Durrësit. Ka qënë dhe dy herë kandidat për kryetar Bashkie. Një herë nga Genc Pollo dhe herën e dyte nga Berisha dhe çuditi dynjanë me “përmirësimin e cilësisë që do ti bënte cilësisë së rërës dhe diellit në Durrës”, por Xhaferri që kish ngelur pa simite dje mori copën e tij, pas mbështetjes që i bëri Genc Pollo dhe Fahri Balliu. A thua se në Durrës kanë vdekur demokratët, a thua se nuk ka më zonja dhe zotërinj intelektualë, që të drejtojnë një nga degët më të forta që ka pasur Partia Demokratike.

LEXO EDHE:  Basha lëshon “bombën”/ Paralajmëron vrasje të të pafajshmëve

Nga dje, me “simiten” që i dha Xhaferrit, Lulzim Basha tregoi se PD është nën thundrën e Genc Pollos dhe ai është njeriu që ka kapur degët, sekretariatet, por dhe vetë Lulzim Bashën. Të gjitha veprimet dhe hakmarrjet politike apo aksionet e Lulit kanë nga pas hijen e hidhur dhe të pështirë të Pollos që përdor buzëqeshjen dhe maskën e Lulzim Bashës dhe së bashku po e kthejnë PD-në në PDR thjeshtë dhe vetëm që Luli të mbajë karrigen e kryetarit dhe të rrethohet nga zagarët e Genc Pollos. Kështu i quante dje mbështetësit e PDR-së Sali Berisha.

Ka edhe shumë të tjerë, por sollëm shembujt kryesorë.

PD-ja prandaj është në këtë situatë dhe doli nga zgjedhjet më e vogël se kurrë, sepse PD-ja fatkeqësisht po kthehet në një PDR. Do të jetë gjithmonë e më e vogel me Lulin dhe intrigat e Pollos. Tani i ka ngelur vetëm ti ndrrojnë emrin sepse misionin e kanë kryer. Partinë e kanë kapur dhe po e bëjnë të vogel si PDR-ja dikur, që ta përdorin për interesat dhe pazaret e tyre, atyre nuk ju dhemb PD-ja, ata tani kanë PDR-në e tyre./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Kris arma në Shkodër/ Çfarë po ndodh?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji, në Tiranë.

Mësohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur me armë një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se si pasojë i plagosuri ka humbur jetën, ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për shkaqet e konfliktit.

LEXO EDHE:  A mund ta bashkojë Tritan Shehu PD-në ?!

LEXO EDHE:  Fotot/ Bashës i dështon protesta në Vlorë

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli provokon luftë me Jeruzalemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Publikuar

-

Nga

Izraeli provokon luftë me Jezuralemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Është tensionuar në Izrael ku kanë filluar sulme ajrore me raketa kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijët, kanë vdekur në sulme.

Duket se tensionet kanë kapur kulmin, aq sa Hamasi ka sulmuar me raketa mbi Jeruzalem, sa që detyruan edhe parlamentit të evakuohet, shkruan BBC news.

Kundërpërgjigjia nuk vonoi dhe Izraeli nisi sulmet ajrore mbi Gaza, ku ndodhet dhe baza e militantëve të Hamasit.

LEXO EDHE:  Akuza e fortë/ Kryebashkiaku i Elbasanit, në funksion të bandave të krimit

LEXO EDHE:  Kryemadhi dhe Vasili në zyrën e Lulzim Bashës

Prej ditësh vijojnë tensionet kryesisht mes protestuesve palestinezë dhe Policisë së Izraelit, ndërkohë që Hamasi i Gazës ka kërcëntuar vazhdimisht se do të sulmojë.

Nga pala izraelite ndërkohë pretendojnë se kanë vrarë 3 militantë të Hamasit, kurse kryeministri Netanyahu ka theksuar se Hamasi tashmë ka kaluar vijën e kuqe.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Në një intervistë për “Opinion”, Hoxha deklaroi se pjesë e këtij atentati ishin dy qitësa, që sipas tij janë profesionistë dhe arritën të kryenin objektivin e tyre për 5 sekonda.

Janë dy qitës dhe janë me eksperiencë. Ata janë të koordinuar në mënyrë perfekte se nuk e kanë dëmtuar personin tjetër që ishte pasagjer. Viktima është një njeri 45 vjecc. Agresorit të parë i bie automatiku dhe në atë moment del personi që ishte në sedilien e pasme. Nëse ata domnin të shkaktonin viktima të tjerë e kishin më të lehtë. Viktima ka ardhur para tre javësh nga Spanja. Ajo që bën përshtypje është fakti që të dy qitësat mbajnë një pozicion diagonal për të mos dëmtuar pasagjerin. Është një fragment sekonde, jo më shumë se 5 sekonda. Është një goditje shumë e shpejt. Kjo është vrasje tipike mafioze”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE